Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Përfundon TIFF 2023
Vuçiçi: Ditën –  dylberi i BE-së , natën – dashnore e Putinit. Nga Agron Berdaj
DR. DENISA ZHEGU SJELL RISI NË TRAJTIMET E BUKURISË, BIO-MBUSHËS ME PLASMA-GEL

Vuçiçi: Ditën –  dylberi i BE-së , natën – dashnore e Putinit. Nga Agron Berdaj

Sa herë që flitet për sulmin  e komandove sërbe,të kamufluara si paramilitarë ne Kosovë, çdo ditë sillen prova dhe argumenta të reja, që vërtetojnë lidhjen e tyre me Qeverinë dhe Shtetin e Sërbisë.Ajo që mbetet aksiomë, që nuk ka nevojë për vërtetim, në këto ngjarje është veprimi i denjë, profesional dhe heroik i forcave të policisë së Kosovës,që morën pjesë ne këtë  operacion.Pa frikë duhet thënë,se ndërhyrja e tyre ishte tepër kirurgjikale,krahasuar me operacionet e kryera nga forcat më elitare në botë.Por, entuziazmi i fitores,nuk duhet të na përgjumë, ashtu si dikurë u përgjumë Troja antike.Në gjëndje të dehur nga fitorja,ajo u pushtua nga Akenjtë.Kundërshtari është  te dera e Kosovës,komshiu i saj,ku edhe pse i mundur,i turpëruar,ai mbetet dinakë,e agresivë,i etur për gjakë, hapsira e teritore,si gjithmonë në historinë e tij.Madje pas disfatës ushtria sërbe,si shënjë presioni po e rrethon Kosovën me ushtri.

Advertisement

Analiza e kësaj ngjarje lufte kërkon studime  të gjithanëshme politike ,diplomatike,ushtarake, në gjithë spektrin që përbën sigurinë dhe mbrojtjen e vendi.Akademitë dhe institucionet shkencore ushtarake,pa u vonuar duhet të nisin njohjen,studimin dhe përgjithësimin e këtij operacioni kaq të suksesshëm,me standartet më të përparuara të luftës,sot në kohën moderne.Studimi i këtij operacioni duhet të bëhet me  programe mësimore në shkollat ushtarake.Ajo duhet të gjejë vend në tematikat e punës shkencore, si model në zgjidhjen e detyrave taktiko-operative, e mbrojtjen e doktoraturave,etj. “Është shpejt për punë të tilla”, mund të thotë dikush .Jo, është koha e duhur,pasi po të llogarisim harresën shqiptare,do të ndodhë si herët e tjera, që edhe për ngjarje madhore ,si Lufta për Pavarësinë e Kosovës,ndërhyrja e suksesëshme e NATOS,roli dhe pesha e UCKS,në atë luftë,apo edhe  në Shqipërinë e këtej Drinit, shkatërrimi i ushtrisë në vitin e mbrapshtë 1997,goditjet e objekteve ushtarake nga disa komando të ardhura nga shtetet fqinjë,me pasoja dhe viktima të rënda për vendin,për to ende nuk kemi analiza të përgjithësuara, pasqyrime të plota dhe dinjitoze,në nivelin akademik.

