Jemi mësuar që kohët e fundit që të dëgjojmë se nga ai po dalin projekte të reja për këngëtaret e tjerë. Po flasim për artistin e Malësisë që jeton në Amerikë Gjekë Dushaj, ku na paralajmëron një këngë të re, këtë herë për veten e tij. Ne mësojmë se kënga do të jetë popullore me temë kurbeti me tekst shkruar nga Gjovalin Dushaj e zbulojmë se do të titullohet “Në Malsi është Atdheu im”. Artisti këtë këngë e ka regjistruar në studion e tij “Zëri i Traboinit” ku është është një ambient i ngrohtë muzikor ku shumë këngëtarë të tjerë e gjejnë veten aty. Kujtojmë se artisti i njohur jeton me një familje të bukur me bashkëshorten dhe dy djemtë, ndërsa pak ditë më parë me anë të një postimi në facebook kujtoi martesën e tij të lumtur në 30 vjetorin e njohjes së tyre.
Projekti më i ri muzikor nga këngëtari do të vijë shumë shpejt edhe në kanalin youtube.
Advertisement