Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Fiori Dardha: “Xhada” Fiori më në fund martohet…!

Të pathënat e festës së kurorëzimit tonë

“Më në fund ligjërisht burrë dhe grua ”, kjo është shprehja që kompleton një nga personazhet më të dashura ne ekranin e televizionit, Fiori Dardha. Po, ajo ende quhet Fiori Dardha sepse ka mbajtur mbiemrin e saj, ceremonia është bërë në përvjetorin e 50-të të lindjes së bashkëshortit dhe Abeli, djali i lindur si fryt dashurie i shikon i mahnitur në dritë të syve. 

Advertisement

-Fiori, tashmë imazhin tënd të bukur dhe të dashur e shohim në MCNTV me “Xhadat”. Si ndodhi kjo lëvitje në ekran?

 -MCN TV është një televizion i ri, shumë modern dhe që rritet çdo ditë duke bërë pjesë të tij figura shumë të dashura për publikun shqiptar.  Mua më pëlqejnë sfidat dhe MCN ka potencialin e duhur për të realizuar një format investigativ dinjitoz.  Drejtoj një staf me vajza e djem të mrekullueshëm dhe prej datës 21 mars, çdo mbrëmje në MCN TV sjellim emisionin satiriko-investigativ “Xhadat”. Si autore e këtij projekti ambicioz, nuk mund të jem më e lumtur se kaq! 

 -Bashkë me Rozin, jeni “xhadat” më të bukura të ekranit, sa me fat ndiheni për miqësinë e mirë por edhe për bashkëpunimin e frytshëm që keni në ekran?

-Atë që ju e shihni si fat, për mua është punë. Nuk mund të kesh asgjë të suksesshme për një kohë të gjatë bazuar tek fati. Për të bërë “Xhadat”, apo emisionet e ngjashme ku kam qene autore duhet shumë punë, përkushtim, profesionalizëm. Duke qene një emision i përditshëm, sado me fat të jesh, nuk ia del dot pa patur talent dhe pa punuar.

 – Çfarë ke kuptuar nga bota mediatike në gjithë këto vite pune dhe nga gjithë këta ekrane ku je shfaqur?

-Në gjithë këto vite kam kuptuar se vetmja rrugë për të qenë e suksesshme është puna. Televizioni është kënaqësi dhe sakrificë.

 -Kushtet më të mira të një X apo Y televizioni, a të ndihmojnë që të punosh më mirë, më me pasion?

-Sigurisht që kushtet e televizionit ndikojnë në realizimin e një programi. Për sa i përket pasionit, besoj që ai është i njëjtë në çdo rast.

 -Mediat kanë shkruar dhe folur pafund për ty dhe për një histori të bukur dashurie, bashkëjetese, që u kurorëzua ligjërisht vetëm pak ditë më parë. fyt i së cilës është edhe një bukurosh me emrin Abel. Po unë, çfarë të shkruaj?! 

 – Ajo shprehja e vjetër që “mukajeti të lë pa martuar” ka funksionuar në rastin tonë. Ne në fillim bëmë fëmijën, pastaj bëmë dasmën e tani në fund u celebruam.

 -Mbajte mbiemrin tënd, pse kjo zgjedhje?

-Për një arsye shumë të thjeshtë, sepse po të bëja ndryshimin e mbiemrit do të më duhej të bëja ndryshimin e të gjitha dokumentave. Unë nuk kam kohë të merrem me këtë gjë.

-Tani nuk do të lexojmë apo dëgjojmë më duke thënë “bashkësherri” apo do vazhdojë të jetë njësoj edhe pas dasmës ligjore?!

-Fakti që jemi zyrtarisht të martuar, nuk ka ndryshuar asgjë në marrëdhënien tonë në çift. Ne jemi për njëri – tjetrin ashtu siç kemi qenë deri tani. 

-Festa e dasmës ligjore, po e quaj kështu, ishte me miqtë me të ngushtë dhe familjarët. Çfarë nuk do harrosh asnjëherë nga ajo mbrëmje?

-Habinë, emocionet dhe sytë plot shkëlqim të Abelit tonë 10 vjeçar, që ndiqnin plot kureshtje çdo veprim tonin. Jemi të lumtur që i dhuruam një kujtim kaq të bukur Abelit! 

-Si të uroi Abel, cilat ishin fjalët e zemrës së tij për babin dhe mamin?

-“O maaa, o baaaa, po ju jeni martuar një herë. Ça ishte kjo?!”

-Fiori, mos ndoshta kemi ndonjë lajm akoma më të mirë në ardhje tani pas kurorëzimit të martesës?

-Po! Po punoj që në shtator, “XHADAT” të vijë me… (suprizë 😊)

-Një moment simpatik që i ka shpëtuar kamerave por që ti do të na e tregosh sot…

-Ne u celebruam në darkën e 50 vjetorit të bashkëshortit tim. Poooor, nuk u mjaftuam me kaq! Festa zgjati dy netë. Festuam me familjarë e miq të shtrenjtë dhe u kënaqëm pamasë.  Më duket se do ta kthejmë në traditë që çdo 5 vjet, të gjejmë një sebep për të bërë një “dasmë” 😊

-Dhe, për ta mbyllur… Do ta mbyllësh ti e para, apo ta mbyll unë?

-Jam fanse e gazetës Intervista që kur isha adoleshente. Sot jam 42 vjeçe. Kaq mjafton për të kuptuar se sa shumë ju vlerësoj! 😊

Intervistoi: Fabjola Kuburi

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si të si bëj zgjedhjen e duhur në jetë? Nga Fatjona Cici, trajnuese mendjeje dhe trupi

Next Post

Revista Online- Qershor 2022

Advertisement