Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Dërgohet me urgjencë në spital, si është gjendja shëndetësore e Madonna-s?

Madonna është gjetur pa ndjenja e më pas është dërguar me urgjencë në një spital të qytetit të New York. Këngëtarja 64-vjeçare mori një infeksion të rëndë bakterial dhe u pranua në kujdesin intensiv.

Familjarët e saj, thuhet se ishin të përgatitur për më të keqen pasi e mbajtën të fshehtë gjendjen e këngëtares nga 24 qershori.

Advertisement

“Kjo është arsyeja pse u mbajt sekret që nga e shtuna. Të gjithë besuan se ne mund ta humbim atë, dhe ky ka qenë realiteti i situatës”- tha një mikeshë e familjes së saj.

Menaxheri i Madonna-s, Guy Oseary, ndau në Instagram detaje:

“Të shtunën më 24 qershor, Madonna kaloi një infeksion serioz bakterial që çoi në një qëndrim disaditor në spital. Shëndeti i saj është duke u përmirësuar, megjithatë ajo është ende nën kujdesin mjekësor, por pritet një shërim i plotë. Në këtë kohë do të na duhet të ndalojmë të gjitha angazhimet, që përfshin turneun. Do të ndajmë më shumë detaje me ju sapo t’i kemi, duke përfshirë një datë të re fillimi për turneun dhe për shfaqjet e riplanifikuara”

Në fillim të këtij viti, Madonna njoftoi se do të nisë turneun e saj “Celebration” për nder të 40-vjetorit të karrierës së saj muzikore. Udhëtimi global pritej të fillonte më 15 korrik në Rogers Arena në Vankuver, por postimi i Oseary në Instagram zbuloi se ishte shtyrë për shkak të frikës shëndetësore.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

“Çamëria është një dramë që akoma nuk ka marrë zgjidhje”!Intervistë me studiuesin e çështjes çame, Hajredin Isufi

Next Post

Naomi Campbell bëhet nënë për herë të dytë në moshën 53 vjeçare

Advertisement