Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Bianca: “Dashni je”, eksplozivi i verës

Bianca, ky është emri që duhet të fiksoni sepse do mbahet mend gjatë. Sapo ka sjellë një bashkëpunim me titull “Dashni je” dhe më besoni Biancën nëse e takoni është vërtet dashni…! Njihuni më shumë me të…!

-Bianca, çfarë e bën të veçantë një prurje tënden në gjithë këtë lëmsh këngësh, klipesh, këngëtarësh…

Advertisement

– Shumë mirë e the, është një lëmsh i vërtetë,  por kjo nuk më pengon aspak të sjell diçka të re e të veçantë. Sapo kam publikuar këngën “Dashni je” më bashkëpunim me Shpat Kasapin dhe produksion të Gramoz Kozelit e Don Production. Shpresoj t’ju ketë pëlqyer. 

–  Çfarë e ke patur gjithnjë pikë të dobët në këngët e tua?

– Në çdo material që kam punuar kam insistuar gjithmonë që melodia dhe teksti të krijojnë një gjëndje të veçantë te publiku.

–  Ka momente që kur mendon me veten, thua se nëse do riktheheshe mbrapsht, shumë gjëra do t’i  bëje ndryshe?

– Ka disa momente kur mendoj që do kisha vepruar ndryshe në lidhje me disa persona që e shohin artin vetem si mënyrë për të fituar mbi çdo kriter etik dhe moral.

–  Kujt ia pranon me kënaqësi kritikat?

–  Kritikat i mirëpres nga secili, që nga njerëzit që janë dëgjues të thjeshtë, deri tek ata që janë kritikë të mirëfilltë të muzikës. Kritikat më japin mundësi të përmirësohem.

–  Çfarë ka të bukur dhe çfarë negative në faktin që je pjesë e botës së muzikës?

– Të bukur ka faktin që e sheh se njerëzit kanë vlerësuar punën tënde. Negative pastaj është pjesa që duhet të jesh i rezervuar,  qoftë dhe në diçka që shpreh apo bën spontanisht sepse mund të keqinterpretohet.

–  Çfarë do të ishte një e papritur e bukur për ty në këtë moment?

– Heee nuk e di…. Së shpejti kam projektin e ri kështu që,  më mirë s’po flas. Kemi verën përpara kështu që le të buzëqeshim…! 

–  Një ofertë që nuk e ke pranuar në një moment dhe tani të ka mbetur peng?

– Nuk më ka mbetur peng asnjë ofertë sepse çdo vendim që marr,  është i mirëmenduar.

–  Nëse do të identifikoheshe me një aromë, cila do të ishte ajo?

– Jasemini. (Buzëqesh)

–  Ke frikë mos koha të ndryshon?

– Nuk frikesohem aspak, është një cikël i natyrshëm.

– Arrin t’i menaxhosh mirë kohën dhe veten tënde?

– Mendoj se arrij t’i menaxhoj mjaftueshëm.

–  Çfarë ka fuqinë të të përfshijë emocionalisht?

–  Në gjithçka që bëj mundohem të përfshihem 100 përqind .Jam natyrë që nuk bëj kompromise pothuajse kurrë dhe si pasojë,  prekem nga shumë gjëra.

–  Të tremb largësia?

–  Nuk më tremb,  por më merr malli.

–  Sukseset janë në proporcion të drejtë me punën, fatin, apo këmbënguljen?

– Jam e mendimit se njeriu e krijon fatin e tij vet, kështuqë,  puna dhe  përkushtimi të japin dhe suksesin.

– 5  gjërat që ke vendosur në listën e gjërave për t’u bërë deri ne fund te ketij viti?

–  Kam shumë gjëra që kam në mendje t’i bëj deri ne fund te këtij viti, por i marr natyrshëm,  nuk i bëj me plane kaq strikte!

–  Ka shoqe që të shohin me “bisht të syrit”?

–  Kam me shume kolege dhe shoqet i numeroj me gishtat e njerez dore.Prandaj, shoqe me mire pak e sakte se shume e per lume 😉

– Çfarë nuk do t’i falje kurrë një personi që të njeh mirë?

– Në përgjithësi njerëzit fallco, që lëpihen,  nuk i duroj dot.

–  Më thuaj diçka të këndshme që do të doje që dikush të bënte për ty?

–  Çdo gjest i bërë me dashuri, do ishte i këndshëm.

–  Nëse ke nevojë për një përqafim, nga kush e kërkon?

– Nga njerëzit e mi të dashur.

–  Çfarë do të doje të të ndodhte nesër?

–  Te jetoja te sotmen, bashkë me familjen, e kam të shenjtë!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë vjen më pas?! Gerona nuk ka të ndalur…!

Next Post

Spikeren e njohur të lajmeve e pushojnë nga puna sepse nuk lyente flokët

Advertisement