Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pro dhe antiamerikanizmit ne tregun e PD-së! Nga Agron Berdaj!

Ndërkohë që antiamerikanizmi i Berishës shfaqet ne sytë e publikut i hapur, përbuzës dhe plot neveri, nga ana tjetër po brenda këtij subjekti politik, tepër artificialisht, në mënyrë të stisur dhe të sforcuar, po krijohet miti i proamerikanizmit të Bashës.T’i veshësh kostumin e filoamerikanizmit Bashës, është e pavërteta më e madhe, një gënjeshtër historike, përdhunimi i së vërtetës, në mes ditës me diell, nënvleftësimi më i turpshëm që i bëhet aleatit strategjik të Shqipërisë, Amerikës, mikes, me emrin e së cilës është e lidhur ekzistenca e Shqipërisë.
Basha ka bërë shkollën e antiamerikanizmit të Berishës. Ai ka qënë i përzgjedhuri i tij në poste misnistrore. Në qeverisjen e tyre kanë ndodhur ngjarje të rënda për vendin, është zhvilluar korrupsion dhe janë vrarë njerëz, është shkelur siguria kombëtare dhe minuar demokracia në vend.Ata kanë dhunuar standartet e shënjta të demokracisë liberale. Antiamerikanizmi i këtyre bajraktarëve të politikës shqiptare ka shkuar edhe më tej. Për synime të errëta politike Berisha dhe pinjollët e tij të tipit Basha,e kanë orientuar dhe çvendosur politikën e jashtëme kundër interesave shqiptare,kanë prishur balancat dhe ekujlibrat politikë duke u dhene hapsirë dhe ndikim forcave terroriste në botë të vepronin lirshëm në vendin tonë,kanë bërë marveshje të fshehta me armiqtë e Shqipërisë,janë përpjekur të sabotojnë luftën e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.Ata, këto mardhënie djallëzore dhe poshtëruese për vendin janë munduar t’i mbanin të fshehta nga aleati ynë strategjik amerikan.
Fakti që Basha, nuk është gjykuar për krimet e kryera, apo se i është shmangur dënimit me procedura të imponuara nga Berisha,është alfa që tregon sesi është minuar demokracia në Shqipëri.Me emërimin e Bashës nga Berisha si Kryetari i PD-së,ai ka punuar sistematikisht, jo vetëm për ta mbajtur gjallë antiamerikanizmin e edukuar nga ati i tij politik,por e ka shpënë këtë luftë në ekstreme.Të gjitha vendimet e mara prej tij,si ato të veprimeve të dhunshshme ndaj shoqërisë dhe shtetit,mosmarrja pjesë në zgjedhjet lokale duke ja dhuruar përfaqësimin kundërshtarit politik,braktisja dhe mosmarrja pjesë në hartimin e ligjeve për reformat e zhvilluara,si dhe djegja e mandative duke injoruar jetën parlamentare, ishin veprime antidemokratike.Edhe pse qëndrime të tilla u kundërshtuan fort nga faktori ndërkombëtar dhe në veçanti nga ai amerikan,Kryetari i PD-së, Lulëzim Basha i injoroi ata , duke ushqyer mbështetësit e kësaj force politike me frymën anti demokratike europiane e amerikane.
Duhet të pranojmë se shqiptarët janë populli më proamerikan në rajon,dhe kjo ka shkaqe të forta historike,politike dhe shoqërore.Por nuk mund ta themi këtë edhe për faktorët politikë të cilët i shikojnë marëdhëniet me Amerikën në spektrin partiak e jo kombëtar,për interesa të ngushta dhe kredo politike vetjake, dhe jo si një shkollë e demokracisë nga duhet të mësojnë të gjithë.Në teori politikanëve shqiptarë u pëlqen të bëjnë lëksione për demokracinë amerikane, por në praktikë kur janë në karriken e pushtetit tregohen antimerikanët më të mëdhenj,diktatorë nga më të zellshmit,despotë të shekullit që jetojmë. Nga parajsa e pushtetit qeveritarët tanë parimet e demokracisë amerikane i shikojnë si pengesë dhe jo si përparësi dhe frymëmarje për zhvillime të reja. Në përgjithësi subjektet politike shqiptare kur janë në opozitë e duan dhe përgjërohen për Europën dhe Amerikën, ndërsa kur vijnë në pushtet prezenca e tyre i bezdis ato. Ndërsa me PD-në,ndodh akoma më keq, edhe në pushtet, edhe në opozitë,gjithmonë kanë kanë hapur vatra zjarri me Amerikën dhe Europën,pasi nuk i durojnë dot parimet demokratike të shoqërisë dhe të shtetit.
Qëndrime të tilla ekstreme nga politika shqiptare dhe në veçanti nga opozita kanë nxitur në popull qëndrime kontradiktore si për Amerikën ashtu edhe për demokracinë e saj të vërtetë.Duke mos njohur thelbin e vërtetë të demokracisë Amerikane si teori dhe doktrinë, te në shqiptarët shfaqen disa dukuri jo të këndëshme.
Njera është ajo që gjithçka e presim nga Amerika, mbështetjen ndërkombëtare, ndihmën ekonomike e vendimet politike, dosjet e krimit, zbulimin e sistemeve të korrupsionit që veprojnë në vendin tonë, listat me emrat e kompanive off-shore,e të politikanëve që janë marrë me trafiqe të paligjëshme,apo ata që i kanë transferuar paratë e tyre jashtë shtetit,etj.
