Pas shumë shkeljesh të qarkullimit rrugor, modelja ruse e pëson keq. Mësohet se Nastya Ivleeva, ka mbetur pa makinën e saj “Lamborghini” pasi ia sekuestroi policia prej 199 gjobave të papaguara.
Shuma totale e gjobave të saj nuk konfirmohej por disa media thonin se arrinte deri në 20 milionë rubla. Në një prej videove të fundit, Ivleeva tregon me fytyrë të ngrysur nga kamera: “Ishte hera e parë në jetën time që ma morën makinën me tërheqje, Lambo-n tim, tani po pres radhën për të paguar gjobat dhe të bashkohem me të”.
Mësohet se ajo shkelte rregullat për shpejtësi tej normave, kundravajtje nga më të ndryshmet, për shkelje trafiku dhe parkimi