Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Zoti në qiell jep drejtësi, SPAK-u në tokë, akoma hesht!Nga Agron Berdaj   


Ndryshe nga katër vitet e shkuara, SPAK-u, i përgjumur, anemik dhe i trëmbur nga politika,tani duket i ka nxjerrë dhembët krimit dhe korrupsionit.Fakti që disa pushtetarë,po kërkojnë vrimën e miut per t’u futur, tregon se punët e SPAK-ut, janë në rrugë të mbarë.Radha e hajdutëve pushtetarë që do paraqiten në dyert e SPAK-ut është e gjatë,ndaj ata duhet të kenë durim dhe të mos ligështohen nga pritja.Edhe për kaq SPAK,nuk mund të mos inkurajohet,por kurrsesi të heroizohet, apo të glorifikohet. Inkurajimi i SPAK-ut,nuk mundet të mbulojnë brengat e mëdha të njerëzve dhe të shoqërisë shqiptare,ku krimet e pushteteve,në këto 30-vjetë demokraci janë ende të forta ,të pazbuluara,agresive dhe poshtruese për viktimat dhe të afërmit e tyre.Ndërsa shoqëria vazhdon të terrorizohet nga makabriteti i këtyre krimeve,qoftë edhe duke i kujtuar, ato.
Pa frikë duhet thënë se SPAK,ndodhet shumë larg misionit për të cilën është krijuar,si në strategjinë e ndjekur,në politikat selektive të përdorura duke xhongluar me kategoritë dhe termologjinë juridike,etj.Me dinakëri SPAK,disa herë ka tentuar të dalë në mbrojtje të krimeve shtetëtore,me justifikimin e inkompetencës, ndarjes së pushteteteve gjyqësore dhe mënyrën e interpretimit të figurës së krimit. Po le t’i quajmë këto gabime të rritjes dhe organizimit të tij.Le të ndalemi te përmbajtja e punës.
A mundet që SPAK,të pretendojë se po lufton korrupsionin, kur në asnjë rastë të vetëm,gjurmët e hetimeve nuk e kanë shpurë te vrasjet politike,të kryera nga kupola e shtetit. SPAK-u, duket se ka vënë në shënjestër të hetimit 40 hajdutët, dhe as ndihet fare për Ali Babat,komandantët e tyre.Këtu fillon dyshimi i parë dhe kryesor për SPAK-un. Ali Babët e hajdutëve e kanë mbjellë dhe kultivuar krimin dhe korrupsionin në Shqipëri.Ata kanë hartuar strategjinë dhe strukturat e pushtetit mafioz,në këto 30-vjetë. Të gjitha vrasjet politike,e shtetërore në Shqipëri janë të lidhura me afera korruptive,me dhunimin e monopolizimin e pushtetit politik,me interesat e mafies së brendëshme dhe asaj ndërkombëtare.Është e vërtetë se në Shqipëri duhet një SPAK,për të hetuar ish kryeministrat,një tjetër për të hetuar ish-presidentët, dy tre të tillë për të kaluar në sitë administratën e pushtetit qëndrorë e lokal,dhe prapë nuk mjaftojnë.Krimi dhe vjedhja shtetërore është ulur këmbëkryq.Megjithatë ky është SPAK-u që duhet të besojmë.Krimi i korrupsionit në Shqipëri është i ndërlikuar,por ka edhe lehtësira në zbulimin e tij,se të gjitha gjurmët të shpien në majat e kupolës shtetërore.Nëse SPAK, do ta injoroi këtë fakt do të bëjë gabimin e dytë,pas të parit.