Ajo që dallon në përplasjen e dy forcave ushtarake kundërshtare,në ngjarjen e Banjskës të Zveçanit, është koncepti i të luftuarit.Komandot sërbe e ushtruan veprimtarinë luftarake,me metoda klasike,tradicionale, primitive,me natyrë terroriste,në përqasje me  planet e errëta që ata kishin.Ndërsa forcat operacionale të policisë së Kosovës,reflektuan në mënyrën më të përsosur, parimet dhe normat që rrjedhin nga lufta moderne.Izolimi nga këto forca i zonës ku u krye operacioni,dhe adresimi i goditjes vetëm te terroristët që përbënin kërcënim,shmangu rrezikun për jetën e qytetarëve dhe personelit në manastirë.Por, mjeshtëria e policisë së Kosovës shkoi edhe më tej,ku me veprime të përpikta,të një shkalle sipërore rreziku për efektivat e saj,edhe brënda manastirit paralizoi grupin terrorist duke e detyruar atë të tërhiqet në panik.Për gati 17 orë luftime me terroristët,forcat e policisë së Kosovës,treguan jo vetëm mjeshtëri luftarake,por edhe një gjëndje të lartë morale,qetësi shpirtërore dhe mëndje të kthjellët,në kryerjen e misionit, pa nervozizëm,konfuzion dhe emocione negative.Madje thuhet se edhe ata, terroristë që e braktisën misionin nga frika,Forcat Operacionale të Kosovës,reaguan jo për t’i asgjesuar,por për t’i zënë rob, duke ja dorëzuar gjykatave,për ta vlerësuar dhe dënuar krimin e kryer nga ata.Meqënëse elementët e luftës moderne të zbatuar në këtë operacion janë të shumta dhe nuk mund të trajtohen me një shkrim,mbetet detyrë e institucioneve mesimore e shkencore ushtarake të Shqipërisë në të dy anët e Drinit,për t’i analizuar thellë ato.

Nuk mundet të kuptohet ngjarja në Banjskë të Zveçanit, pa njohur më parë intrigën e ndërtuar nga shtabi politik që udhëhiqëte komandon terroriste.Thuhet se plani i veprimit të terroristëve është përgatitur në zyrat e presidencës në Sërbi. Në përgatitjen e tij kanë marrë pjesë politikanë, ushtarakë,shërbimet informative,psikologë,ekonomistë, “bujq” e çobanë”,historianë e gjeografë,për ta modeluar sa më mirë ngjarjen terroriste.Ata kanë përgatitur edhe herë të tjera ngjarje të tilla konfliktuale,jo vetëm kundër Kosovës por edhe ndaj shteteve të tjera që ushqejnë urrejtje si ndaj Kroacisë,Bosnjë -Hercegovinës etj.Plani i Sërbisë që u zbatua këto ditë në Kosove ,pothuajse ishte i njëjtë me planin e quajtur nga ata”Revolucioni i trungjeve”i zbatuarn në Kninit të Kroacisë,në vitin 1991. Me veprime terroriste, paramilitarët ne këtë zonë, Serbia e detyroi faktorin ndërkombëtër të bënte lëshime të papranushmeshme,në interes të  këtij minoriteti,në kundërshtim me kushtetutën e vëndit. Edhe sot,kjo zgjidhje e padrejtë,po prodhon kriza dhe konflikte sa herë i interesojnë Sërbisë, kundër shtetit të Kroacisë.

Plani sërb në Banjskë të Svjecanit ishte tepër agresivë dhe me prapavija të thella politike.Ky shtab famëkeq,intrigën e kishte ndërtuar të përgjakëshme,jo vetëm ndaj kundërshtarit,por edhe ndaj bashkëatdhetarëve të tyre, sërbë.Shumë sërbë ishin planizuar për t’u bërë kurban, si brenda dhe jashtë manastirit, civilë edhe “shërbëtorë” të zotit në tokë.Jeta e këtyre njerëzve nuk ishte më në dorë të Zotit,por në dorë të Shtabit terroristë,me qëndër në Beograd.Madje Vuçiçi në një nga intervistat rreth kësaj ngjarje shprehu pakënaqësi të madhe se, pse forcat terroriste sërbe vranë vetëm një shqiptar,kur duhet të vrisnin më shumë.Modelet e intrigave që thurren në Beograd,kanë qënë dhe do të jenë të ndryshme. Për organet e sigurisë së Kosovër ka rëndësi t’i kuptojnë,zbulojnë dhe paralizojnë këto me veprime aktive të mënçura,e burrërore.

