Folklori muzikor shqiptar është jashtëzakonisht i pasur gjë që shprehet edhe në ekzistencën e muzikës vokale që nga forma njëzëreshe e deri tek shumëzëreshi. Muzika popullore shqiptare përbën një ndër pasuritë më të çmuara të vendit.
Kjo rrymë muzikore edhe sot po vazhdon të jetë ndër të preferuarat në trevat shqiptare. Zëri më i dëgjuar deri tani, mund të konsiderohet ai i këngëtari Kastriot Kola i cili ka mbi 30 vite që këndon në skenë dhe brumin këngëve të tij e e merr nga folklori. Karrierën në muzikë ai e ka nisur qënë moshen 5-vjeçare duke u frymëzuar nga i ati i cili gjatë gjithë jetës ka luajtur në vegla frymore si fyell, bilbil dhe kavall.
Ai është rritur artistikisht në Pallatin e Kulturës Rrëshen nga ku u perzgjodh si solist shumë i talentuar me këngën e Zefit të Vogël. Rrësheni e ka “detyruar” të kthehet 3 herë në skenë artistin e këngëve epike dhe lirike. Një detaj interesant vlen opër t’u prmenduar është se Kastrioti është edhe pjesë e forcave të rendit dhe ka premtuar që do jetë gjithnjë në shërbim të vendit të tij. Dy drejtime te kundërta nga njëri-tjetri nuk e kanë penguar apo vështirësuar aspak punën e tij. Një marrdhenie e jashtëzakonshme ai ka edhe më njerëzit ku jeton edhe pëlqejnë artin e tij. E vlerësojnë për përkushtimin dhe vullnetin që ka për të punuar. Ai i kendon traditave, natyrës dhe femrave të bukura mirditore. Kënga “Jam mirditas” është një gërshetim mes dashurisë për vendlindjen por edhe për tabanin e muzikës.
Teksti i shkruar nga Fran Laska, muzika: Kastriot Kola (Milici) Orkestroi: Luan Degistani regjia e klipit nga Gjergj Marku dhe realizimi nga Al-Studio Lezhë, ndërsa në realizimin e klipit shoqëruan Ansambli “Mirdita” Kastriot Kola citon: Kam lindur dhe do vdes artist! Me poshte keni edhe linkun e klipit të Kastriotit “Jam mirditas për merak”