Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Premierë/ Dafina Sadiku vjen me projektin “Po e du”…

Këngëtarja Dafina Sadiku e cila njihet për zërin e sajë karakteristik,zë shumë të veçantë, dje ka nxjerrë videoprojektin e saj më të ri të titulluar “Po E Du” projekt ky i cili u publikua pikërisht në ditën e të dashuruarve me 14 Shkurt! Kënga “Po E Du” është realizuar nga Granit Gashi ndërsa videoklipi nga Time Pictures! “Kjo këngë që nga fillimi ishte dëshirë e imja të realizohej për “Shën Valentin” dhe të gjithë të dashuruarit prandaj dhe vendosa ta publikojë pikërisht në këtë datë”: shtoi më tej Dafina! Kënga “Po E Du” është këngë shumë e veçantë për mua dhe ngjan me këngën time “Pres” prandaj edhe pse i dëgjojë të gjitha zhanret muzikore vetën më së miri e ndjej në populloren moderne! Por, kur do e kemi në duar albumin e saj artistja u përgjigj që ka shumë projekte gati të cilat do dalin para sezonit veror andaj shpreson që edhe albumi më këngë për dasma do dalë para sezonit veror me shumë risi tjera në album! Për një artist është e rëndësishme që publiku të ketë sa më shumë projekte të tij apo saj për ti dëgjuar edhe pse unë jetoj në Gjermani dhe situata me Covid po na i ndryshon shumë here planët uroj që para sezonit veror të sjellë para publikut shumë risi të cilat jemi duke i përgatitur enkas për ta dhe të gjithë dëgjuesit e muzikës popullore moderne shtoj më tej këngëtarja tashmë e famshme Dafina Sadiku! Po ashtu artistja uron që sa më parë të stabilizohet situata pandemike në tërë botën duke pasur mundësi të sjellim sa më shumë krijime të reja para të gjithë juve dashamirë të muzikës shqiptare” përfundoi artistja Dafina Sadiku.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Modelja e njohur qenka e dashuruar…ja si e uron ajo partnerin në ditën e të dashuruarve…!

Next Post

Bujar Tafaj, "gardiani" i Tiranës së viteve ‘60

Advertisement