Pas një video që më zuri syri në rrjet, nga dhuna mes disa adoleshenteve 13-14 vjeç u nxita të bëj k’të shkrim.
Edhe si autore e dy librave të mi në treg!
“Adoleshenca në filtrin e dashurisë”
“Paraadoleshenca sfidat e prindërimit”
Dhunë apo Bullizëm!
Bullizmi edhe dhuna ngjajnë shumë e janë të përhapura tej normave të lejuara shoqërore vitet e fundit, kryesisht edhe më teper me zhvillimin e vrullshëm të rrjeteve sociale, istagram dhe tik- tok.
Lind pyetja.
Si shamanget ky fenomen…a ka zgjidhje? Apo vetem receta… te cilat gati thuajse janë jashtë mode në kohërat që jetojmë.
Kujdesi nr -1 fillon në familje, aty është bazë ku ti bëhesh një ditë njeri i qetë apo agresiv.
Kujdesi nr-2 fillon në kopësht, shtrihet në shkollat fillore, ato 9-vjeçare, dhe të mesme me një program të detajuar ose projekt nga shoqatat dhe shteti me një grup profesionistësh, sepse parandalimi është më i lehtë se shërimi.
Çfarë është dhuna?
Dhuna është është një formë ekstreme agresioni dhe përdorimi i forcës fizike për të lënduar, abuzuar, dëmtuar ose shkatërruar, një person ose disa njëherësh nepermes njē sulmi, vrasje, rrahje. etj , ndodh kudo në familje, mes të rriturish, mes burrit e gruas, tek fëmijët, të rinjtë, të moshuarit, si dhe forma me e re e përhapur pafund, është dhuna e me ndihmën e teknologjisë!
Çfarë është Bullzmi ku ndryshon ajo nga dhuna!
Bullizmi është një dëshirë për të dëmtuar tjetrin, dëshirë që dëmton, veprim që lëndon ,një disbalacë në forcë , përdorim i padrejtë i egos, dhe një kënaqësi e dukshme e agresorit si një ndjenjë e përgjithshme e të qënit mbizotërus ndaj viktimës…
“Bullying ” i shqipëruar do të thotë “kërcënim” dhe tregon fenomenin e sjelljeve të përsëritura, agresive, të dhunshme me karakter psikologjik, fizik, që ju bëhet personave të pambrojtur, qoftë fëmijëve adoleshentëve, por nuk përjashtohen as të rriturit që bullohen ose i bullojnë të tjerët, si psh një individ ose grup individësh më të mëdhenj të cilët kërkojnë të diskriminojnë, keqtrajtojnë, abuzojnë, me nofka të ndryshme.kokë tul, hundëderr, veshëllapush, majmun,lope, jevg, i shëndoshë, i mefshtë, pa tru, i pa zhvilluar, gay,daun, etj etj etj. Nofka që të shoqërojnë gjithë jetën tënde ndonjeherë!
Këta individ agresiv kryejnë bullizëm ndaj “viktimave” të tyre duke shfrytëzuar moshën më të vogël, pamjen e jashtme, statusin social, përkatësitë racore ,kombësinë fetare.
Bullizmi shfaqet në forma të ndryshme :
1-Bullizmi fizik, prek paraqitjen e jashtme.
2-Bullizmi psikologjik verbal me anë të fyerjes, nofkave, thashethemeve dashakeqe, shpifjeve….
3-Bullizmi, mënjanim nga grupi shoqëror në shkollë,ose në festa që organizon klasa,
4-Bullizmi seksual, që është verbal me anë të fjalëve fyese, provokuese, por edhe fizik në ngacmime seksuale..
5-Bullizmi virtual me anë të rrjeteve sociale dmth keqpërdorimi i tyre për të dëmtuar ‘viktimën’ me postimin e fakteve apo thjesht shpifjeve publikisht…
6-Bullizmi racial nëpërmjet fyerjes dhe dhunës..
7- Bullizmi fetar duke diskriminuar dhe fyer fenë ku nxënësi ose prindërit e tij besojnë.
Si e dallojmë fëmijën ose adoleshentin që është nën presionin e dhunës bullizuese
1-Adoleshenti ose fëmija nuk pëlqen më shkollën. Ose kurset në të cilat ishte më parë
2- Nëse adoleshenti i fiksuar pas Instagramit apo fb ka llogari , dhe papritur tenton ti mbylle ato nga frika.
3-Fëmija ose adoleshenti nis të ketë shumë dhimbje koke, barku apo stomaku, këto janë janë shenja ankthi që kthehet në makth.
4-Fëmija ose adoleshenti grindet dhe nuk flet me miqtë e atij/ asaj.
5-Djali ose vajza në adoleshencë nuk do të shkojë më në sport ose në stërvitje
6- Atij ose asaj nuk i pëlqen më vetja.
7-Fëmija ose Adoleshenti fillon të ushtrojë vetë bullizëm ndaj një më të dobëti
8- Ka rënie në mësim dhe shtim në peshë nga ankthi.
9- Pagjumësi dhe mungese interesi per jetën si edhe çdo aktivitet i realizuar më parë,
10- Ka raste kur tentojne edhe vetevrasje!
Bullizmi demton shendetin mendor dhe fizik, edhe vret fëmijë apo të rritur që gjenden mes nje stuhije apo dhune të pafajshme nëse nuk i mbrojmë!
Këshilla ime fare modeste është, edhe nëse ke 1001 punë e vështërsi leri menjëanë, kalo kohë më tepër me fëmijët tuaj në moshën e adoleshencës, japi mundësi te flasë, ta nxjërre brengën që e mundon , ndryshe dhimbja kthehet në problem dhe e kanë të gati të pamundur mbijetesën në ambientin ku ata mësojnë apo jetojnë!