Fikret Dauti, është një prej këngëtarëve më të kërkuar ku këndohet dhe dëgjohet muzikë shqip. Me një karrierë të gjatë në art, mbi dy dekada ai ka sjellë gjithmonë muzikë dhe këngë të bukura për zemrat e shqiptarëve.
I identifikuar më së shumti si këngëtar i muzikës së gjallë, i eventeve me muzikë popullore, dasma dhe gëzime familjare, balada por edhe ritmike Fikret Dauti ka menduar që të surprizojë publikun e tij me një, jo me dy bashkëpunime me këngëtaren më emër nga Kosova, Ezo Menic.
Dy hite të këngëtarit “Nëse pendohesh” dhe “U kry” që vulosën dhe figurën e suksesit por gjithashtu edhe hiti i dëgjuar kudo i Ezo Menic “Tash po tvjen inati” krijuan vend për një super bashkëpunim mes dy artistëve. Dy potpuri presin të publikohen shumë shpejt, e para e realizuar në Shkup tek Np-Records dhe e dyta në Prishtinë. Ata janë dy zëra mjaft të pëlqyer në muzikë dhe sigurisht që edhe suksesi do jetë i garantuar. Bashkëpunimet janë kthyer në trend mjaft te suksesshëm, sidomos pas pandemisë ku artistët bashkojnë artin e tyre dhe sjellin projekte shumë të bukura. Presim bashkëpunimet e Fikretit dhe Ezos ndërkohë ju mund të shijoni një prej këngëve hit të këngëtarit “Nëse pendohesh”: