Tetori -Muaji i Letersise Shqiptare
“Grate Poete Shqiptare sfidojne Letersine Kombetare Shqiptare,jo vetem per nga numri i shumte,por shkelqejne me talentin e pasionin e tyre letrar dhe me botimet,nje nder to eshte :
Poetja RUDINA PAPAJANI ,Vlore-midis Mjekesise dhe Poezise
Autore e 2 librave me poezi,lexuesit e saj jane te dyfishte,ata letrare dhe pacientet qe i sherben nate e dite.
kumtese “ALGAT E SHPIRTIT ,1-2” – Margaritare, rubaira te poezise te vellimieve poetike I dhe II ,te RUDINA PAPAJANI
-Sa here qe lexoja dhe rilexoja , poezite e poetes Rudina Papajani , pervec befasise letrare e kisha veshtire te shkruaja komentin, prandaj i bija shkurt- “poezi brilante”ose “No koment!”.
Po kesaj here m’u desh te ulesha ne studion “ATELIE E SHPIRTIT” te librit tim, rastesi binjakezi tituj, te zhytesha ne thellesine e algave te oqeanit si pellumbar(se e njoh mire kete stil noti kam qene marinar, pervec profesor letersie), te nxirja margaritaret nga molusqet, -“metaforat”-celesi i poezive , “te princeshes Rudine”, prandaj po i lustroj me pak fjale, me poshte:
“Poetja Rudina Papajani duket se ka marrë një titull: “Poetesha e Vlorës”. Një titull që shpesh e më shpesh e has në faqet e facebook-ut nga lexuesit e shumtë, teksa lexon vargje të vjershërimit të saj pasional, të çlirët, të drejtëpërdrejtë prej femre. Pikërisht prej FEMRE. Sepse Rudina, para se të jetë poete, është një femër. Prandaj dhe e para gjë që dua të them në këtë fjalë timen është prania e “femrës” në vargjet e saj; më ngushtë akoma, prania e dashurisë, ai mallëngjim dhe ai eros i bukur, tejet i dëlirë, që ngjan me gjithë dashuritë dhe vuajtjet e ëmbla të saj; ai pikëllim kosmik i femrës, herë të lumtur e në ekstaze dashurie e herë të dëshpëruar, të zhgënjyer e në trishtimin e thellë, ku plaga e hapur shpon e dhemb. Dhemb fort. Dhe nga kjo pikëpamja, poezia e Rudinës është universale, e të gjithëve dhe për të gjithë. Ajo e kthen dashurinë në kredo. Një kredo poetike dhëmbshurisht fisnike, e dalë prej dhimbjes së një femre, prej psherëtimës… “Mbuloje me të puthura poetin, / në pikëllimin e ëmbël të librit të tij./ E ashtu si relikte, / endu në vargjet e atij magjistari, / që stuhinë e mëndafshtë, / e derdhi në supet e saj, / varur mbi një varg, / mbi një gjethe blu, / njësoj si sytë e tu…
Ne vend te mirenjohjes si humaniste ,me vargje dhe sherbime mjekesore ,po sjell per ju ne poesi te sajen .
Luan Kalana
A DI TI ZEMËR…
A e di ti zemër,
se kur mbrëmja bie,
qielli rrëzon ylberin e ëndrrës.
A e di se kur ti nxehesh ,
unë buzëqesh ,
se è di që porta e shpirtit tënd,
pendohet nga fjala e lëshuar pa takt.
A e di ti zemër e dashur ,
se dhimbja e një femre është det i thellë,
ku ajo fut botën ,
cdo herë kur mundohen t’ ia coptojnë.
A e di ti shpirt se unë jam pema,
rrënja e thellë te pjatëza hënore,
ku ti mundohesh të deshifrosh ,
lotët e mi në çdo petal,
frutin tim të pjekur ,
që skuq degët nga rëndesa,
dhe pesha ime ….
RUDINA PAPAJANI