Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Kodra e tradhëtisë! Nga Flavio Qarri
Këngëtarja që bëri për vete çdo shqiptar me zërin e saj, ka sot ditëlindjen! Ja sa vjeç mbush Parashqevi Simaku
Arsen Muskurti që i mori jetën vëllait dhe kunatës del para trupit gjykues, përshëndet me dorë mediat (video)

Këngëtarja që bëri për vete çdo shqiptar me zërin e saj, ka sot ditëlindjen! Ja sa vjeç mbush Parashqevi Simaku

Parashqevi Simaku emri më i dashur i skenës shqiptare për shumë festivale me radhë dhe që fitoi zemrat e publikut dhe shumë duartrokitje të zjarrta që shoqëronin daljet e saj në skenë ka mbetur memorizuar edhe sot.

Pamja e saj e ngrohtë, zëri i ëmbël, dhe këngët e kënduara prej saj e shndërruan shpejtë në ikonën e muzikës më të suksshme shqiptare gjatë viteve ’80- ’90.

Parashqevi Simaku u lind në Kavajë më 1 shtator 1966 dhe sot ben 56 vjece. Dhe më pas u shpërngul në Durrës. Ajo që e vogël filloi të këndojë, duke bashkëpunuar me kompozitorë të talentuar.

Advertisement

Këndoi në shumë festivale edhe Koncerte të Pranverës. Më 1985 (Festivali i 24-të i Këngës në RTSH) zuri vendin e parë me këngën “Në moshën e rinisë”, gjithashtu më 1988 fiton çmimin e parë të Festivali i 27-të i Këngës në RTSH me këngën “E duam lumturinë”, kompozuar nga Pirro Çako. Repertori i saj përfshin një numër të madh interpretimesh dhe suksesesh që u kurorëzuan me çmime të para.

Pas vitit 1991 ajo largohet edhe jeton në SHBA, duke u marrë edhe atje me muzikën, dhe duke nxjerrë një album të ri. Hera e fundit që u shfaq në Shqipëri ka qenë viti 1996 në Festivali i 35-të i Këngës në RTSH si e ftuar

Pas largimit në SHBA, flitet se jeta e saj është vështirësuar vitet e fundit. Dhe shteti shqiptar nuk është interesuar kurrë për shendetin e një prej simboleve të artit, në një kohë kur kultura dhe muzika po rrënohet gjithnjë e më shumë, shpesh here edhe nga pseudoartistë.

Pak vite më pare u raportua se ajo vụan nga paraliza faciale, që i ka prekur gojën. Ndaj ajo nuk performon më në skena me këngët e saj. Mbase nuk dëshiron për këtë arsye, që publiku ta shohë në një gjendje ku ajo nuk mund të këndojë më.

Pas largimit në SHBA, në fillim të viteve ’90, ajo u rikthye shumë rrallë. Për herë të fundit më shumë se dy dekada më parë. Nuk dihet prej vitesh më asgjë për një nga këngëtaret ikonë të Shqipërisë e cila sot feston ditëlindjen e saj të 56.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kodra e tradhëtisë! Nga Flavio Qarri

Next Post

Arsen Muskurti që i mori jetën vëllait dhe kunatës del para trupit gjykues, përshëndet me dorë mediat (video)

Advertisement