Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Adi Harizi: Koha i jep secilit vlerën që meriton…!



Adi Harizi është një emër jo pak i dëgjuar për ata që frekuentojnë jetën e natës dhe që pëlqejnë muzikën folk moderne shqiptare. Ne e takuam Adin dhe biseduam me të për gjithçka. Ju ftojmë edhe juve, lexues të dashur, të bëheni pjesë e bashkëbisedimit tonë!



– Adi si ndërton këngët? Kush i kompozon dhe harton tekstet e tyre?
– Këngët e mia ndërtohen mbi bazën e atyre që unë dua të nxjerr në pah. Fabulat janë kryesisht ideja ime, pastaj është bashkëpunimi me kompozitorin, me tekstshkruesin dhe me orkestruesin, për të nxjerrë mesazhin e duhur që do të japë kënga.
– Përgjithësisht, tekstet e këngëve të tua janë këngë dashurie me motive të ëmbla…
– Sepse mendoj se më përfaqësojnë më së miri.
-Kënga jote e re…
-Titullohet “Sytë e tu” Ideimi dhe teksti të mijat,
orkestrimi nga Arkied Hajredini dhe videoklipi nga Klajdi Jella Production! Uroj të pëlqehet nga publiku pas kësaj periudhe pandemie!
– Adi, ti je këngëtar dhe njohës i mirë i muzikës popullore por edhe o asaj folk moderne. Si e shikon sot muzikën, ndërsa shumë debutues, në njëfarë mënyre, edhe e kanë prishur atë?
– Shoqëria ka shtresa të ndryshme dhe secili mundohet t’u përshtatet atyre. Secili e bën këngën në mënyrën që e shikon ai vetë. Ai artist që do të bëjë muzikë me vlera, e bën dhe merret profesionalisht me muzikën. Ai që do të bëjë muzikë komerciale, përsëri do të gjejë atë publik që do ta dëgjojë e kështu me radhë. Ama, tabani është muzika që nuk vdes dhe insistoj e i mëshoj faktit që muzika popullore është identitet.


– Profesioni yt është kënga. Jeton vetëm me këtë profesion?
– Po, profesioni im është kënga sepse i jam përkushtuar dhe kam investuar për të. Mendoj se derisa të vdes, do të merrem vetëm me muzikë. Kam edhe një sipërmarrje private, por primare për mua është kënga.
– Kam dëgjuar që je shumë punëtor. Në muzikë besoj…!
– Ke dëgjuar mirë! (Buzëqesh) Jam punëtor në të gjitha drejtimet; një njeri që nuk punon, është i dështuar. Unë punoj për familjen, për emrin tim dhe për ndjekësit e mi. Dua që të ndihen mirë me këngët e mia dhe të mos i zhgënjej asnjëherë.
– Ma merr mendja që këtu duhet futur edhe fakti që je baba shumë i mirë…
– Sigurisht, familja është shtylla dhe unë e konsideroj punë më vete. E kam të domosdoshme t’i përkushtohem familjes, sidomos vajzave dhe të përpiqem të jem pranë saj gjatë gjithë kohës. Familja është e shenjtë!

Advertisement


– Ndjehesh keq kur një këngë të kënduar nga ti, dikush e prek dhe e prish?
– Po, më vjen shumë keq! Nëse nuk mundesh, më mirë mos e bëj diçka sesa ta marrësh përsipër dhe ta prishësh fare. Bëj më mirë diçka që të shkon. Jo të gjitha këngët mund të bëhen, janë të ndara me stile dhe mund të bësh atë që di të bësh, për të qenë i suksesshëm. Është gjynah që shumë hite prishen, por koha është ajo që i jep secilit vlerën e vet.
– A je xheloz për këngëtarët e tjerë?
– Absolutisht, jo! Ta them sinqerisht, më pëlqejnë këngët e bukura, këngëtarët dhe këngëtaret që këndojnë bukur. Nëse janë më mirë se unë, më bëjnë të punoj sa më shumë që të jem si ata. Po nuk pati konkurrencë, nuk ecet përpara!
– Sa kënaqësi jep të kënduarit live?
– Nëse një njeri normal jeton sepse i rreh zemra prej gjakut, këngëtari jeton nga të kënduarit live. Emocioni i të kënduarit live është transmetimi i gjithë vetes tënde, si njeri i shpirtit tënd te të tjerët dhe, kur kjo pëlqehet nga të tjerët, nuk ka para që e paguan. Ndihesh i plotësuar!
– Kur të ka penguar dhe kur të ka ndihmuar emri yt?
-Zakonisht jam ndjerë mirë me emrin tim. Më ka ndihmuar shumë në njohje, krijime kontaktesh, edhe për punën time private…
– Di të falësh?
– Fal, sepse të falësh është vepër e madhe, hyjnore! Ndoshta merret edhe për dobësi, por unë eci me parimin se falja të bën ndryshe, të bën më të mirë!
– A je penduar ndonjëherë për diçka?
– Jam tip që matem dhe kam norma, kështu që nuk është se më ka ngelur diçka për t’u penduar!
– A urren njeri?
– Urrej është fjalë e madhe, shumë e rëndë dhe nuk është pjesë e karakterit tim, ama dënoj veprat e këqija, gabimet, dënoj cënimin e së drejtës së tjetrit!
– Si e shikon veten pas 20 vjetësh?
– Duke kënduar më pak se tani dhe një familjar i rregullt, siç jam tani. Besoj se atëhere do kem më shumë kohë që të përkushtohem, me një portofol të gjerë muzikor dhe me qetësi shpirtërore!

https://youtu.be/RMq-ZBS6Ia8

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Revista Online- 11 Maj 2021

Next Post

Andropauza, kur shfaqet dhe si duhet përballuar… Nga Dr. Artan Koni!

Advertisement