Ata janë dy nga emrat e njohur të estradës shqiptare, me të cilët publiku është shoqëruar për vite me radhë. Fahrije Zogaj, një nga figurat artistike më të kërkuara në estradën shqiptare e më gjerë është gjithmonë prezente në koncerte apo evente e gëzime familjare, në Shqiperi e jashtë saj. Me dhjetëra pjesëmarrje kombëtare e ndërkombëtare, shumë albume dhe hit-e, Fahrija ka gjithmonë diçka për të rrëfyer për jetën e saj artistike por edhe private që i ngjan aq shumë një filmi romantik. E lumtur në jetën familjare me artistin Bujar Dyrmishi, një çift i përkushtuar, Fahrijes është një nga zërat më brilantë të muzikës tonë. Ajo gjithmonë shoqërohet nga bashkëshorti dhe menaxheri i saj artistik Bujarin madje këtu është bërë pjesë e kësaj interviste të këndshme…!
-Fahrije, ky ishte fundsezoni veror, por ndërkohë fillim sezoni i ri, a ishit të ngarkuar këtë verë që sapo shkoi me koncerte dhe evente? Si i menaxhuat që të kishit kaq sukses?
-Përshëndetje dhe së pari dua t’ju falënderoj për këtë intervistë. Kemi ardhur nga dy sezone të bllokuara nga pandemia, por ky vit ishte më ndryshe pasi kemi qenë në çdo vend ku flitet shqip. Suksesi varet nga investimi dhe produkti, pasi këngët e mija përcjelin dashurinë për atdheun.
-Cilat janë vendet që ju kanë mirëpritur dhe sigurisht ju kanë kërkuar përsëri?
-Jam tepër e respektuar dhe e nderuar në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Preshevë, pasi prej 16 vitesh, më së shumti kam qenë pjesë e dasmave qpo mbrëmjeve familjare në këto vende.
-Cilat skena gëzimesh familjare prisni dhe keni në plan të vizitoni sezonin e ri?
-Të jem e sinqertë për mua i gjithë viti është një sezon sepse jam tepër aktive, gjithashtu edhe në mbrëmje të ndryshme nëpër Europë. Në muajin Nëntor, për festat e nëntorit dhe të fundvitit do jem së bashku me bashkëshortin tim për disa koncerte në USA.
-USA, ëndrra e të gjithë artistëve, por pak prej tyre e prekin, çfarë prisni nga ky tur që keni atje për festat e Nëntorit, thënë ndryshe pse jeni kaq të kërkuar atje?
-Kam qenë si vizitore në USA dhe më ka pëlqyer ai vend i bekuar, do thoja unë. Këngët e mia janë pëlqyer sidomos këngët, “Një komb, një flamur” dhe “Jam shqiptare e kam për nder”. Kompania e njohur USALB PARTIES CORP me mëngjerin e nderuar zoti Gjergj Kovaçi, i cili organizon shumë evente për bashkëatdhetarët në New York e më gjerë dhe së bashku me kolegun Bujar Durmishi do të jemi në disa evente në USA, ku adhurues të këngëve tona do të na presin e do ndajmë me ta atmosferën e mrekullueshme. Zoti Gjergj është ai i cili do të kujdeset që koncertet tona atje të jenë sa më të sukseshme, pasi ai gëzon një respekt të madh nga publiku.
-Koleg, menaxher dhe bashkëshort, a është e lehtë të jesh i gjithanshëm zoti Bujar, meqë jeni këtu dhe mund të na e thoni dhe vetë?
-Të jem i sinqertë jo, nuk është e lehtë sepse duhet të përshtatesh me tregun. Por, falë Zotit Fahrija tashmë, është në majat e estradës, falë punës, respektit dhe modestisë.
-Cila është gjëja më e bukur që keni nga ky trinom profesional dhe shpirtëror?
-Gjëja më e bukur është se takojmë shumë njerëz, njerëz të ndryshëm dhe ndihemi shumë mirë kur ata flasin për këngët tona dhe janë të gëzuar që na shohin nga afër.
-Produksionet e reja, a mund të na flisni pak më shumë dhe çfarë ka në të ardhmen tuaj të projekteve muzikore?
-Sapo kemi mbaruar disa projekte. Bujar Durmishi së shpejti do të vi me një këngë tepër të bukur nga trevat e jugut. Sa i përket projekteve të mija ato do të jenë 6 këngë të reja, dy sapo i mbaruam me gjumet, njëra këngë e ka burimin në motivet e Kosovës dhe tjetra është këngë dasmash me motive nga Pollogu i Maqedonisë. Së fundmi shpresoj shumë që këngët të pëlqehen nga publiku jonë i shumtë! Ju falënderoj për këtë intervistë të këndshme!