I apasionuar pas kulinarisë Gesti Lluca tregon se si u zhvillua rruga e tij drejt krijimit të pjatave plot fantazi. Në faqen e tij në instagram @llucagesti nund të gjeni punë të tij dhe receta të ndryshme të veçanta.
-Gesti, ti je shef kuzhine dhe punon prej disa vitesh në kulinari. Ç’mund të na thuash për punën tënde?
-E kam pasur pasion që i vogël dhe është një punë që e dua shumë. Jam i lumtur me punën që bëj tashmë që në moshën 14 vjeçare. Ftoj të gjithë shqiptarët të ndjekin faqen time “@llucagesti në instagram për receta të ndryshme.
-Në syrin e një profesionisti, si do e cilësoje kuzhinën shqiptare?
-Është një kuzhinë e veçantë me gatime vërtetë të shijshme, të huajt e vlerësojnë shumë. Por gjithashtu jam shumë i kënaqur që shqiptarët që jetojnë jashtë vazhdojnë të gatuajnë ushqime shqiptare.
-Cili është sekreti i të qenit një kuzhinier i suksesshëm?
-Sekreti është të kesh dashuri për kuzhinën dhe gjithçka gatuan.
– Cilat janë cilësitë që duhet të ketë një kuzhinier profesionist?
-Mendoj që ndër cilësitë që duhet të ketë një kuzhinier profesionist është së pari thjeshtësia.Besoj se më e vështira nuk është që t’ja arrish, por që të mbetesh ai që je. Nuk duhet të ndryshosh, duhet të mësosh dhe dëgjosh shumë. Një kuzhinier i mirë mëson çdo ditë dhe është i apasionuar pas asaj që bën. Ai e ushtron profesionin me dëshirë dhe e transmeton atë tek kuzhinierët e tjerë, tek ata që do të vijnë pas atij. Duhet të jetë i lumtur në kuzhinë, pasi fundja ajo është lumturia për të.
Në kuzhinë me Gesti Llucën
– Cili është përbërësi më sfidues për ty në kuzhinë?
– Prodhimet e detit, sepse më pëlqen të merrem me krijimin e pjatave me to.
– Ushqimi më i vështirë që ke gatuar…
-Nuk ka ushqim që gatuhet vështirë mendoj duke pasur parasysh që jam në kuzhinë me dëshirë pasion dhe përkushtim. Nuk ka gjë që nuk perfeksionohet.
– Incidenti më komik në kuzhinë…
– Përveç ndonjë të prere tek-tuk…
– Kjo s’është shumë komike…
– (Qesh) Po, është tragjike në fakt… Në përgjithësi, jam shumë i organizuar në kuzhinë, me kohën, me organizimin e gjërave. Ka patur gjëra që kam dashur t’i vë në pjatë, por s’i kam vënë…
– Gjëja më e çuditshme që ke ngrënë…
– Nga natyra, dua të eksploroj dhe asgjë nuk më duket e çuditshme. Për mua, çdo gjë është për t’u provuar.
– Ç’pjatë do na gatuash për një festë në ardhje?
– Një pjatë të re që të përfaqësojë lumturine, sepse festat meritojnë maksimumin! (Qesh)
Burimi: Albania Showbiz