Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

“Klithmat e brengës”! Nga Agron Berdaj

Kështu titullohet Novela më e fundit e shkrimtarit dhe publicistit të njohur Namik S.Jahaj. Është nga ato punime letrare e artistike që nuk ka shumë nevojë për reklamë. Libri flet vetë shumë këndshëm, të ngjallë emocione dhe kureshtje, të intrigon dhe të vë në mendime, për shumë çështje të trajtuara në të. Bukuria e Novelës nuk qëndron vetëm te mjeshtëria e autorit për ta strukturuar librin. As te intriga që përbën konfliktin e saj, apo te heroi kryesor se ka ditur të jetojë në vetmi me sekretin e dhimbshëm. Ajo që e bën të dallueshëme dhe gati të veçantë këtë Novelë mendoj se është platforma mbi të cilën autori e ka vendosur rrëfenjën e tij në një shtrat mitologjik, ku kohët i flasin njëra tjetrës, me të mirat dhe krimet e tyre. Po kështu, personazhet në libër shfaqen si në korin e tragjedive të Eskilit, herë duke kënduar e herë duke vajtuar, herë si dhimbje dhe herë si gëzim,herë si brengë e mallkim dhe herë si copëza optimizmi, herë si tragjedi dhe herë si komedi njerëzore.
Ajo që më erdhi në kujtesë, sa nisa ta lexoja librin, ishte thënia e Kadaresë te “Eskili ky humbës i madh”, ku vetë Eskili ka pohuar se tragjeditë e tij, dhe të shokëve të vet, ”s’janë veçse thërrime nga gostia e Homerit”. Sa shumë thërrime mitologjike si lëndë e parë e Novelës së tij paska mbledhur autori i librit. Sa shumë epose, legjenda, kode zakonore, kuvende beslidhjesh e Kanune, ka sjellë ai në libër. Dhe ku , të mbledhura në një sipërfaqe shumë të vogël të Shqipërisë, në një luginë si ajo e Shushicës dhe malet që i rrinë asaj mbi kokë. Vetë Lumin e Shushicës, autori e quan Lumi i Bardhë, si lumi mitik i Akeronit në Çamëri, ku sipas Homerit, ndahen dy botët, e mbidheshmja dhe ajo e nëndheshme. Edhe Lumi i Bardhë ka diçka të ngjashme me Lumin e Akeronit, ku autori i librit këtë ngjashmëri e sjell te lexuesi më tepër si mall, dhimbje dhe dashuri njerëzore për viktimat e tragjedisë së tre gjeneralëve. Si të mos mjaftonte kjo, në libër autori përmend një tjetër emër mitik, Malin e Vetëtimës. Ndoshta është edhe ky mal, si shumë të tjerë që Zeusi i kishte si depot e armëve. Dihet se Zeusi armën e tij më të fortë kishte rrufetë me të cilat ruante pushtetin në Olimp dhe kërcënonte me to, jo vetëm rracën njerëzore të vdekëshme, por edhe perënditë e Olimpit, të pavdekëshmit. Më tej në libër përmëndet Mali i Çikës, Shtegu i Çezarit, Sheshi i Nuseve, epose e legjenda të shumta, të gjitha të vëna me kujdes, si një murator i mirë në shërbim të librit të tij, ”Klithmat e Brengës”.
Në libër del qartë ideja se jo të gjithë Zeusët dinë të bëjnë kompromise me bashkëpuntorët .Të paktën kjo është e sigurt për Zeusët e vdekshëm. Ata të pavdekshmit në mitologji shfaqen disi ndryshe. Të gjithë e dinë se Zeusi i Olimpit, çfarë nuk i punoi Prometheut, nga frika se ky dinte sekretin për rrëzimin e tij nga froni. Për të justifikuar dënimin, përdori intrigën se Prometheu u kishte dhënë zjarrin njerëzve të vdekshëm. Si dënim, Zeusi e dërgoi Prometheun afër portës së Hadit ku ruhej nga Cereberi, qeni i rrezikshëm me tre koka dhe nga ku ai nuk shikonte diell me sy. Atje, koha për të, kishte ngecur. Zeusi, si për ta thelluar dënimin, më pas e shpuri në Malet e Kaukazit, ku i lidhur me pranga, çdo ditë shqiponjat i hanin melçinë.
