A e dini se prishja e dhëmbëve mund të shfaqet sapo ato fillojnë të dalin? Prishja e dhëmbëve ndikon në shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien.
Dhëmbët e shëndetshëm janë të rëndësishëm për:
• zhvillimin gjuhësor
• të shmangur kariesin në dhëmbët e përhershëm • të ruajtur vendin e dhëmbëve të dytë
• t’u dukur bukur
Një buzëqeshje e shëndetshme nënkupton një fëmijë të shëndetshëm dhe të lumtur.
Disa këshilla për të mbajtur dhëmbë të shëndetshëm e të bukur fëmijës suaj:

  1. Kontrolloni dhëmbët e fëmijës suaj
    • Pastroni dhëmbët e sapodalë me një garzë të butë e të pastër të paktën një herë në ditë, sidomos përpara gjumit.
    • Në rastet kur i pastroni me furçë, sasia e pastës duhet të jetë sa një kokërr bizeleje. Fëmijët e vegjël nuk mund t’i pastrojnë vetë dhëmbët deri në moshën 7 ose 8 vjeç, prandaj ju duhet t’i ndihmoni ata.
    • Vizita e parë te dentisti duhet të jetë brenda 6 muajve pas daljes së dhëmbit të parë, ose në ditëlindjen e parë të fëmijës suaj, për të marrë këshillat e nevojshme për kujdesin dhe nevojën e flourizimit të dhëmbëve.
    • Dhëmbët e shëndetshëm duhet të jenë të gjithë në një ngjyrë. Nëse shihni njolla në sipërfaqen e dhëmbëve, konsultohuni me dentistin.
  2. Mbroni dhëmbët e fëmijës tuaj me fluor
    Fluori mbron dhëmbët nga kariesi, madje mund të parandalojë kariesin fillestar.
    • Rreth moshës 2-vjeçare (ose më shpejtë nëse dentisti ju sugjeron) duhet të filloni
    të përdorni pastë dhëmbësh të fluorizuar për fëmijën tuaj.
    • Në vendin tonë, fluori në ujin e pijshëm gjendet në sasi minimale.
    • Pyesni dentistin për lloje të tjera fluorizimi që të ruani dhëmbët sa më të
    shëndetshëm
  3. Mos e vendosni fëmijën në krevat me shishe që përmbajnë lëngje
    Vendosja e foshnjës për të fjetur me një shishe që përmban lëng, qumësht, ose lëngje të tjera me sheqer mund të dëmtojë dhëmbin e tij, si pasojë e sheqerit të lëngjeve që mbetet në kontakt të gjatë me dhëmbët për një periudhë të gjatë. (Pijet freskuese përmbajnë shumë sheqer).
    • Uji natyral është pija e duhur për të shuar etjen.
    • Holloni lëngun e frutave (lëngun e mollës, lëngun e portokallit, etj.) me ujë.
    • Jepini fëmijës suaj shumë rrallë pije me sheqer.

• Nëse i keni dhënë pije të ëmbla, jepini ujë për të pirë dhe shpëlajini gojën.
Më pak sheqer => më pak karies dhëmbi

  1. Zgjidhni ushqime të shëndetshme
    • Shmangni dhënien e ushqimeve të tharta (me aciditet të lartë që shkatërron smaltin e dhëmbëve) dhe të ngjitshme, të cilat e lënë sheqerin të qëndrojë në dhëmbë për një kohë të gjatë.
    • Zgjidhni ushqime me pak sheqer.
    • Përdorni biskotat dhe ëmbëlsirat me raste.
    • Shmangni bonbonet, lëpirëset, çokollatat etj., që ngjiten në dhëmbë, pasi janë të
    dëmshme për dhëmbët.
    • Ushqeni fëmijën tuaj me fruta dhe zarzavate ndërmjet vakteve.
    • Pas konsumit të ushqimeve të ëmbla jepini fëmijës ujë.
  2. Sigurohuni që fëmija të luaj i sigurt
    Nëse fëmija juaj luan ndonjë sport, sigurohuni që ai të përdorë mbrojtëse të gojës. Mbrojtëset e gojës mund të ndihmojnë në parandalimin e lëndimeve në nofulla, gojë dhe dhëmbë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here