Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

I bien abonentët, Netflix merr vendimin që nuk do t’ju pëlqejë aspak! 

Një rënie e papritur e numrit të abonentëve e ka detyruar Netflix të marrë në konsideratë disa ndryshime në shërbimet që ofron, duke diskutuar kështu reduktimin e ndarjes së fjalëkalimeve dhe krijimin e një abonimi me kosto të ulët të mbështetur nga reklamat.

Qëllimi i ndryshimeve të tilla, të cilat pritet të vihen në jetë shumë shpejt, është të ndihmohet kompania t`i rikthehet hovit, të cilin e humbi vitin e kaluar. Platforma iu gëzua një boom-i abonentësh në kohën e karantinave të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Por baza e klientëve të saj nisi të tkurrej me 200,000 abonentë gjatë tremujorit janar-mars, e para rrudhje kjo e evidentuar që kur shërbimi i transmetimit u bë i disponueshëm në pjesën më të madhe të botës jashtë Kinës gjashtë vjet më parë. Një pjesë e kësaj rënieje i detyrohet vendimit të kompanisë për t’u tërhequr nga Rusia në shenjë proteste ndaj luftës në Ukrainë, cka i solli humbjen e 700,000 abonentëve. Parashikimet janë që të humbasë edhe dy milionë abonentë të tjerë në tremujorin aktual prill-qershor.

Advertisement

Aktualisht një abonent i Netflix mund të ndajë fjalëkalimin e tij me persona të tjera e të cilët mund të shikojnë përmbajtjen që ofron kjo platformë falas. Kjo pritet të kufizohet. Për të nxitur më shumë njerëz që të paguajnë për llogaritë e tyre, Netflix do të zgjerojë një program provë që ka nisur në tre vende të Amerikës Latine – Kili, Kosta Rika dhe Peru, ku abonentët mund të zgjerojnë shërbimin në një familje tjetër për një çmim më të ulët.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Këto simbole në ëndërr nuk duhen neglizhuar!

Next Post

Një perandori dashurie si ajo e Eraldit dhe Xhenisës…!

Advertisement