Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Avokatët e djallit dhe djajtë e politikës e gazetarisë shqiptare! Nga Agron Berdaj


Mënyra se si po përcillet në publik nga politika dhe një pjesë e gazetarisë Shqiptare ndodhia e Gramshit,ku tre rusë me veprime të dyshimta e dhuese,tentuan të futen në teritorin e Uzinës Ushtarake ,e klasifikuar si zonë e ndaluar,është tepër zhgënjyese.Ajo si ngjarje është në vazhdën e një klime spiunazhi që ka shpërthyer në Shqipëri kohet e fundit.Opinioni shoqëror është tejëgopur me histori misterjoze agjenturash të brendëshme e të jashtëme.Flitet si për ish-spiunë të rraskapitur ,apo 80 lekshat që sot quhen birbilfryrësat,por edhe për agjentë të nivelit strategjik.Bëhet fjalë për ata që përgjonin mesuesen e klasës,shokun e bangës,apo edhe nënë e babanë e tyre në shtëpi, e deri ata me karjerë si në politikë e në fushën e spiunazhit brenda dhe jashtë vendit.Të njejtit spiunë në të dy sistemet.
Pa u hyrë gjëmb në këmbë me ndihmën e padronëve dhe duke qënë vetë ata në majë të pushtetit mundën ti pastronin dosjet e tyre si spiunë, duke ruajtur brenda qënies së tyre imazhin dhe kodet që mbanin. Madje ata sot kanë rrëmbyer flamurin e opozitarizmit shqiptarë,për ta kthyer shqipërinë në një mocal të shërbimeve sekrete të disa vëndeve dashakeqëse të Shqipërisë.
Kur atmosfera është e mbushur me histori agjentësh të brendëshëm dhe të jashtëm,natyrshëm të lind pyetja se është rastësi shfaqja e tyre në të njëjtën kohë, apo një dorë e kujdesëshme i lëviz kartat.Se bëhet kjo për demostrim force,apo ky është sfondi për të tërhequr vëmëndjen nga ngjarje edhe më të mprehta e të rrezikëshme.Përgjigjia e këtyre pyetjeve është cështje e specialistëve dhe e instrumentave të sigurisë e mbrojtjes kombëtare.Por, ajo që bie rëndomtë në sytë e publikut është sesi kjo veprimtari agjenturore,e ky bollëk spiunësh brenda vendit, dhe të ardhur nga jashtë meren në mbrojtje nga njerëz të politikës e disa gazetarë mediokër duke bërë avokatin e djallit.
Që në fillim duhet të bëjmë një sqarim se termi avokati i djallit nuk ka asgjë të përbashkët me djajtë e politikës dhe gazetarisë shqiptare.Si termë figurative avokati i djallit është përdorur nga Kisha Katolike kur njëri nga kardinalët caktohej të bënte oponencën ndaj kandidatit që mendohej të shpallej shënjtorë. Ai kishin të drejtë ta shpinin kritikën ndaj kandidatit në ekstrem,të ngrinin hipoteza,e të bënte analiza edhe për detajet më të parëndësishme të figurës së tij.Ai duhet të sillte në këshillin e kardinalëve opinjone dhe mendime të pa përpunuara, të abstragonte ,të dyshime, të zhvillonte mendimin e kundërt, të hiperbolizonte probleme,por gjithmonë në aspektin pozitive.Qëllimi i tyre ishte fisnik pasi bëhej fjalë për emërtimin e një shënjtori të pagabueshëm dhe ndricues për besimtarët kristianë.
Të karahasosh avokatët e djallit me djajtë e politikës dhe gazetarisë Shqiptare,është si të krahasosh natën me ditën,të pa krahasueshmen.Avokatët më të zellshëm në mbrojtje të spiunëve kanë qënë vetë viktimat e tyre.Me kostumin e politikanit, të antarëve të Forumit të Autoritetit të Dosjeve,e atë të të përndjekurëve politikë janë deformuar e tjetërsuar të vërtetat me dosjet e sigurimit të shtetit.Nga ata ,ose nën hijen e tyre thuhet se janë fshirë apo zhdukur dosjet e politikanëve si spiunë e agjentë të shërbimeve të