– Syartë, këngët e mira janë në dorën e këngëtarit apo të kompozitorëve?
– Merita i takon krijuesve të këngëve të mia. Kënga kalon përmes një procesi ku shkëmbejmë shumë ide për të dalë më e mira. Unë kam në dorë t’i jap jetë përmes interpretimit.
-dhe kënga e re…
-Sapo të mbyllet realizimi, pandemia na pengoi shumë gjëra.
-Por si çdo e keqe e ka një të mirë, dhe ti ke gjetur dashurinë tënde apo jo?!
-Po, është e vërtetë sepse mendoj që Zoti i shkruan gjërat dhe fatin për secilin prej nesh dhe unë jam e lumtur për fatin tim 🥰
– Kënga për të cilën sa herë që e dëgjon thua: “Kjo duhet të ishte kënga ime”?
– Ka shumë, aq më tepër që unë dëgjoj rryma të ndryshme dhe më përshtaten disa zhanre.
– Ngjarja më e bukur muzikore në vend?
– Ajo që nuk është zhvilluar ende, ajo është gjithmonë më e bukura, por le të shpresojmë.
– Shpirtërisht dhe mendërisht, për çfarë do të ishe e gatshme tani?
– Për të vazhduar me këtë energji dhe motivim. Jam e plotësuar, ndihem e plotësuar.
-…dhe kur ti ndihesh mire realisht?!
– Kur njerëzit e dashur i kam mirë dhe kur ndihma ime ka shërbyer.
– Ka diçka që mezi pret të bësh sapo zgjohesh në mëngjes?
– Po, ti them dashurisë “mirëmengjes”
-Dhe ne të urojmë t’a kesh gjithmonë…
-Keni qenë ogur i mirë për mua, në çdo sferë dhe ju falënderoj. 🙂
– Cili është qëllimi që i ke vënë vetes në jetë?
– Të realizohem dhe deri diku e kam arritur.
– Ka një gjë që pendohesh që të ka ikur me rritjen?
– Kur je fëmijë, u gëzohesh edhe gjërave fare të parëndësishme. Me rritjen, kjo ndjesi të braktis.
– Çfarë do ta bënte botën një vend më të mirë?
– Të ishim më dashamirës ndaj njëri-tjetrit. Kaq e kemi në dorë.
– Çfarë do t’i thoje Syartës së disa viteve më parë?
– Faleminderit që duke besuar te vetja, më solle në versionin që jam sot.
– Si e çliron veten nga negativiteti?
– Duke reflektuar për ta parë situatën më gjerë, drejt fenomenit dhe jo momentit.
– Imazhi që ke në kokë për Syartën mama, sepse drejt hapave të mëmësisë je?
– Një mama me kohë të plotë, që ndër të tjera do të ketë gjithmonë predispozitën për të kuptuar dhe mbështetur botën e fëmijëve të saj.
– Diçka që të ka mësuar shumë?
– Po mësoj të mos stresohem për gjëra që nuk i kam në dorë.
– Një detaj që ka vëmendjen tënde, menjëherë?
– Puna ime më ka bërë t’i vë më shumë re detajet, sidomos në sjelljen e njerëzve. Për shembull, lëvizja e duarve gjatë të folurit shpreh gjendjen emocionale.
– Një mesazh për dikë, publikisht?
– Lumturohem kur kuptoj se te publiku kam transmetuar përtej asaj që duket. Prandaj dua t’i falënderoj pa masë për dashurinë që më japin.
– Historia më e bukur e dashurisë?
– Ajo e çiftit që u rritën dhe u plakën bashkë, si dashuria ime ♥️
– Mbrëmja ideale?
– Një mbrëmje që të ofron privatësi, larg zhurmës dhe vëmendjes.
– Çfarë gjen për të ndryshuar te vetja?
– Natyrën time perfeksioniste.
– Për çfarë je duke shpenzuar kohë tani?
– Për këngën e re dhe disa plane të jetës private.
– Një çështje, një situatë në të cilën mund të kishe bërë më shumë?
– Gjithmonë mund të bëjmë më shumë.
– Një pyetje që s’ka marë ende përgjigje?
– Dilemat nuk do të marrin kurrë përgjigje por le t’i lëmë të zgjidhen vetë 😊
Syarta: A love that lasts a lifetime
– Syartë, good songs are in the hands of the singer or the composers?
– Credit goes to the creators of my songs. The song goes through a process where we exchange many ideas to come out the best. I can give it life through interpretation.
-and the new song…
-As soon as the realization is closed, the pandemic prevented us from many things.
– But like every bad thing there is a good one, and you have found your love or not?!
– Yes, it’s true because I think that God writes things and fate for each of us and I’m happy with my fate
– The song that every time you hear it you say: “This should have been my song”?
– There are many, especially since I listen to different currents and some genres suit me.
– The most beautiful musical event in the country?
– What is not yet developed is always the most beautiful, but let’s hope.
– Spiritually and mentally, what would you be ready for now?
– To continue with this energy and motivation. I am fulfilled, I feel fulfilled.
-You feel great when…
– When my loved ones are good and when my help has served.
– Is there something you look forward to doing as soon as you wake up in the morning?
– Yes, I say “good morning” to love
– And we wish you to always have it…
– You have been a good omen for me, in every sphere and I thank you. 🙂
– What is the goal you have set for yourself in life?
– To realize myself and to some extent I have achieved it.
– Is there one thing you regret that got away with growing up?
– When you are a child, you are happy even at completely insignificant things. With growth, this feeling leaves you.
– What would make the world a better place?
– To be kinder to each other. That’s all we have.
– What would you say to Syarta a few years ago?
– Thank you for believing in myself, you brought me to the version I am today.
– How do you free yourself from negativity?
– Reflecting to see the situation more broadly, towards the phenomenon and not the moment.
– The image you have in your head of Syarta, mom, because you are on the steps of motherhood?
– A full-time mom, who, among other things, will always have the predisposition to understand and support the world of her children.
– Something that has taught you a lot?
– I’m learning not to stress about things that are out of my control.
– A detail that has your attention, right away?
– My work has made me pay more attention to details, especially in people’s behavior. For example, hand movement while speaking expresses emotional state.
– A message to someone, publicly?
– I am happy when I realize that I have transmitted to the public beyond what is visible. That’s why I want to thank them immensely for the love they give me.
– The most beautiful love story?
– That of the couple who grew up and grew old together, like my love ♥️
– The ideal evening?
– An evening that offers you privacy, away from noise and attention.
– What do you find to change in yourself?
– My perfectionist nature.
– What are you spending time on now?
– About the new song and some private life plans.
– An issue, a situation in which you could have done more?
– We can always do more.
– A question that has not been answered yet?
– Dilemmas will never be answered, but let’s let them solve themselves 😊