Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

AKTORJA E NJOHUR: “KAM QËNDRUAR NË SHTRAT PËR 11 VJET, NUK JAM NGRITUR AS PËR T’U LARË”

Dalila Di Lazzaro, aktorja e njohur italiane tregoi së fundmi në një intervistë televizive kalvarin e gjatë të vuajtjeve përjetuar prej saj.

“Kam qëndruar në shtrat për 11 vjet. Nuk jam ngritur as për t’u larë. Edhe ushqimin e kam ngrënë shtrirë”– ka rrëfyer Dalila, kohë më parë, në emisionin “Domenica In”, ku foli për traumën e pësuar pas një aksidenti dhe dhimbjen kronike me të cilën iu desh të luftonte.

“25 vite më parë, mjekët nuk më besuan. Nuk e di pse, por nuk më besuan dhe kjo është një gjë shumë e rëndë sepse në atë kohë nuk flitej shumë për dhimbjet kronike dhe kjo është një gjë e tmerrshme. 

Nuk më bënë një radiografi siç duhet, duke nisur që nga goja. Vazhduan të më bënin radiografi nga qafa e poshtë, pa e diktuar të gjithë dëmtimin”, tha aktorja.

Aksidenti i përmendur nga Dalila Di Lazzaro, aktore dhe modele e cila u bë një ikonë bukurie në vitet ’70-të dhe ’80-të, ka ndodhur vite më parë. 

Aktorja ishte me motoçikletë dhe për shkak të një grope në një rrugë të Romës, bëri një rënie të keqe që i shkaktoi disa fraktura dhe dhimbje kronike, të cilat ende nuk i ka mposhtur dot.

Advertisement

“Fatkeqësisht nuk ka mbaruar. Do të doja të mos kisha keqardhjen e njerëzve. Jam luftarake, e fortë, dua të ndihmoj mijëra njerëz që po luftojnë me dhimbjet kronike. 

Me forcën time do të doja ta çoja përpara këtë problem”, shtoi ajo./gazetatema

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Gjesti i pahijshëm dhe qesharak që bëri artistja e Francës pasi pranoi votat e publikut, shkakton reagime në internet (VIDEO) 

Next Post

Integrating Fitness into Your Daily Routine with Ease

Advertisement