Bojken Lako feston ditën e lindjes dhe urimet për të nga miq, koleg e fansa kanë qenë të shumta. Ama mbi të gjithë ra në sy ai i Semi Jaupajt e cila shkruan: “Gëzuar ditëlindjen shoku im më i mirë”.
Vetëm pak javë më parë, këngëtarja zbuloi në “Kënga Magjike” që Bojken është një mik i mirë i saj, duke lënë të kuptohet që raporti disavjeçar dashuror i tyre ka marrë fund. Ama ata janë shembulli më i mirë që raportet mund të ruhen edhe pas ndarjes dhe shoqeria e mirë mund të zgjasë.
