Ka rrëmbyer zemrat me këngën e fundit me titull “Luj luj” më bashkëpunim me Bes Kallakun dhe Klodian Kodrën. Bashkimi bën fuqinë, e sidomos kur Gerona është pjesë e ekipit. Një sukses i qartë, me mbi 14 milionë shikime, komente e vlerësime në pak kohë. Miq, Gerona Hyska bën pjesë në atë grup artistësh që pasionin nuk e lënë kurrë në mes. Muzika për të nuk është thjesht profesion dhe mënyrë mbijetese. Suksesi i saj gjendet në dashurinë për çka ajo bën. E kemi thënë edhe herë të tjera që ky është viti i Geronës dhe duket se nuk do ta lërë me kaq me këngë të reja. Në një video te postuar prej saj ka nënkuptuar që projekti i ri është në ardhje. “What’s next” ka shkruar ajo duke i lënë ndjekësit të pretendojnë për një këngë që do rrëmbejë miliona klikime…!