Bëhet fjalë për përmbajtjen e fushatës zgjedhore dhe jo për formën e saj. Në dukje, kjo fushatë, deri tani, është për t’u admiruar.E qetë,pa shumë konflikte zgjedhore, një fushatë ku elektorati po tregohet më i emancipuar e me kulturë se vetë subjektet politike që u kërkojnë votën. Po ndodh mrekullia, ku krismat e armëve si skenar i dhunimit elektoral në zgjedhjet e mëparëshme është zvëndësuar me atmosferën festive,se konfliktet mes palëve politike në dukje ia kanë lenë vendin koncerteve me këngë e valle. Nuk dihet pse në këtë fushatë zgjedhore,si gjini e këngës dhe valles është zgjedhur tallavaja dhe jo ndonjë kategori arti më serioze. Ndoshta se politikës shqiptare në këto 32-vite, si mbiemër, mund t’i shkonte më mirë,politika e tallavasë.Ka edhe të tjera dukuri pozitive në këtë fushatë, por për të mos e ngrë me sy,le t’i analizojmë ato kur të mbarojë fushata.
Po në përmbajtje ç’mund të thuhet për fushatën,sa u afrohet ajo standarteve dhe kulturës zgjedhore të vëndeve me demokraci liberale,se a ka ndonjë ndryshim nga fushatat e tjera,të zhvilluara në këto 32-vjet? Po subjektet politike si prezantohen në elektorat dhe si ky i fundit reagon ndaj programeve zgjedhore? Se a bëhen premtime me shifra astronomike të tipit, do të ulim më poshtë planetin Mars nga sistemi i galaktikës,për të përmirësuar treguesit kurative e shlodhës të diellit për pushuesit në plazhin e Durrësit. Se a pati në këtë fushatë zgjedhore,qoftë edhe një rastë të vetëm që kandidati për drejtues bashkie, t’i tregonte elektoratit dështimet, mosarritjet dhe shkaqet pse, dhe më tej të bënin premtimet e reja.Se, a pati ndonjë të tillë të prezantonte me shifra konkrete sesi do ta mbrojë elektoratin nga egërsia e krizës që po kalon vendi dhe bota,se ç’politika sociale do të ndjeki me kategoritë më në nevojë dhe, se do i shtonte apo pakësonte të ardhurat familjeve shqiptare,dhe sa,gjatë kohes së qeverisjes së tij.
Pse duhet që fushatat për zgjedhjet vendore duhet t’i drejtoi kryetari i partisë,kur populli kërkon të njohë kandidatin që do i besojë votën. Çfarë fshihet pas këtij fenomeni? Elektorati në vendet me demokraci të vërtetë, nuk gënjehet nga demagogjia e politikës dhe premtimet boshe elektorale.Ata e kanë vendosur se për kë do të votojnë, pa shkuar në mitingje,pasi i vlerësojnë politikat elektorale të mëparëshme në mënyrë pragmatiste,sesa ato kanë ndikuar ne nivelin e mirëqënies së tyre,sesa para kanë fituar apo humbur në buxhetin e familjes,se janë ndjerë me shumë, apo më pak të sigurt për jetën,se është cënuar apo rritur dinjitetin dhe krenarinë kombëtare,nga njëra apo tjetra fushatë zgjedhore.
Po te ne si përkthehen premtimet elektorale? Thjeshtë si besnikëri, si verbëri patriakale,si skllevëri ideologjive e politike,si norma dhe zakone kanunore të pa ndryshueshme,edhe pse në shumë raste këto indoktrinime kanë shpurë drejtë varfërisë dhe rrnimit, cënimit të lirisë, të kapitulluara përballë krizave ekonomike. Edhe me këto kosto të rënda,disa nuk gjejnë në vetvete motive për ndryshime dhe reflektime zgjedhore. Dhe për këtë nuk është vetëm faji i tyre.Spektri politik shqiptarë është i ndërtuar në formë të tillë ku elektorati gri, që vendos fatin e zgjedhjeve,detyrohet ta japi votën pasi të zgjidhi ekuacionin, se kushë është e keqja më e vogël.Edhe në këtë fushatë zgjedhore nuk u krijua asnjë premisë reale për t’i dhënë fund këtij mentaliteti vrasës për demokracinëe duke e zvëndësuar atë,me konceptin e më të mirës së mundëshme.
Për ta mbajtur gjallë teorinë e së keqes më të vogël duket se po punon politika e të gjitha krahëve,drejtësia e tredhur shqiptare, dhe organizimat shoqërore.Fakti që edhe në këtë fushatë zgjedhore në sofrën e politikës është shtruar dhe po ligjëron edhe kucedra Berisha,duket si një cmënduri shqiptare.Drejtësia e re, plotësishtë e dështuar,vazhdon të heshtë përballë krimeve që ai akuzohet se ka kryer. Disa satelitë politikë shqiptarë, edhe pse Berisha është i dështuar bëjnë aleanca zgjedhore duke i zgjatur jetën atij, dhe fenomenit të së keqes më të vogël.