huaja,janë dhënë vërtetime fallco, me të dhëna të ndryshuara për politikanët, që duhet të vërtetonin pastërtinë e figurës.Ata kanë zbatuar praktika dhe rregulla që e vërteta e qënies së tyre si spiunë të fshihej sa më thellë në xhunglën e politikës Shqiptare.Në këtë rastë autoritetet përkatëse kanë bërë biznes me dosjet e të dyshuarve si spiunë,duke e shpurë punën e këtij institucioni në dështim të plotë.Edhe sot,po nga segmente të këtyre strukturave e të politikes bëhen thirrje që dosjet e idhujve të tyre, të mos hapen.
Pse kjo aleancë e të përsekutuarit me persekutorin.Nga ana tjetër pse kjo urrejtje e tyre vetëm për birbilfryrësat,apo 80 lekshat dhe jo edhe për spiunët që edhe sot drejtojnë majat e politikës shqiptare.Cfarë kompromisi fshihet mes politikanëve spiunë dhe autoriteteve që u kanë fshehur atyre veprimtarinë agjenturore.Kompromiset dhe aleanca mes politikanëve spiunë që përfaqësonin krahun ekstrem të Partisë së Punës, me hijet e kolabëracionizmit që enden si të tërbuar nëpër shqipëri,dhe turmave të etura për shkatërrime dhe dhunë,të instaluara në PD në këto 30-vjetë e kanë deformuar përmbajtja e vërtetë të demokracisë liberale .Kjo amalgamë, pa ngjyrë e pa formë shpeshë e mbështetur edhe nga ndërkombëtarët, ka cënuan rëndë te demokracinë e vërtetë.Ata krijuan një pushtet autokratik si brënda partisë ashtu edhe në qeverisje duke dhunuar institucionet demokratike ,vranë njerëz dhe e kthyen vendin në një plasdarmë të terrorizmit ndërkombëtarë.
Edhe forcat politike që sot nuk duan të hapen dosjet e spiunëve, tregon se ato në këto 32-vjetë janë kacavjerur pas aleancave të gabuara,kur liderit e tyre diheshin se ishin me dosje sigurimi dhe në shërbim të agjensive të huaja të spiunazhit.Këto forca politike në aleanca kanë luajtur rolin e patericave,për një vend ministri, një pronë a koncensjon ,një shpërblim, dhe kaq.Kanë munguar përpjekjet nga ata, për të treguar modelin e vërtetë të qeverisjes demokratike .Ndaj pesha specifike e këtyre partive në spektrin politik që bashkëpunojnë me spiunët është e vogël dhe pa ndikim,kur ato duhet të ishin opozita e vërtetë në vend.
Pas 32-vitesh nga ndryshimi i sistemit politikë, kërkohet të bëhet dekomunistizimi i vëndit.E turpëshme dhe maskaradë e vërtetë.Kur të gjitha vendet e lindjes këtë proces e kanë përfunduar dekada më parë,në shqipërinë e cudirave thuhet se do të nisi tani. Kjo që po bëhet është paaftësi e pushteteve ku ato sa herë ndodhen ngushtë ndërmarin fushata dekomunistizimi,pra një luftë të re klasash.Dhe më e keqja është kur këto fushata i drejtojnë pasardhësit e kolabëracionistëve e kriminelëve të tipit Isa Toska,ish-komunistë spiunë dhe ekstremistë të konvertuar në demokratë,njerëzit e trafiqeve dhe të korrupsjonit,vagabondët politikë,njerëzit më pa moral të shoqërisë.Mereni me mënd përfundimin e këtij aksionin politikë. është koha të nisi defashistizimi i politikës dhe shtetit,pasi Dekomunizimi ka 32-vjetë që po kryhet me mjete dhune dhe terrori,hapur dhe në prapaskenë,me ligje dhe në errësirë,me heshtje dhe daulle.Nëse ka mbetur ndonjë gjë tjetër pa dekomunistizuar, le të bëhet.Por dekomunizimin i vendit nuk do të thotë fashisistizimin e tij,i cili në këto 32-vjetë jo vetëm se ka arritur në ekstreme,por është bërë faktor i krizave politike,i korrupsjonit shkatërrimit të demokracisë dhe i mbrojtjes të spiunëve.Fenomeni shqiptarë i bashkëpunimit mes komunistëve spiunë të kovertuar në antikomunistë,me kolabëracionistët dhe pasardhësit e tyre duke përdorur si ushtri turmat e rrugës,është një fenomen i vecantë ku për studimin e tij duhet të meren shkencat politike,sociologjike,etike dhe psikologjike,por edhe ajo psiqiatrike.
