Dhurata e Offset për bashkëshorten e tij, Cardi B shkoi larg pritshmërive tona, pasi reperi vendosi t’i dhurojë një shtëpi luksoze prej 1.5 milion dollarësh në Karaibe.
Kjo dhuratë për reperen ishte posaçërisht për ditëlindjen e saj të 29-të. Një vilë në Republikën Domenikane me një pamje të mrekullueshme nga oqeani. Shtëpia luksoze është e përbërë nga 7 dhoma gjumi, 7 tualete, dhomë ndenjeje prej 8 mijë m/katrorë, një kuzhinë e arreduar me stilin tipik italian, një pishinë gjigante dhe një tjetër hapësirë përsëri me një kuzhinë dhe dhomë ndenjeje.
Gjithashtu, shtëpia në pronësi të Cardi B është e vendosur brenda një hapësire private të shfrytëzuar vetëm për të, e cila përmban 3 fusha tenisi, 2 pishina të tjera dhe një pistë helikopteri.
Më parë, Cardi e shprehu dëshirën për të pasur një pronë të sajën në Karaibe dhe Offset nuk ngurroi t’ia plotësojë dëshirën.