Edhe pozita qeverisëse luan cirk me Berishën.Duket se ata, filozofinë e së keqes më të vogël, jo vetëm se e pëlqejnë, por edhe e zbukurojnë,e ngrenë në art, qoftë edhe duke e ironizuar berishizmin,apo duke e luftuar formalishtë si alternativë.Teoria e së keqes më të vogël bie menjëherë me rënien e Berishës,si kafshë politike. Kjo mesa duket nuk i pëlqen pozitës .Ndaj ata,nga njëra fushat në tjetrën bëjnë sikur i presin një kokë kuçedres,pasi e dinë se kësaj specie kafshore i lindin koka të tjera.Dhe kështu Berisha,si lodër politike do tu shfaqet socialistëve edhe në fushatat e tjera zgjedhore,ashtu si ata e duan,gjysëm njeri e gjysëm kafshë politike,gjysëm të gjallë e gjysëm të vdekur,gjysëm rrebel e gjysëm të frikësuar.Rëndësi për ata ka që ai të jetë faktor në fushën e lojës politike.
Por, teoria e së keqes më të vogël, po i josh shumë edhe partickat dhe fraksioonet e dala nga PD-ja,të dala nga labëratoret e kulisat e politikës.Ata thonë se nuk duan Berishën, por duan berishizmin, se nuk e duan atë fizikishtë, por adhurojnë hijen e tij,nuk e duan si “non grata”,por e duan si babain e tyre shpirtërorë,se nuk janë me “Foltoren”,por duan aleancën me të për të dalë me kandidat të përbashkët.Ata nuk e duan Berishën, por edhe nuk bëjnë dot pa të.Nuk e duan jo se kanë gjë me të pasi ata, janë pjellë e berishizmit,por thjeshtë se amerikanët e ka shpallur të pa dëshiruar.Vetë ata, te Berisha nuk dallojnë asgjë kriminale,se u mungon aparati llogjik i analizës,pasi bashkë e kanë zbatuar berishizmin.
Po Berisha ç’marëdhënie ka më teorinë e së keqes më të vogël? Ka të ngjarë se në këto kushte,i sulmuar nga të gjitha anët, te kjo teoreme ai po gjenë shpëtimin e tij. Kur të gjithë duket sikur e luftojnë politikishtë,te teorema e së keqes më të vogël, ai po mbahet mjaftë mirë. Kështu ai vazhdon ta përcajë PD-në, kryen diversion ndaj partickave të dala nga ky subjekt politik, si edhe i bërë opozitë qeverisë. Qëllimi i tij në këto kushte është,të përfitoi ç’të përfitojë,të krijojë vatra pushteti dhe influence qofshin edhe të vogla,të nguli gozhdën e Nastradinit, dhe pastaj di ai si e djeg Shqipërinë. Por, ai ka edhe një synim tjetër edhe më djallëzor. Në këtë luftë Berisha po teston besnikërinë e përkrahësve të tij,se deri ku mund të shkojë berishizmi i tyre,se e ç’përmasave mund të jetë aventura që ata mund të bëjnë për Berishën. Mjaft nga kanditatët që konkurojnë nën siglën e partisë së Berishës,kanë mbaruar shkollat në perëndim,apo janë shfaqur si përkrahës së kulturës perëndimore,duke e bërë të tyre parrullën, “E duam Shqipërinë si Europa”. Çuditërisht ata,edhe pse janë përgjëruar si pro perëndimorë,tani po tregohen të zellshëm të përfaqësojnë berishizmin si një rrymë anti demokratike,autoritare dhe tepër anakronike e antiperëndimore.Ata sa futen në influencën e pashallëkun politik të Berishës,tjetërsohen,bëhen agresive dhe përbuzës të kulturës perëndimore, përgjërohen për babën e tyre politik,i nënshtrohen me ndërgjegje trushpëlarjes që ai u bën.Pra,Berisha fërkon duart kur shikon sesi të diplomuarit e Harvardit,Kembrixhit etj,janë bërë ushatrë të zellshëm të berishizmit,duke e parë këtë edhe si sfidë ndaj kulturës perëndimore.Pra, Berisha po jep modelin sesi kultura demokratike perëndimore duke përvetësuar berishizmin,mund të kthehet shumë lehtë në kulturë lindore,autoritare,antidemokratike dhe egocentriste.Me këtë kategori të përzgjedhurish ai synon që ashtu si e izoloi PD-në, nga simotrat e saj europjanë, ashtu do ta izolojë edhe Shqipërinë e demokracinë nga bota perëndimore .Kandidatët e tij që konkurojnë në zgjedhje janë Lej-Fenët e berishizmit.
Të gjithë faktorët politik në Shqipëri e kanë bërë të tyre, dhe përpiqen të fitojnë nga mëndësia e të keqes më të vogël.PS-ja,do ta vazhdoi të mbai gjat pushtetin.PD-ja,do ta shpjeri deri në fund rrënimin e saj. Berisha me ”Foltoren”do ta zgjeroi pak hapsirën e influencës në këto zgjedhje.Populli ende do të vazhdoi ta shikoi si shpëtim teorinë e të keqes më të vogël. E humbur nga kjo gjetje do të jetë Shqipëria dhe demokracia Shqiptare.
Nga Agron Berdaj