Për zbulimin e korrupsionit që ka shpurë në vrasje politike,në genocid dhe masakra kriminale,nga SPAK deri më sot nuk është dëgjuar asnjë murmuritje,dhe jo më të deklarohen projekte dhe ambicje,për gjykimin e tyre.Atëherë kushë do të meret me krimet politike,Zoti në Qiell?Nga që SPAK-u,në Tokë është duke mësuar tabelën e shumzimit,të mbledhjes e të zbritjes,dhe rregullat elementare të kontabilitetit, Zoti në qiell e ka dhënë drejtësinë për viktimat e vrara padrejtësishtë nga politika,ndërsa SPAK-u,ka ende frikë t’i dënojë vrasësit.As duhet t’i shkoi në mëndje SPAK-ut,se me arrestimin e disa pushtetarëve,qoftë edhe të qindra mijrave të tjerëve, e ka bërë detyrën.Veprimet e kryera deri tani nga SPAK-u,janë minimale, ku në një vend të vërtetë demokratik do t’i kryenin gjykatat e fshatit ku ndodhin vjedhjet,dhe nuk do të kishte nevojë për gjykata të tilla të veshura me një pushtet të tejskajshëm juridik,të tejgopura me paratë e qytetarëve shqiptarë,dhe të shoqëruar me një reklamë, sikur SPAK, po na silltë Mesinë.
Qofsha i gabuar por paqartësia e tretë e SPAK-ut,ndoshta ka lidhje me natyrën selektive , njëanshmërinë dhe mosvlerësimin simetrik të fakteve dhe provave të krimit.Duket sikur familjet e mëdha të krimit, deri tani po i mer në mbrojtje, ose të paktën, sa për sy e faqe përpiqet të hetojnë një nga antarët e familjes.Kjo është fatale nëse do të lejohet të ndodhi.Në kohën e kryengritjeve popullore, paria bënte thirrje për mobilizim sipas parimit ”Një burrë një pushkë për familje”.Por në drejtësi SPAK-u,nuk duhet ta zbatojë një rregull të tillë,”një familje kriminale një i dënuar nga drejtësia”. Për fat të keq, çdo antar i familjeve të mëdha të krimit në Shqipëri,ka llogaritë e tij me krimin,ku asnjëra nuk i ngjan tjetrës.Ata kanë mafjen e tyre,vjedhjet, dhe grabitjet ,për të cilat janë akuzuar. Me familjen e madhe të krimit ata, i lidh gjaku,por jo barazia në krime. Emrin e familjes e kanë si mbulesë për korrupsionin, por jo se ndajnë fitimet mes tyre. Në hierarkinë e krimit ata kanë vëndin e tyre,sipas shkallës së korrupsionit. Nuk është drejtësi nga SPAK,larg qoftë, që për të shpëtuar Qoftëlargun nga që është kriminel i moshuar,dënimin e tij ta bëjë i biri apo, ca më keq dhëndërri.Edhe i biri edhe dhëndërri,nuk kanë ku të vendosin krimet e tyre, jo të marrin përsipër edhe krimet e një të paudhi,si ai.Vetëm në epokën e gurit drejtësia lejonte që krimin e bërë nga një antar i familjes mund ta shlyente kushdo nga antarët e asaj familje.Ndaj SPAK-ut,i mbetet për detyrë që në familjet e mëdha të krimit,çdo antar të vuaj dënimin për krimet e bëra.Ndoshta nga familjet e mëdha të krimit duhet ta kishte nisur punën SPAK-u,ku njërzit që ende e kanë të humbur besimin te drejtësia,tu ringjalleshin shpresat.
Vendosja e krimeve politike përballë gjyqit të historisë,nuk është vetëm çështje e SPAK-ut,por edhe e politikës.Asnjera prej paleve nuk është e interesuar në dënimin e kësaj kategorie krimesh.SPAK-u,lëshon gabimishtë ndonjë tingull a pasthirmë rrethë këtyre krimeve, jo për t’i zbardhur ato,por për t’u mbrojtur nga sulmet e politikës,kur ajo i kërcënon dhe i santazhon. Ndërsa politika si skile e vjetër,aktron me krimet e kundërshtarit ,i përdor si lëndë e parë të propagandës në luftë me kundërshtarin politik. Në fushata elektorale premtohet se me ardhjen në pushtet do të jenë të pamëshirshëm ndaj kriminelëve.Ndërsa në çdo përvjetor, kur kanë ndodhur krimet, në vendin e ngjarjeve vendosen kurora me lule.Dhe më pas asgjë.Kriminelët në punën e tyre,duke u përgatitur për krimin e radhës.Politikanët në karriget e pushtetit bëjnë planin si të përfitojnë sa më shumë nga pushteti.Ndërsa viktimat e krimit,rivriten në ditën e përkujtimit të tyre. Për pushtetet përkujtime të tilla marin formën e festës.