Mashtrimi dhe dinakëria prej shkjahu ishte tipar tjetër i vrejtur edhe  në këtë ngjarje.Dhe këto mashtrime nuk ishin thjeshtë me natyrë ushtarake.Ato ishin një ndërthurje e mashtrimit ushtarak,politik dhe diplomatik.Vuçiçi ka qënë nxënësi i zellshëm i Millosheviçit,nga ku ka mësuar artin e dinakërisë dhe mashtrimit.Kujtojmë Millosheviçin në 1998,ku edhe pse kishte nëshkruar se do të tërhiqëte forcat ushtarake nga Kosova,ai në fshehtësi bëri të kundërtën.Në kohën që po zhvillohej takimi i Rambujesë,ai në Kosovë dhe në Maqedoni, rigrupoi dhe vendosi një nga armatat ushtarake,me gati 16.000 vetë.Dhe jo vetëm kaq, por i afroi ato shumë afër,2.500 trupave të NATO-s,në atë rajon, për të lënë të kuptohej,se ishte gati t’i asgjesonte këto forca,nëse NATO ,do të goditste Sërbisë.Këtë shkollë të mashtrimit po e zbaton me sukses edhe Vucici ndaj perëndimit.Duke qënë i përkëdheluri i tyre,Vuçiçi deri tani ka sfiduar në mënyrën më qesharake,ndikimin e perëndimit dhe përpjekjet e tyre,për bisedime me Kosovën.Në marrëveshjen e Ohrit,Vuçiçi nën hundët e BE-së,nga njëra anë pranonte marveshjen, nga ana tjetër nuk e firmosi atë, me pretendimin foshnjorë se i dhimbëte dora.Po kështu pak më parë ai, pa u tharë mirë boja e marrëveshjes në Bruksel mbi dialogun Sërbi-Kosovë,deklaroi me pasionin e një fëmije shkolle fillorje,se nuk do ti respektonte aktet e asaj marveshje.

Një muaj më parë,njëra nga deputetet e Parlamentit të Anglisë,dha alarmin se manastiret e Sërbisë në Kosove po mbushen me armë duke përbërë një rrezik  serioz për paqen në  Ballkan.Drejtuesit e BE-së,jo vetëm që nuk e vlerësuan informacionin,por ata i jargaviteshin Vuçiçit të ulej në tavolinën e bisedimit me Kosovën.Me këtë paaftësi të drejtuesve të BE-së,Vuçiçi tallej ,ashtu si edhe i ati i tij politik Millosheviçi,kur i quante ushtarakët e lartë të perëndimit pijanecë dhe gjaknxehet,ndërsa drejtuesit e BE-se,si nxënës shkolle.Të gjitha këto sot, e ndihmojnë Vuçiçin të organizoi terror dhe provokacione ndaj popullsisë së Kosovës. Ditën Vucici u tregon përralla drejtuesve të BE-së,dhe natën shkon te vëllai i tij siamez Putini,ku bëjnë plane të errëta për ta hedhur në erë paqen në Ballkan.Ditën Vuçiçi bëhet dylberi i BE-së, dhe natën është dashnorja e Putinit.Nuk është turp që BE-ja të deklaroi se operacioni për ndarjen e vëllezërve siamezë,është i pamundur.