Por pas torturave erdhi dhe kompromisi mes titanëve. Kur Zeusi e mësoi sekretin që ruante Prometheu për të dhe se nuk rrezikohej pushteti i tij, ai e amnistoi dhe i dha të gjitha të drejtat e mëparëshme, edhe pushtetin, edhe nektarin e Olimpit për të ruajtur pavdekësinë. Madje thuhet se Prpmetheun e caktoi edhe zëvendës të tij. Me të drejtë autori i Novelës të lë të kuptosh,diku drejtpërdrejtë, diku në mënyrë të të tërthortë,se në Shqipërinë e të gjitha kohëve kompromisi mes zotërve të pushtetit ka qenë dhe mbetet një plagë e rëndë e poitikës dhe e shoqërisë shqiptare, një mollë e ndaluar. Kkundërshtarëve, qoftë edhe atyre hipotetikë, ata e kanë shumë të lehtë tu marrin jetën dhe t’u dhunojnë vdekjen, sesa t’ju afrojnë kompromisin. Dhe kjo mënxyrë ende vazhdon të ndodhë në Shqipëri.
Por, atë që nuk e bëjnë Zeusët shqiptarë, e bën ndërgjegja kombëtare e popullit, historia, arti përmes legjendave, miteve, eposit, shpirti i popullit, siç thotë autori i librit, viktimat e politikave i kthejnë në heronj. Fillimisht i strehon në gjirin e saj, qoftë edhe ilegalisht, u ngre këngë dhe gradualisht i kthen në legjenda. Marrëdhëniet mes mjedisit mitologjik dhe vetë viktimave, ku Namiku duket sikur jo vetëm i ka qindisur, por arrin të zbulojë edhe kodin e marrëveshjes mes tyre. Dhe ata janë kode trimërie, heroizmi, atdhetarie, besnikërie,që duhet të tregojnë kandidatët për të hyrë në portën e mitologjisë dhe në kujtesën popullore. Autori i librit ka punuar shumë në përgatitjen e dosjeve të heroizmit të kandidatëve gjeneralë për ringjalljen e tyre. Provat dhe faktet janë të plota në librin ”Klithmat e Brengës”. Në dosje lexojmë se gjenerali “H”nga Maja e Çikës, në kohën e Luftës Nacional Çlirimtare, luftonte dhe drejtonte partizanët si shqiponjë mali. Po kështu, gjenerali “B” ishte një nga atentatorët më të mirë në Tiranë kundër nazifashistëve, por edhe një drejtues i zoti i njësive të mëdha partizane dhe i shtetit Shqiptar. Ndërsa gjenerali “P” ishte një strateg i provuar, nga një zonë po kaq mitologjike dhe epike, sa edhe ajo e Lumit Shushica. Heronj të tillë edhe maleve u bëjnë nder, jo vetëm kur janë të gjallë, por edhe të vdekur. Aq më tepër të vrarë.
Kur lexon librin, ke një problem të madh, sepse nëse do të dalësh nga bota mitologjike e librit të Namikut dhe të kërkosh apo të lexosh diçka tjetër, ta zëmë ato fragmentet erotike mes shefes së personelit të kooperativës me agranomin, kandidatit për kryetar kooperative, në vend të babushit, një erotizëm romantik, i koduar, i frikësuar deri në trëmbje. Druajtjen dhe frikën e tyre nuk e zbuti sadopak as uiski skocez që u pi në zyrën e kryetarit dhe as nxitja e komandantit, që ata t’i jepnin fund mungesës së guximit për t’u fejuar.
Nuk ndihesh i lirshëm të merresh edhe me ndonjë problem historik rreth ndodhisë, as të ndalesh me emrat e vëndeve e personazheve që edhe mund ti njohësh. Jo, duket sikur autori të thotë se libri im nuk ka mision t’ju mësojë historinë, arkivat e ngjarjes, politikën dhe intrigat që rrjedhin prej saj, as të merreni me “llogje Kavaje”. Detyra ime si shkrimtar është që lexuesit me këtë punim t’iu afroj diçka të veçantë, një letërsi me rrënjë mitologjike. Dhe e ka drejtë. Një punim kaq serioz kërkon edhe një lexim serioz.
Subjektet mitologjike në libër janë të shumta, njera më emocionuese se tjetra, njera më shprehëse se tjetra. Lugina e Shushicës dhe malet që e rrethojnë atë, janë një tokë pjellore për legjenda, mite, epose, heroizma të pafundme, të cilat pa frikë konkurojnë me më të famshmet në botë.
