Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Diellzim Dauti: Jap zemrën në çdo ndeshje si idhulli im kuqezi
U VRA NGA I DASHURI SHQIPTAR; Përlot babai i 27-vjeçares argjentinase: U largua nga shtepia për jetë më të mirë
The Secret to Maintaining Vitality and Energy All Day

U VRA NGA I DASHURI SHQIPTAR; Përlot babai i 27-vjeçares argjentinase: U largua nga shtepia për jetë më të mirë

Maria Clara Urdangaray, është 27-vjeçarja argjentinase, e cila vdiq pasi u hodh nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë Kosovë.

I dyshuar për këtë vepër që u cilësua si “vrasje”, është një kosovar me nënshtetësi zvicerane.

Advertisement

Atij iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh, e arsye për këtë është rreziku që ai të arratisej.

Ndonëse çështja është ende në hetim, familja e viktimës për mediat spanjolle thotë se krimi nuk kalon pa u ndëshkuar.

Babai i asaj ka rrëfyer i pikëlluar historinë e njohjes së vajzës me njeriun që dyshohet se ia mori jetën në një hotel në Fushë Kosovë.

Çifti kishin disa muaj që ishin bashkë.

“Është një femicid. Një partner i dyshuar i saj e hodhi nga ballkoni”, tha Facundo Urdangaray, babai i së viktimës.

Ai shtoi se tani po përpiqen ta riatdhesojnë trupin në Argjentinë me ndihmën e Ministrisë së Jashtme, megjithëse nuk do të jetë e mundur menjëherë.

Kush ishte Maria Clara dhe si u njoh me njeriun që dyshohet se ia mori jetën?

Maria Clara ishte një vendase nga La Plata dhe ishte transferuar në Spanjë në nëntor të vitit të kaluar, “në kërkim të një të ardhmeje më të mirë”. “Ajo ka jetuar në Barcelonë për dy ose tre muaj derisa e ka takuar këtë njeri (të dyshuarin e arrestuar) dhe kanë shkuar të jetojnë së bashku në Zvicër”, tha babai.

“Kanë qenë bashkë për katër muaj deri në këtë fundjavë që ishte udhëtimi. Ata kishin udhëtuar në Kosovë për martesën e vëllait të këtij personi dhe duket se natën duhet të ketë qenë, nuk dihen rrethanat që ka ndodhur kjo gjë. Burri tha, duke shtuar: “Çifti i dyshuar, në një lloj debati, e hodhën nga ballkoni dhe ajo vdiq në spital”.

Urdangaray deklaroi se nëna e vajzës së saj e kishte kontaktuar të dielën dhe se kjo ishte “hera e fundit” që ata folën, shkruan Express.

“Ajo na dërgoi video nga dasma, dukej mirë dhe e lumtur, nuk e kuptoj”, ka shtuar ai.

Ai komentoi gjithashtu se lajmin tragjik e mori vesh nga një mike e Klarës që ndodhej në Barcelonë.

“Nuk isha shumë e sigurt që ishte vajza jonë dhe ajo na tha një mijë çudira dhe po bën gjithçka për ta bërë transferimin si sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Diellzim Dauti: Jap zemrën në çdo ndeshje si idhulli im kuqezi

Next Post

The Secret to Maintaining Vitality and Energy All Day

Advertisement