Në rolin e avokatëve të djallit,për mos hapjen e dosjeve të birbilfryrësave janë vënë edhe një grushtë gazetarësh trushpëlarë.Në emër të lirisë së shprehjes ata nuk e kanë problem të shpifin e të gënjejnë opinjonin,të deformojnë të vërtetën,të santazhojnë,e të përhapin informacion të rremë,apo duke përdorur teknikat gazetareske të nxjerrin sekrete që dëmtojnë sigurinë kombëtare.Sipas disa prej tyre, teknologjia e internetit që mundëson fotografimin nga njëri cep i globit në tjetrin,e ka zhvleftësuar rolin e agjentëve në zbulimin dhe marjen e të dhënave në objekte strategjike, civile dhe ushtarake.Ndaj sipas tyre edhe ngjarjet e spiunëve rus në disa objekte ushtarake,janë pa rëndësi dhe truke për të tërhequr vëmëndjen nga problemet e brendëshme.Në zbulimin ushtarak dhe atë agjenturor përdorimi i internetit është e një rëndësie të vecantë,por kjo nuk e ka zvogëluar aspak zbulimin fizik,me vëzhgues dhe agjentë.Madje këto zbulime shikohet të jenë shtuar dhe specializuar akoma më tepër duke u kordinuar me shërbimin e zbulimit përmes internetit.Bllogerët sot,në shumë raste punojnë edhe për agjensitë e spiunazhit.Këtë e vërteton edhe fakti që disa shtete i kanë ndaluar dhe dënuar ata, me akuzën e spiunazhit.Janë me qindra detyra siunazhi që nuk mund ti kryej interneti apo fotografia duke filluar që nga skuadrat e diversjonit dhe thellimin e krizave politike, nacionale e fetare,të sabotazhit,saktësimin dhe përnjohjen e terenit,ndërlidhjes mes abonentëve, e shumë detyra të tjera.Shqipëria në këto 30-vjetë ka përvojë të hidhur, ku disa herë ka rënë viktimë e terrorizmit dhe diversjonit agjenturor,nga organizata mafioze e xhihadiste.Si mund të nënvleftësohen zbulimet e huaja në Shqipëri kur agjentët e tyre janë kapur në baza dhe objekte ushtarake e civilea me rëndësi strategjike.Ata në punën agjenturore në teren kanë plotësuar të dhënat e munguara nga zbulimi ajrorë,se kanë vëzhguar në teren detaje si mënyra e ruajtjes së objekteve,kanë plotësuar me skema hijet që lë zbulimi ajror,kanë realizuar takime në hierarkinë e agjenturës, etj.
Mesa duket vendi ynë është i parapëlqyer nga këto agjensi spiunazhi për organizimin e lojrave agjenturore, demostrimin e forcës dhe larjen e hesapeve mes kundërshtarësh.Ngjaria e 15 tetorit të vitit të kaluar në Qerret të Durrësit,ku 4 turistë rusë u gjendën të vdekur,nuk mund të anashkalohet si një ngjarie e rastit,por duhet parë më thellë.
Lufta politike pa moral e ndjenja atdhetare i ka bërë një pjesë të njerëzve,politikanëve dhe gazetarëve,të përqafohen edhe me armikun,keqdashësin,kriminelin e spiunin, madje duke i marrë në mbrojtje përmes avokatisë së djallit.Ky fenomen nuk ka filluar sot.Historia shqiptare rënkon nga dukuri të tilla të turpëshme.Politika e të gjitha krahëve është përgjegjëse për këtë përcarje të madhe.

Agron BERDAJ

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ai mund të jetë një miliarder, por mënyra si trajton nënën e bën një dyleksh

Next Post

Kodra e tradhëtisë! Nga Flavio Qarri

Advertisement