Ky muaj “vishet” me rozë çdo vit sepse është muaji i ndërgjegjësimit dhe sensibilizimi për kancerin e gjirit. E në fakt i tillë duhet të jetë i gjithë viti, me përkujdesje të shëndetit dhe në parandalimin e kancerit të gjirit, sëmundje që po merr jetë njerëzish. “Muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit për
kancerin e girit, për të rritur vëmendjen ne zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje. Mesazhi i këtij viti për muajin roze është “Duaje veten dhe përkujdesu gjithmonë”. Kontrolli dhe diagnostikimi në kohë parandalon sëmundjen dhe shpëton jetë”, ka qenë mesazhi i piktores së njohur Anila Hetoja e cila e përforcon mesazhin me pjesëza nga puna e saj, piktura e cilat në thelb ka rëndësinë e vazhdimësisë së jetës.
Titulli: Amësi
Viti 2021
Autori :Anila Hetoja
Amesi e frymëzuar nga muaji tetor i sensibilizimit për mbrojtjen ndaj kancerit të gjirit tek femrat. Në këtë vepër artisti ka dashur të shpalosë në mënyrë figurative në anotominë e trupit të femrës jetën, vazhdimësinë. Ne shekullin që jetojmë shumë femra gjenden përpara rrezikut për jetën apo edhe e kanë humbur betejën. Që të kemi një jetë të shëndetshme duhet të kujdesemi për të!