A e dini se krimet dhe skandalet politike në Shqipëri mbrohen me ligje nga parlamenti?Mbas të gjitha ngjarjeve tragjike,me viktima dhe shkatërrime katastrofike,do të gjendet një mbledhje parlamenti,një komision për hetimin e ngjarjeve,dhe një vendim që në emër të qetësisë dhe paqes social,shpallet amnistia.Pra,paqe me krimin dhe kriminelët. Sipas kësaj llogjike politike, në ngjarje të tilla tragjike ka patur krime ,por nuk ka patur kriminelë.Se nuk ka patur shkaqe politike e sociale,por vetëm shkaqe teknologjike.Se ndodhitë kanë ardhur nga qielli pa asnjë lidhje me tokën.Është kërkua djalli që i organizonte ngjarjet diku në ferrë ,por është lënë i pa prekur politikishtë dhe juridikishtë, kryedjalli me emrin Sali Berisha.Ai, në 97-tën, i drejtonte masakrat ndaj popullit dhe demokracisë nga zyra e Presidentit,herën tjetër e organizoi gjakderdhjen e 21 janarit nga zyra e Kryeministrit,dhe së fundmi vandalizmin dhe terrorin ndaj sektit të vetë politikë e kreu nga zyra e vetë drejtuesit të Partisë Demokratike. Dhe çudia është se këto vendime shoqëroheshin gjithmonë nga legjendat urbane, se “këto ngjarje të zeza për Shqipërinë nuk do të hapen kurrë”.Kush i hap dhe i mbyll dosjet e krimit shqiptar,se kushë është i interesuar për to,kush nuk do të zbulohet e vërteta dhe përgjegjësit të shkojnë para drejtësisë?Fatkeqësishtë këto enigma i mban të fshehura vetë Parlamenti.
Që ditën kur Parlamenti Shqiptar vendosi krijimin e SPAK-ut,po atë ditë duhet të kishte abraguar të gjitha marreveshjet e amnistive politike,që pengojnë hetimin dhe nxjerrjen para ligjit të shkaktarëve.Sot,nga SPAK-u, kjo kundërthënie ligjore i bën ata të spekullojnë dhe të fshehin mungesën e vullnetit në gjykimin dhe dënimin e krimit,në sferat e larta të politikës.
Partia ne pushtet dhe qeveria e saj,duket sikur SPAK-un e ka futur në kurth,duke i krijuar të gjitha hapsirat për të vepruar,për ta goditur krimin në cdo qelizë të shtetit.Deri tani SPAK duket i trembur,nga kjo liri e pafund veprimi.Pse?Koha do ta vërtetojë, sa ai është i shkëputur nga e djeshmja korruptive,sa i varur është nga politika,apo se ku fshihen brënda radhëve të tij,aferat korruptive,nëse ka të tilla .Sa e turpëshme do të jetë për SPAK-un, dhe drejtësinë Shqiptare, që në vend të drejtësisë të vazhdoi të japë padrejtësi. Atëherë atij do t’i shkojnë fjalët e Palamadit, mbretit të Eubesë në Luftën e Trojës, i dënuar me vdekje nga gjykata në bazë të shpifjeve të Odisesë, ku para litarit ai tha: ”Më vjen keq o drejtësi.E vërtetë që paske vdekur përpara meje!”
Agron Berdaj

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Motrat ukrainase bëjnë twerk mbi varrin e babait të vrarë në luftë, rrezikojnë 5 vite burg

Next Post

ANXHELA PEZA, NË PRITJEN E SAJ TË ËMBËL

Advertisement