Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Konservatorët Anglezë dhe Dumbabistët Shqiptarë të “Foltores”! Nga Agron Berdaj

 Titulli i shkrimit duket sikur ofron, mes të dy subjekteve politike një llojë krahasimi,qoftë edhe qortues, apo kritik.Kurrësesi jo.E pa krahasushmja është ajo që e dallon,Partinë Konservatore Angleze,si shkollë e standarteve më të larta demokratike në Botë,dhe “Foltores” shqiptare,si mbetja më e shëmtuar e orjentalizmit primitive,e patriakalizmit, dhe e barjaktarizmit kanunor.Ngjarjet e zhvilluara kohët e fundit,e bëjnë edhe  më alarmante dhe ulëritëse gjendjen, duke rritur shqetësimin,se sa akoma më thellë do të zhytet “Foltorja”, dhe bashkë me të, edhe Partia Demokratike.

 Parë zhvillimet e fundit në Partinë Konservatore Angleze,me ato në “Foltoren” shqiptare, si tribuna e demagogjisë dhe e mashtrimit,pakrahasushmëria mes tyre,mer fuqi apsolute, dhe tepër tronditëse.Kryetari i Partisë konservatore Angleze,dorëzoi postin në mënyrën më demokratike, dhe ju nënshtrua gjykimit të partisë.Berishistët dhe dumbabistët shqiptarë,të udhëhequr nga Berisha, e coptuan dhe e përcanë Partinë Demokratike,i rrëmbyen asaj ,siglën,simbolet,zyrat dhe emrin. Partia Konservatore angleze,e shkarkoi Boris Johnson,nga posti i Kryeministrit të Anglisë.Dumbabistët e Foltores shqiptare,kërkojnë të ringjallin,një kufomë politike,tërësishtë të dekompozuar nga koha.

Advertisement

Konservatorët anglezë,e detyruan kryeministrin të dorëhiqet,thjeshtë për shkelje etikës,pasi nuk u tregua i vëmëndshëm ndaj një ministri në kabinetin e tij,të përfolur për cështje seksuale.Dumbabistët shqiptarë,kërkojnë të ringjallin, dhe të sjellin në pushtet,njeriun që akuzohet për krime shtetërore,banditizëm dhe korrupsjon,për terrorizëm,dhe shkelje flagrante të politikave të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare.

Kryeministri anglez u detyrua të dorëhiqet,edhe pse në kohën e qeverisjes së tij,vendi pati suksese dhe tregues të lartë  ekonomik,se përballoi me dinjitet,pandeminë dhe u rreshtua në krahun e duhur në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.Dumbabistët shqiptarë,kërkojnë të ringjallin për herë të tretë,njeriun e piramidave,që u vodhi lekët shqiptarëve,që shkatërroi Shqipërinë në 97-tën.Për interest e bizneseve familjare ai, shkaktoi Gërdecin me 23 viktima,dhe për të mbrojtur karriken e tij,si një cub i cartur, vrau nga fërngjitë e kryeministrisë, katër njerëz të pa fajshëm.Dhe për këtë është i penduar se duhej të vriste më shumë demostrues.