A mundet Perëndimi të ketë edhe plane të tjera ndaj Sërbisë,pa kosto kaq të mëdha gjaku,për ti hequr asaj frymën agresive dhe luftënxitëse,për ti edukuar ndjenjën e paqes, në vënd të dëshirës së saj për luftë.Loja erotike e Vuçiçit me Putinin nuk mundet të mbulojnë të vërtetën gjeopolitike se Sërbinë,vec genit gjithcka e lidh me Perëndimin.Ajo,mbi 12% të tregëtisë e zhvillon me perendimin dhe vetëm 2% me Rusinë,se gati 20% e popullsisë sërbe jeton dhe punon në perendim, dhe as 1% e saj nuk ka emigruar në lindje.Është një vend i rrethuar nga antarë të NATO-s,ku asnjëra prej tyre nuk e do ta kete afër Rusinë.Aq sa ka numura, aq ka edhe zgjidhje gjeopolitike edhe për Sërbinë.Ndoshta asaj duhet ti krijohen kushte të tilla që një ditë ajo të trokasi, dhe te lutet, për tu future në BE.Kursejani Ballkanit,zotërinj të BE-së, një luftë tjetër rajonale, apo botërore nga Sërbia,e cila në histori e ka bërë mirë rolin e zjarrvënësit të Rajonit e të Botës.

Nëse policia e Kosovës meriton vlerësimet maksimale,kjo nuk do të thotë se edhe politika,diplomacia,bashkëpunimi mes shteteve tona,meritojnë të njëjtin vlerësim,për ngjarjen e ndodhur.Është vlerësuese qëndrimi i Vlora Çitakut,që në emër të opozitës, në ato ore të veshtira për Kosovën,u bashkë me Qeverinë,kundër agresorit.Por nuk mundesh të thuash të njëjtat fjalë edhe për disa fraksione te vogla opozitar,kur në këto momente lufte gjeten rastin të fitonin kredo politike duke fajsur për ngjarien padrejtësishtë, Albin Kurtin.Është vlerësuese mënyra se si Qeveria Shqiptare dhe Kryeministri i saj,po e menaxhon situatën në Kosovë,por nuk është aspak normal qëndrimi i disa aparatcikëve të VV,që me deklaratat e tyre i frynë zjarrit të përcarjes, dhe urrejtjes,mes dy vendeve tona.Është vlerësues qëndrimi i aleatëve strategjik të Kosovës, që edhe në këtë ngjarje provuan se kufinjtë e shtetit të Kosovës janë të pa negociueshëm.Ata janë cimentuar me gjakun e heronjëve, dhe luftëtarëve të UCKS, dhe të dëshorit më të fundit Afrim Bunjakut.Por nuk janë aspak të pranueshme disa qëndrime politike të ngurta, pa perspektivë,të një llojë patëriotizmi të rreckosur,të cilat nuk ndihmojnë në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës.

Aleksandër Vuçiçi,shkaktari i dështimit të tetë takimeve për dialogun Kosovë-Sërbi,nuk është për paqie me Kosovën.Në kushtet kur Kosova ndodhet në ombrellën e mbrojtjes nga NATO,ai po zbaton parimin e konfliktit të ngrirë,si një hap para luftës.Konfliktet e ngrira,përjashtojnë miratimin e marveshjeve dhe rezolutave përfundimtare.Në konfliktin mes dy vëndeve,synohen hapsira dhe teritore te fqinjit e zvarritet pa fundë dialogu,etj.Ky llojë konflikti i ngrirë,ka synime të errëta politike,etnike dhe kulturore, mungesë të thellë besimi,në zgjidhjen paqësore të konfliktit,qoftë edhe në prezencën e faktorit ndërkombëtarë.Politika e Kosovës nuk duhet të bjeri në kurthin e Vuçiçit,për t’i shërbyer konfliktit të ngrirë.Dialogu është zgjidhja.

Ndriçimi i plotë i suksesit në operacionin e Policisë së Kosovës,do të arrihet ,kur vecë vlerësimeve pozitive do të zbulohen edhe anët e dobëta në këto zhvillime.Dhe këto mangësi nuk janë për tu nënëvlerësuar.Madje analiza e tyre duhet bërë menjëherë e në mënyrë tepër kritike.

Agron Berdaj

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Përfundon TIFF 2023

Next Post

DR. DENISA ZHEGU SJELL RISI NË TRAJTIMET E BUKURISË, BIO-MBUSHËS ME PLASMA-GEL

Advertisement