Çaste të mrekullueshme në takimin me shokun e vëllain e idealit TË UNITETIT dhe të RIBASHKIMIT tonë kombëtar, Marin Mema!
Me ç’rast ia dhurova librin tim poetik,
“Hienat nuk e arrijnë “Shpat”Diellin”, Prishtinë, 2022
Takim me bashkatdhetarë, më 30 qershor, 2022
Qe vërtet kënaqësi dhe njëkohësisht dhe një “trazim” shpirtrash atdhetarësh në mërgim!
-Për gati 2 orë, në një atmosferë shoqërore dhe vëllazërore, trajtuam çështje të rëndësishme, por goxha të hidhura:
Siç janë shpërnguljet e dikurshme gjatë kohërave të errëta në robëri dhe shpërnguljet poaq të mëdha gjatë këtyre 30 vitesh në “demokracinë” e sotme prapakthyese feudal- kapitaliste që, për shkak-pasojë siç e ka shkaktuar dje, nga luftërat e përgjakshme, po e shkakton edhe sot në paqen e krizave të mëdha ekonomike, politike, sociale, e të tjera: asimilimin e qindra-mijëra shqiptarëve gjatë shekujve jashtë trojeve tona stërgjyshore dhe për më keq,-kjo tragjedi hemorragjike ka ndodh dhe brenda territoreve etnike shqiptare të mbetura jashtë shtetit amë, Shqipërisë nga fuqitë e mëdha feudaliste, kapitaliste dhe imperialiste: ndarjet e padrejtësive si në Greqi, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni në Turqi e gjetkë!…
Vlen të theksoj këtu se, me një krenari të veçantë, në këtë takim u përmend nga Marini dhe nga pjesëmarrësit, qëndresa bukur e madhe e gjakut shqiptar, të arbëreshëve në Itali.
U trajtuan thellësisht dhe si të gjenden mënyrat e bashkëpunimit për krijimin e UNITETIT shqiptar në mesin e atdhetarëve të sinqertë dhe Shoqatave Shqiptare jashtë vendit.
“Gjaku na bashkon!
-Historia, e ngjyer me gjak,
s’ mund të ndryshohet nga askush!
Për të gjithë që duan të na shkelin me këmbë: ta kemi gjithnjë parasysh që t’ia kthejmë reston me gjuhën e barazisë:
RECIPROCITETIT- theksoi i ndershmi atdhetar, Marin Mema.
Dhe, këtë duhet ta bën shteti ynë shqiptar.
Duhet ta bëjnë dhe Akademitë tona në Tiranë, Prishtinë në Shkup, e gjetkë.
Kur të tjerët në veçanti shtetet fqinje pushtuesit sllavë, po përpiqen të vjedhin gjithçka të bukur pellazgo-iliro-shqiptare, ne duhet të reagojmë jo vetëm si individë, por si komb me reagimet dhe nismat e akademive tona duke i demantuar përpjekjet e tyre të poshtra.
U trajtua gjithashtu dhe shkelja e të drejtave të komunitetit shqiptar në Greqi të cilët emigruan në fillim të viteve 90-ta, ku me detyrim nga shovinistët grekë “për të çuar një darkë në sofër për fëmijët” -siç tha Mema: i ndryshuan emrat e tyre.
Kjo, është e tmerrshme!
Duke bërë këtë sulm mbi shqiptarët fqinjët shovinistë dhe mizorë grekë, duan që t’i asimilojnë sa më parë shqiptarët.
Atje si në Turqi s’ka shkolla shqipe…, e të tjera padrejtësi po bëhen gjer në ditët tona ndaj kombit tonë.
-Këto ishin pikësynimet tona dhe qe motoja jonë në debate, por edhe në poezi, në këngët epike me çifteli, nga artistët pjesëmarrës.
-Të punojmë pandalshëm gjer në arritjen e objektivave të fitoreve tona në çdo cep të Shqipërisë Etnike.
Rroftë Shqipëria!
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
Suedi-Malmë, 30 shtator, 2022