Qoftëlargu është njeriu që e ka goditur në qelizë demokracinë dhe zhvillimin në Shqipëri,duke e orjentuar vendin nga komunizmi drejtë korrupsjon.Në Partinë Konservatore Angleze,demokracia vlerësohet si,kulturë politike,si mundësi zhvillimi ,si konkurenc e ndershme mendimi dhe veprimi,si alternative sigurie dhe paqjeje.Në partinë e rrumpallës shqiptare,demokracia vlerësohet,si xhungël,si ambicie dhe xhelozi korruptive,si luftë për tendera,pasuri dhe pushtet, pa kufi.Opozitarizmin ndaj kundërshtarit politik,e bëjnë kur ata shikojnë se janë prishur balancat e korrupsjonit, mes tyre dhe pozitës,dhe jo kur janë shkelur parimet e demokracisë.Kundërshtarin politik, ata e luftojnë,nga prirja se korrupsioni sot,në disa fusha ja kalon treguesve  të korrupsionit në qeverisjen e tyre.Se tenderat sot, janë më të majme se kur Shqipëria nga ata,ishte nxjerrë në ankant,me cmimin një euro .Ata xhelozohen kur shikojnë se sistemi i vjedhjeve administrative, strategjia e tyre kryesore,vazhdon të përdoret edhe sot.Atyre nuk u vjen keq se pse, po përdoret droga në Shqipëri,por tërbohen se pushteti sot,u ka vjedhur strategjinë dhe mekanizmat,që dumbabistët i kishin përpunuar dhe zbatuar me shumë sukses duke ,  siguruar sundimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Është lemeri të dëgjosh sot Qoftëlargun të flasi, se kur të vij në pushtet(qoftë larg),do të heqi imunitetin e  kryeministrave, në këto 30-vjetë,dhe do ti shpjeri ata, para drejtësisë. Ndërsa sot, që nuk është në pushtet Berisha, i fshihet drejtësisë,si djalli nga temjani,e santazhon atë, dhe përdor zyra të shumta avokatie,brenda dhe jashtë vendit, për ta mbrojtur nga krimet e bërëra.Atë e tmerron hija  e viktimave të tij,të cilët bëjnë thirrje për drejtësi.Nesër, thotë Berisha,do ta respektoj drejtësinë,ndërsa sot kur një deputet sharlatan ,vëllai i Babales,për shpifje ordinere u thirr për tu gjykuar,Tano Karidi shqiptar,mobilizoi partinë,sipas zakonit të vjetër,për tju kundërvënë drejtësisë,duke e santazhuar atë .Thotë Berisha se do ta shpjeri shqipërinë drejt europës,në një kohë kur gati gjithë Europa demokratike i ka mbyllur portat,duke respektuar edhe ata”Non Grarta”,të shpallur nga Amerika.I vetmi shteg që i ka mbetur Berishës, është të respektoi lidhjet e dikurshme më shtete autokrate,e organizatat tërroriste në lindje,për të cilat  është akuzuar nga bota demokratike.Premtimi  ,se me ardhjen në pushtet , do të sjelli në Shqipëri bumin ekonomik,është një marrëzi e madhe.Në kushtet kur bota demokratike e ka izoluar, si njeri i korruptuar,që ka dhunuar dhe poshtruar demokracinë dhe drejtësinë,premtimet e tij,janë demagogji.Ndoshta ai,ka ende nostalgji për kohën e rrethimit imperialist-revizionist,për heronjtë e saj,për sfidat për ta hequr vallen edhe njëherë në gojën e ujqërve,por këtë radhë në  kushtet e shoqërisë demokratike.Perëndimi i ka mbyllur portat Berishës ,lindja vazhdon tja mbajë hapur ato.

 Fatkeqësia shqiptare nuk është monstra Berisha,por berishistët që i shkojnë nga pas.Dhe kjo kërkon një analizë të thellë,historike,social-psikologjike, ekonomike,kulturore,zakonore,por edhe politike dhe morale,që nuk mund të mbeten të shkëputura nga natyra dhe psikologjia kombëtare.E shprehur thjeshtë dumbabistët i shkojnë pas Berishës dhe berishizmit se e shikojnë atë,si simbol dhe flamurë të antiligjit, të vjedhjes, e pasuruarimit në mënyrë të padrejtë.Turmat, dhe jo populli, shikojnë sesi nën hijen e pushtetit të tij,militantët e partisë së tij,e kthejnë administratën  shetërore, në pronë private, nëpërkëmbin drejtësinë, poshtëronin e dhununonin demokracinë dhe sistemin e lodhur pluralist.Dumbabistët nuk mund të jetojnë dot pa një diktaturë, dhe një diktator të tipit Berisha.Populizmi me të cilën po shfaqet sot Berisha,është tepër ordiner, dhe ofendues për popullin dhe kulturën shqiptare.Ai është tipik,si ai i pleqëve të Byros Politike të Kinës,ku si shkruan Kadarea,ata për tu dukur masovikë dhe popullorë, nuk pranonin të flinin në krevat me jastëkë, por e mbështesnin kokën mbi trungje,për të qënë sa më afër popullit.Mjerë kush bie viktimë e këtij populizmi vrasës.

Konservatorët, me veprimet e kryera e ngritën edhe më lartë shkollën e demokracisë angleze,kurse dumbabistët e “Foltores”shqiptare,vazhdojnë ta thellojnë greminën në të cilën janë zhytur.Gremina e tyre po thellohet.

 Nga Agron BERDAJ      

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Sot feston datëlindjen; Ja si ia zbukuruan ditën e shënuar mjeshtres së artit Merita Merjes!

Next Post

Zëvendësshefja e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Manushaqe Shehu, e vetmja përfaqësuese e FA të RSH në Samitin e NATO-s që u mbajt në Madrid!Nga Halil Rama,Akademik &Mjeshtër i madh

Advertisement