Olta Gixhari, partneri i saj dhe djali i tyre Amar, jeton prej disa kohësh në Spanjë.
Në një intervistë për “Goca dhe Gra”, në nisje të sezonit të ri, artistja ka folur për jetën e saj në Spanjë dhe ka treguar për planet për të ardhmen. Ajo thotë se dëshiron të ketë një fëmijë tjetër dhe të organizojë një dasmë.

“Uroj ta kem vajzë, por kam plan të bëj edhe një fëmijë tjetër. Dasmën nuk e kam menduar. Edhe kur e mendoj veten nuse, e mendoj me shalë jashtë gjithmonë”.
Megjithatë, ka qenë gjithnjë e rezervuar për jetën private dhe partnerin nuk e ka bërë asnjëherë publik. Për “Goca dhe Gra”, ajo pranoi të përshkruante tiparet e tij, ndërsa një vajzë e talentuar në studio pikturoi portretin, që Olta tha se i ngjan të dashurit të saj.
“Sytë i ka shumë të bukur. I ka kafë, si me bisht. Sytë kanë qenë gjëja e parë që më kanë goditur tek ai. Ka hundë shumë të rregullt, buzët i ka të trasha por i fsheh. Ka pak mjekër, nuk është i rrumbullakët në fytyrë. Nuk është as shumë i gjatë. Është shumë i qeshur”.