Intervistoi: Fabjola Kuburi
-Brixhida, emri yt nuk është pak i njohur në fushën e stilimit, filantropisë, por edhe në organizimin e sfilatave me synim një kauzë të madhe, të gjitha fitimet shkojnë për fëmijët me sëmundje të rënda. Çfarë të çon drejt kësaj udhe kaq të bukur?
-Kjo kauzë buron nga dhimbja e shpirtit,dhimbja e një nëne për djalin e saj me kancer e autizëm. Pra biri im është motivi i kësaj kauze .Ai është frymëzimi im i cili më bëri të kaloj përtej dhimbjes sime dhe të luftoj sa mundem për të ndërgjegjësuar shoqërinë që këta fëmijë të jenë në vëmendje derisa të frymojnë. Zoti na mëson që atë çka duam për vete ta dëshirojmë dhe për të tjerët. Duke u motivuar me dhimbjen dhe mësimet Hyjnore arrita të inicioj këtë kauzë.
-“Lumturo dhimbjen” ishte sfilata e 2022-shit e realizuar vetëm para pak ditësh. Një triumf dashurie për njeriun, për jetën. Si ndihesh tani vetëm pak ditë pas saj?
-Në të vertetë është një formë triumfi sepse të bashkosh zemra për të ndihmuar është një gjë e mrekullueshme në ndjesi. Vetë motivi I sfilatës në një mënyrë krejt natyrshëm të gjithë pjesmarrësit i mbush me një emocion krejt ndryshe të pa përjetuar më parë.
Kjo nismë ka për bazë fillim e mbarim vullnetarizmin që do të thotë: Nuk kërkohen fonde dhe nuk merren donacione. Gjithcka është me kosto zero. Gjithsecili jep atë që posedon në punën, profesionin apo biznesin e tij, gjë që e bën unike këtë nismë!
Dashuria e dhimbja marrin një dimension të një niveli që nuk e përcakton dot. Vetëm kur përfshihesh në këtë kauzë mund t’a kuptosh.
-Bashkëpunëtorët, bashkëudhëtarët e kësaj nisme kaq hyjnore, iu përgjigjën thirrjes së kësaj kauze. A ke merak të falenderosh pse jo edhe të gjithë ata që kontribuan në arritjen e asaj mbrëmjeje të mrekullueshme?
-Sigurisht asgjë në këtë jetë nuk merr formë i vetëm sepse Zoti na krijuar si krijesa që duhet të ndërveprojmë me njëri-tjetrin. Pra dhe kjo nisëm fillon të marrë formë nga njerëz që më mbështesin hap pas hapi, të cilët dua ti falenderoj pa fund! Ermira Muça vajza e xhaxhait, motra shoqja e mikja ime e cila që në momentin e parë që ja shpreha idenë më mbështeti pa hezitim dhe pa u lodhur kurrë, ajo u bë mbështetja e ndihma kryesore në organizimin e kësaj kauze. Dua të falenderoj gazetaren dhe moderatoren Diniela Lera, miken time që me shpirtin e saj iu përkushtua kauzës duke u bërë pjesë e organizimit të sfilatës. Gjithashtu falenderime për Blerten, Mozën, Ajnin, Mirelën, Eraldën.
Falenderim për prindërit e mi që më kanë edukuar me ndjenjën e bamirësisë. Mirënjohje për bashkëshortin tim që më mbështet në këtë rrugëtim. Shumë falendërime për Prestige Home Albania
Dage Perde, Pierre Cardin Home, Il Posto, Graphic house, Filopati Event, Lala Event, radio Eurostar, Evi “Dhuro Dashuri”, Erik DJ, Ulsi Jani studio.
Gjithashtu, falenderim special është për të gjithë stilistet, butik-et dhe modelet që me mirësinë e tyre i dhanë shpirt e ngjyrë këtij eventi bamirësie.
Faleminderit!
Valentina Guçi,
Blanche,Art.by.Amel,
Roza Koni dress,Em-hautecouture
Hijab Throne ,Bel- Ev
Albania design Academy
Veshje popullore
E Art shop
Saad
Frida Xhoi Xhei
Belisa studio
Veronika Erko
-Zoti është ai që na udhëzon të bëjmë mirë dhe marrim frytet e mirësisë që shpërndajmë. Mbizotëruan modelet e stilistëve që disenjojnë veshje të fesë myslimane. Them se gjetën ngrohtësinë e pritur tek ata që i panë, vlerësuan me sy dhe duartrokitën me zemër apo jo?
-Po vërtetë, stilistët kanë stiluar për veshjen muslimane, hijabin dhe këtë e bënë me shumë dëshirë e pa asnjë kompleks. Prej tyre kishte dhe të feve të tjera gjë që tregon se sa shumë gjëra kemi që na bashkojnë. Ftesa ndaj tyre është e bazuar në moton që unë kam : “Përpara Zotit kemi detyra të barabarta, të garojmë kush ti zbatoje ato më shumë”. Zoti na ka krijuar që të njihemi e të bashkëveprojnë me njëri -tjetrit.
-Qershia mbi tortë ishte dhe artistja Çiljeta Xhilaga që sfiloi në një fustan nusërie myslimane. Impakti ishte fantastik. Ciljeta pranoi pa u menduar propozimin tënd?
-Me një fustan 2022 të “Frida xhoi&xhei”
vërtet ajo që e mbylli ishte mbretëresha e mbrëmjes Çiljeta. Sigurisht që ajo e pranoi pa u menduar propozimin për t’u veshur si një nuse e mbuluar. Ajo është praktikante e fesë Islame dhe në qëllimin e saj është që të veshë hijabin(mbulesën)
-Do kemi më tej sfilata të tilla sepse ky realisht ishte eventi i vitit…?! Çfarë ka në të ardhmen?!
-Tashmë ky event është kthyer në traditë dhe duke shpresuar në Zot që do ta vazhdojmë këtë kauzë e cila është gjithnjë e në rritje. Falenderoj Zotin që m’a bëri të mundur realizimin e kauzës së shpirtit.