Në një intervistë në A2 Cnn në emisionin e mëngjesit nën moderimin e Blendi Salajt dhe Aulona Mingës, stomatologu shqiptar në Stamboll Arten Dyrmishi foli për punën e tij, të rejat në fushën e stomatologjisë dhe “burëqeshjen hollivudiane” të cilën ai e ka shpjeguar me detaje në intervistën më poshtë:
Blendi Salaj-Na trego pak më shumë për stambollin dhe famën që ke krijuar atje…!
Dr Arten Dyrmishi: -Mund të them që jam shumë i kënaqur dhe këtu kam qenë pjesë e disa televizioneve, por sot jam mjaft i lumtur pasi është hera e parë që kam dalë në një televizion shqiptar dhe jam i sigurt që nuk do të jetë hera e parë. Jam duke punuar dhe jam shumë i apasionuar pas kësaj pune, gjithashtu kam hapur klinikën time në Nisantasī, i cili është një nga vendet më të mira të Stambollit dhe momentalisht jemi duke u kujdesur për pacientë nga e gjithë bota. Kryesisht merremi me buzëqeshje holliwodiane, me kirurgji, me impiante, gjëra të cilat pacientët nuk i bëjnë lehtësisht në vendet e huaja.
-Mendova se “buzeqeshja hollivudiane” do të ishte ndonjë shprehje e producentes tonë, ama në botën e stomatologjisë qenka një shprehje normale. Çfarë mund të na thuash më shumë për këtë?
– Holliwood smile është kthyer në trendin e kohës, sidomos pas kohës së karantinës, ku njerëzit i kushtonin shumë rëndësi pamjes së jashtme. Kjo ka bërë që ata tani të vijnë dhe të kërkojnë për një buzëqeshje holliwoodiane.
-Doktor ju po flisni për një stomatologji e cila në thelb ka estetikën, sepse sigurisht do të ishte një problem i madh nëse dhëmbët tanë do të ishin në drejtime të kundërta, kjo do të na pengonte në marrëdhëniet personale dhe ato profesionale apo jo?
– Buzëqeshja është një nga tiparet kryesore që të bën të ndihesh mirë me veten. Ky profesion më parë është cilësuar si i frikshëm, por tani përkundrazi është mjaft e rëndësishme. Duke patur parasysh që tani ekzistojnë dhe anastezitë lokale ku pacienti nuk ndjen asgjë gjatë procesit të punës.
-Na trego dicka më shumë për veten. A ka qenë e veshtirë të korrësh kaq sukses në një vend si Stambolli, si ka qenë rrugëtimi yt?
-3-4 vitet e para kanë qenë mjaft të veshtira pasi më është dashur të punojë 18-20 orë në ditë. Më pas me kalimin e kohës, fillova ti bëja gjërat aq mirë dhe aq lehtë sa nuk ishte nevoja për njerëzit të pyesnin kush jam unë. Patjetër që është e veshtirë por duke punuar fort, ashtu punëtor sic jemi dhe ne shqiptarët arrihet cdo gjë. Ama tani jam shumë i lumtur dhe ndihem si në vendin tim. Turqia është një vend shumë i zhvilluar përsa i përket shëndetësisë, gjithashtu kam patur shumë mundësi të merrem dhe me cështje shqipëtare dhe mund të them që kemi hapur një klinikë me emrin “Artmed” “The art of Medicine” dhe së shpejti do të kemi edhe disa zyra të vedosura në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri të cilat ofrojnë shërbime jo vetëm nga ana e stomatologjisë për të gjithë shqiptarët.
-Mes të tjerash të kanë quajtur edhe doktori i VIP-ave. Si e ke marrë këtë titull mediatik?
-Faleminderit. Zona ku unë ndodhem, është zonë e cila ku shumë vipa qëndrojnë dhe vijnë tek ne për t’i trajtuar, aktorë, këngëtarë, futbollistë etj
Aulona Minga:-Arten në Shqipëri ka një boom të turizmit dentar, për punën me një kosto më të ulët por edhe cilësore si të thuash. Si qëndron Turqia në këtë aspekt?
– Turqia ka shumë vite që merret me këtë, krahas Shqipërisë e cila ka më pak vite. Turqia është më lartë si vend dhe merret me stomatologjinë, me mbjelljen e flokëve dhe me kirurgjinë plastike. Gati 80% e pacientëve që ne kemi janë të huaj e vijnë për një javë(ku i ofrohet cdo shërbim, që tek akomodimi në hotel) dhe ne i kurojmë të gjithë gojën, më pas ata largohen në vendin e tyre. Kjo sepse këtu çmimet janë shumë herë më të ulta se në Europë.
-Ti Arten besoj duhet të ndihesh mirë në Stamboll, si ka qenë jeta atje përtej suksesit që ke patur?
-Ndihem shumë mirë, pasi dhe vetë turqit i presin shumë mirë shqiptarët, madje na thërrasin edhe vëlla.
-Sipas edhe artikullit tënd kemi lexuar që ke shkruar se pas studimeve do të ktheheshe në shqipëri përsëri, po petagogët e tu qenë një nga shtysat që ti të qëndrosh?
-Po pasi unë kisha dy mundësi zgjedhjeje, të shkoja në Stamboll ose të kthehesha në Shqipëri. Unë vendosa të rrija këtu pasi sic dihet edhe mundësitë janë shumë herë më të mira dhe përtej faktit që Stambolli është një nga vendet më të bukura.
-Dhe një pyetje personale Arten, ti ke krijuar familjen tënde atje. Gjysma jote është turke apo shqiptare?
– Unë që në momentin që kam ardhur këtu kam qenë së bashku me të dashurën time e cila tani është bashkëshortja ime dhe ajo është farmaciste, kemi së bashku 15 vjet dhe kemi një vajzë e cila është 4 vjec e gjysmë e jemi shumë të lumtur.
– Arten ne jemi të lumtur që të njohëm e të falenderojmë vërtet shumë që ishe pjesë e jona, gjithashtu dritaren e emisionit tonë do ta kesh përherë ta hapur, sa herë të kesh nevojë për të na komunikuar dicka.
– Dhe unë ju falenderoj shumë dhe ishte vërtet kënaqësi që mora pjesë në emisonin tuaj.
Burimi: A2Cnn