Aninna Ninna u përzgjodh si “Miss Eco Kosova 2020” dhe që atëherë pushtoi spektaklet ndërkombëtare të bukurisë!
Por, rrëmbyese ajo vazhdon të mbetet gjatë gjithë kohës, duke u shfaqur tejet atraktive në sesionet ku reklamon linjat e saj!

Aninna në rrjetin social Instagram ka publikuar disa imazhe nga sesioni i fundit i fotove ku shihet sensuale si një perëndeshë!
Ajo në disa poza shfaqë anën e saj më të bukur, ku duket fantastike, ndërkaq zeshkanja mbyll serinë e fotove duke vënë në plan të parë bukurinë e dhuruar nga Zoti!

Duket se Aninna përkujdeset shumë për pamjen dhe imazhin, pasi me sesione të tilla rendit lart veten si një prej femrave më të bukura shqiptare.
E reja e fundit, pas pjesëmarrjes së saj në Sharm-El Sheikh ku e prezantoi Kosovën më së miri në Miss Eco Internacional është një tjetër spektakël bukurie. Nigeria e pret bukuroshen tonë në fund të tetorit me një rrugëtim të gjatë por edhe të bukur në Miss Interglobal 2021 ku konkurron me vajza nga i gjithë globi! Ajo nuk harron asnjëherë të falenderojë Zotin, familjen dhe menaxherin Sokol Mehmetaj për mbështetjen e madhe në karrierën e saj. Ne i urojmë Aninnës tonë suksese dhe sjelltë nga Nigeria një kurorë çmimesh!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *