Në një postim për ndjekësit e saj në rrjetin social Facebook, këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore dhe asaj të lehtë shqiptare, Amarda Arkaxhiu duket se shpreh plot sinqeritet emocionet e saj. Përmes kujtimeve të një koncerti të vitit 2019 me flamurin shqiptar në sfond, Arkaxhiu tregon mirënjohje dhe falenderime për fansat e saj që I kanë qëndruar përherë besnikë në koncerte apo evenimente të ndryshem ku ajo ka kënduar. Dihet se kjo pandemi ka qenë goxha e dëmshme nga ana financiare për këngëtarët, mirëpo nëpërmjet fjalëve të saj, këngëtarja arrin të dëshmojë se dashuria dhe mbështetja e publikut vlejnë më shumë se përfitimet monetare.