Me ka lene nje shije shume te keqe mllefi dhe pandjeshmeria e nje komuniteti te tere online qe guxon te zhvleresoje humbjen e jetes se dikujt vetem se bindjet politike e fetare jane ne kundershtim me te tyret.
Vetevrasja nuk eshte thirrje per vemendje, denim i ndonje fuqie supreme, snobizem apo ku di cfare! Eshte treguesi pa kthim qe individi ne fjale VUANTE nga shendeti mendor, e si cdokush qe vuan kishte nevoje per ndihme e mbeshtetje, qe nje shoqeri e pandjeshme fatkeqesisht deshton t’ja jape.
Kush vret veten, nuk po kerkon vemendjen e askujt, as qe do t’ja dije t’i beje pershtypje ndokujt sepse deshperimi nuk e lejon dot te shqetesohet nga gjykimi social.
Krejt perkundrazi, vetevrasja eshte pashpresshmeri dhe deshmi e pafuqise paralizuese qe ndjen personi qe e kryen.
Vetevrasja kryhet ne kushte dhimbjeje therese dhe perballe saj ASKUSH nuk ka aspak te drejte ta gjykoje si akt frikacak, egoist etj etj, por thjesht te shprehe dhembshuri per ate qe ka ndjere viktima, per humbjen e familjareve e nese s’mundet ta beje kete, te pakten te heshte.
Mungesa e thelle e empatise dhe percmimi apo komentet e tjera anjerezore perballe vetevrasjes se dikujt, kushdo qofte, s’jane gje tjeter vecse nje deshmi patetike e nje injorance emocionale dhe nje mangesi e theksuar njerezilleku!