Kryeministri Edi Rama është takuar me aktorin e njohur, Leonardo Di Caprio dhe këtë e ka bërë të ditur vetë Rama në llogarinë e tij në Instagram. Në foton e shkrepur shihet ai teksa i tregon diçka aktorit hollivudian.
Rama nuk hezitoi ta etiketojë Di Caprion teksa e shoqëroi postimin me një diçiturë:
“Kur je komshi me Leonardo Di Caprion dhe të lidh mbrojtja e Vjosës.”
Ky takim mes tyre ndodhi në Glasgow të Skocisë ku po mbahet Samiti i Klimës. Rikujtojmë se Di Caprio është tejet i përkushtuar drejt kësaj nisme, madje nuk kanë munguar postime të shpeshta në rrjetin e tij social me qëllim sensibilizimin për të mbrojtur lumin Vjosë. Gjithashtu, ai ka këmbëngulur që ajo të shpallet Park Kombëtar duke mos lejuar ndërtimin e hidrocentraleve në të.