A nuk mund të jetë një e tillë edhe ngjarja e nënë Nurhanës nga Vranishti, kur vajtonte njëherësh edhe djalin e saj të vrarë në luftë, por edhe vrasësin e tij, ushtarin gjerman? Edhe tragjediani më i madh i kohrave duhet të mendohej mirë kur të analizonte artistikisht një ndodhi të tillë. Në këtë rast çdo tragjedian që do të merrej me çështjen, nuk do t’i hynin në punë kodet ligjore, sado modernë të jenë ata, as ato morale apo manualet e librat e psikologjike, nëse ai nuk do të njihte më parë vlerat, psikologjinë dhe botën shpirtërore e kulturore të shqiptarëve, ashtu si e njeh autori i librit. Edhe te pjesëza e tragjedisë së Trojës, kur Mbreti Priam vajti t’i kërkonte Akilit trupin e djalit të tij, Hektorit legjendar, nuk gjejmë skena të tilla kaq të fuqishme emoconale, shprehëse, njerëzore, epike e të dhimbëshme. Mbreti Priam i lutej vrasësit të djalit të tij, Akilit t’i kthente kufomën e Hektorit të vrarë, duke i ofruar edhe florinj, prona dhe pasuri, madje duke i premtuar edhe vajzën për grua. Ndërsa nëna labe, Nurhana, e përshkruar me dashuri dhe art nga Namiku, komandantit gjerman që i kishte vrarë djalin, nuk i ofroi agjë veç mallkimit, përbuzjes dhe urrejtjes, duke i kërkuar llogari për krimet e bëra, si vrasësi edhe i djalit të saj, por edhe i ushtarit gjerman, që ishte biri i një nëne të Botës. Ky zakon kaq njerëzor shqiptar, që di të ngrihet mbi konfliktin dhe luftën, ndoshta ishte ajo magji që e dehu edhe komandantin gjerman, sa ai të vinte në dyshim misionin e tij si vrasës. Ndoshta, mallkimi i nënë Nurhanës e detyroi gjermanin të kujtonte se edhe ai vetë ishte djalë i një nëne. Të gjitha nënat e botës, shkruan autori i librit, kanë një shpirt, të njëjtën dhimbje për fëmijët. Kjo është magjia e nënës.
Në libër provon edhe njëherë se në Labëri nuk është vetëm vajtimi me përmasa epike, gati mitike, por i tillë është edhe gëzimi, kënga dhe dashuria njerëzore. Këngën dhe Labin, autori i shfaq si një binom, si trupin me hijen. Kënga është fuqi shpirtërore, është moral, është histori, por edhe narkozë për operacione, e për të përballuar skamjen. Thuhet se familja e gjeneralit ”H” ishte shumë e varfër dhe në darkë ata, kur nuk kishin ç’të hanin, vetëm këndonin deri sa i zinte gjumi. Natën, kur Çakot nuk këndonin deri vonë, fshati e kuptonte se dikush atyre u kishte dhënë diçka për të ngrënë, ndaj dhe nuk dëgjohej kënga e tyre. Ata flinin.
Libri i Namik.S.Jahajt ”Klithmat e Brengës” është një mozaik vlerash letrare, kulturore, historike dhe zakonore. Rëndësi ka të dish t’i lexosh dhe interpretosh idetë e librit. Është në të mirë të librit që ndonjë ide, figurë letrare, simbol, që në libër duket sikur dalin fare rastësisht, mund të trajtohej më gjërë. Edhe vetë figura e heroit kryesor Zigurit,mund të ridimensionohet, pasi në ndonjë rast, duket sikur ngarkohet së tepërmi me sentimentalizëm dhe mirësinë e babaxhanit, kur koha kërkonte përballje dhe vizione të reja. Urime autorit dhe rrugë të mbarë librit.
Nga Agron Berdaj

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Letër zonjës Audrey Azoulay, Drejtore e Përgjithshme e UNESCO! Nga Zeno Jahaj

Next Post

Sipërmarrësi i njohur shqiptar Florenx Kullani takohet me yllin e futbollit Kyle Walker në një event bamirësie në Londër

Advertisement