Këto ditë dëgjova në një emision televiziv ku një politikan shqiptar, kërkonte që Amerika duhet të mbai në vëzhgim deputetët që i janë bashkuar foltores së Berishës.Por, kulmi arrinte kur në emisionin “Open”,të datës 14 tetor,njëri nga opinionistët,pasi beri leksion sesi edhe ndaj politikave amerikane duhet të jemi kritikë dhe vigjilentë, gati në mënyrë urdhëruese ai në fund të fjalës kërkoi publikisht, që Amerika t’i dorëzoi Shqipërisë provat e krimeve të kryera nga Berisha, për të cilat është shpallur person non-grata.
Fatkeqësi tronditëse.A nuk i dinë analistët dhe opinionistët tanë mjeranë krimet e kryera nga Berisha?Krimet e tij po kalben mbi tokë,po dekompozohen çdo ditë në sytë e shoqërisë,se gjurmët dhe provat e tyre janë ende në dritaret e Kryeministrisë dhe në bodrumet e saj,në grykat e armëve të Gardës së Republikës që mbollën vdekjen e katër shqiptarëve të pafajshëm, në Gërdecin e rrënuar,ku 26 të vrarë nga shteti bëjnë thirrje për drejtësi.
Gjeografia e krimeve të Berishës,është pa mbarim ,në tokë,në qiell, në detë dhe në thellësitë e nëntokës.Të bësh sikur nuk i di krimet e kryera nga këta palaceo politikë,dhe t’i kërkosh ato nga Amerika, është pak t’i quash kërkesa të tilla si çmënduri e injorancë gazetarësh.Kjo hipokrizi e këtyre opinionistëve të djallit më shumë se mbron padronët e krimit, dhunon edhe njëherë tjetër viktimat,i rivret ata, por këtë radhë me shpërfillje,shpirtligësi dhe servilizëm .
Ndryshe nga rraca e këtyre opinionistëve, që janë bërë avokatët në mbrojtje të krimeve, dhe më pas kërkojnë nga Amerika, sikur ajo, të ishte një shtojcë e parendesishme e shtetit shqiptar, ka edhe një kategori tjetër vlerësimesh.Te ushtarët e foltoreve të Berishës, ndodh një fenomen tjetër.Ata, në mëngjes shfaqen proamerikanë, në mesditë proaziatikë dhe natën shqeto talibanë. Ashtu si lideri i tyre shpirtëror Berisha, që e nis luftën me të gjithë Amerikën,më pas e vazhdon me një pjesë të saj, dhe në fund me shumë djallëzi e përfundon atë, kundër një amerikani të vetëm, të quajtur Soros.Instikte shpellari që për të shpëtua nga fundi tragjik përpiqet të kapet pas fijes së barit,me idenë se do të përçajë edhe Amerikën,si ka bërë me Shqipërinë.
Të jemi realist ushtarët e Berishës nuk do të thotë se ata janë antiamerikanë. Ata nuk e mbështesin liderin e tyre për qëllime politike dhe ideologjike,as për kauza dhe projekte demokratike,por thjesht se tek ai, ata shikojnë lirinë për të vjedhjur,për t’u marrë me korrupsion e trafiqeve të paligjëshme,zënien e një vend pune në administratën shtetërore. Vetëm ai di ta ushqen anarkinë dhe dhunën kundër ligjit dhe shtetit, të bëjë thirrje për përmbysje dhe gjak,për mobilizim ushtarak dhe grushte shteti.Vetëm ai ka aftësinë të përçajë gjithcka,veriun t’i kundërvëjë Shqipërinë e përtej Drinit me Shqipërinë përkëtej Drinit, që popullin t’ja kundërvërë policisë dhe ushtrisë,pushtetin ta përdorë të gjakosë opozitën,etj.Mos e thëntë Zoti që lideri i tyre të përballet me ligjin,atëherë edhe ushtria e foltoreve do të pushoi së qëni,se atyre do u shuhen shpresat për përfitime në rrugë të paligjëshme, siç kishin përfituar në qeverisjet e mëparëshme të kësaj force politike.
As antiamerikanizmi i Berishës as proamerikanizmi artificial dhe i shtirë i Bashës,nuk mundet t’ia lëkundin besimin e popullit shqiptar te Amerika. Çdo ditë e më tepër po zë vend në ndërgjegjen kombëtare te shqiptarët, se proamerikanizmi është edhe proshqiptarizëm dhe e kundërta, antiamerikanizmi është edhe antishqiptarizëm.
Mesa duket opozitës shqiptare do t’i duhet edhe shumë kohë të tjera për t’u reformuar.Dhe ky reformim ka gjase se nuk do të ndodhë as me Berishën,por as dhe me Bashën.Kjo do të ndodhë nga njerëz të denjë dhe të pastër brenda këtij subjekti politik, të ♣liruar nga dhuna dhe korrupsioni,të mbushur me ide dhe programe demokratike,duke u distancuar nga berishizmi dhe diletantizmi i Bashës. Kjo, sic duket do të dojë shumë kohë, ndoshta aq kohë sa Rama me satelitët e tij të zbresin nga orbita në tokë.Në tokën e begatë shqiptare, por e mallkuar dhe e përdhunuar nga qeverisjet,në këto tridhjet vjetë tranzicion.
Nga Agron BERDAJ

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Silvi Dollapi sjell këngën e re, ka goditur në shenjë…!

Next Post

Një hit i ri nga L-Street

Advertisement