Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Feride Dushaj (Feri): Nga familja kam trashëguar talentin

Të duash muzikën do të thotë të ngrohësh shpirtin, ndërsa ta prodhosh atë do të thotë të gjesh një mënyrë për t’i shpëtuar realitetit. E sidomos kësaj kohe kur qenia në të shumtën e momenteve ndodhet në jerm. Ajo ka ditur t’i bëjë ballë këtyre çasteve të vështira dhe të krijojë atë botën e saj, ku duket se gjithçka është në sinkron me dëshirat, punën dhe vullnetin e jashtëzakonshëm për të publikuar projekte, që sjellin një frymë tjetër. Feride Dushaj rrëfehet për këngët e reja, përgatitjet për albumin dhe jetën përtej artit.

Klipi më i fundit që ke linçuar në treg, është “Po vjen nusja si pranvera”. Mund të na tregosh diçka më shumë për të?

Advertisement

Klipi ka dalë diku nga fillimi i pranverës, në periudhën kur fillojnë edhe dasmat. Është një tekst që unë e kam shkruajtur duke marrë parasysh traditën dhe gëzimin, që ka çdo shtëpi kur  marton një djalë, pra që nga momenti që vjen nusja në shtëpi e deri tek dasmorët.  Jam munduar ta sjell për publikun sa më bukur dhe të hareshëm.

Kjo këngë është pjesë e ndonjë albumi apo ende nuk ke menduar për album?

Ky vidioklip është pjesë e e albumit tim të parë dhe shpresoj që të kem dhe të tjerë për publiku.

Meqë jemi te momenti i rrëfimeve. Na trego diçka më shumë për jetën tënde?

Po patjetër. Unë jam lindur në një familje, që e ka dashur gjithmonë muzikën. Babai im ka qenë instrumentis i fyellit. Ka marrë pjesë dhe në festivale të ndryshme të atëhershme, po kam edhe vëllezërit, që merren me muzikë. Me njërin prej tyre madje kam dhe një bashkëpunim në një duet “Ti gzojme Babe e Nane”. Muzikën e kam pasur pasion që në fëmijëri,  por jeta rrodhi ndryshe nga ajo që  kisha imagjinuar. Gjithsesi për gjithçka i jam falënderuese familjes time dhe vëllezërve të mi, që më kanë mbështetur në çdo hap që kam bërë.

Për këngëtarët, stina e verës nuk është stinë pushimesh, por stinë pune ndërkohë vera që lamë pas ishte pushim nga fillimi në fund për shkak të covidit, të shqetësoi shumë kjo gjë?

Po është e vërtet që stina e verës është koha, kur punohet më së shumti me muzikë sepse është sezoni i dasmave. Padyshim që ka qenë shqetësim për të gjithë këngëtarët dhe të gjithë ata që merren me muzikë. Personalisht nuk jetoj në vendlindje, por ka qenë pengesë sidomos me koncerte apo dhe festa familjare të ndryshme, të cilat janë anulluar për arsye të pandemisë .

Çfarë e ke patur gjithnjë pikë të dobët në këngët e tua?

Për mua është që të dal sa më mirë (vetvetja) dhe mundohem të jem sa më e kompletuar për publikun, që të kënaqet dhe të argëtohet me atë, që unë mund të prezantoj para tyre.
Kjo është pika e dobët e imja që kur kam filluar të merrem me muzikë.

Cilën këngë e veçon nga të tjerat, ajo që të njohu me publikun?

Kam këngë që i njeh publiku, megjithatë dua të veçoj një që e kam shumë përzemër dhe që më kërkohet çdo herë është “Fluturoni ju mërgimtarë”, por dhe dueti me vëllain është një nga më të ndjekurat.

Kujt ia pranon me kënaqësi kritikat?

Kuptohet profesionistëve të fushës së muzikës. Gjithmonë më kanë pëlqyer më shumë kritikat sesa komplimentet, jo vetëm përsa i përket muzikës, por për çfarëdo, pasi unë mësoj shumë nga kritikat.

Çfarë do të ishte një e papritur e bukur për ty në këtë moment? 

Uroj që vetëm të papritura të mira të kemi në jetë, pavarësisht që mua më ka dhënë jeta dhe të papritura jo të mira, por i ka jeta këto.

Mendimi i parë që të vjen sapo e sheh veten në klipe…

Çdo këngë dhe klip imi më japin shumë emocione. Mendoj që me mund, sakrificë dhe vendosmëri arrihet gjithçka në jetë. Mendoj që ëndrrës sime të vjetër i erdhi dita të realizohet.

Është e lehtë të marrësh nga pubiku atë që do?

Jo aspak. Unë mendoj që nuk është e lehtë, pasi duhet japësh shumë për të marrë atë që meriton.

Është më mirë të dyshosh apo të besosh?

Kam besuar shumë në jetë, por nga zhgënjimet që kam marrë preferoj të parën, të dyshosh.

Çfarë i thua vetes, herë pas here?

Të them të drejtën më ka ndodhur shpesh që të monologoj me veten. Ajo që them herë pas here vetes është që në jetë kurrë nuk duhet të dorëzohemi. Çdo fund e ka një fillim. 

Nëse ke dëshirë të dëgjosh muzikë, ç’lloj muzike zgjedh?

Muzika është oksigjeni i shpirtit tim. Çdo lloj muzike shqiptare më bën të ndihem mirë shpirtërisht.

Sipas teje, talenti lind apo edhe mund të perfeksionohesh gjatë rrugës?

Të kesh talent është diçka natyrale, por ndoshta  nuk mjafton vetëm talenti. Duhet kultivuar dhe zhvilluar përmes punës ndër vite. Kështu arrihet perfeksionimi.

Cilat janë gjërat e bukura të cilat ia vlen të jetohen në jetë?

Çdo gjë është e bukur  kur e përjeton me shpirt e zemër, pastaj ka shumë gjëra në jetë që janë primare për mua,  e para është familja, pastaj vijnë të  tjerat.

Cili është projekti yt i ëndrrave, ai në të cilin ke pritur një jetë të tërë që ta shohësh veten?

Unë në jetë kam pasur dy projekte ëndërrash; e para ka qenë gjithmonë në mendje, muzika duke e pasur pasion që në fëmijëri dhe e dyta ka qenë familja, që jam shumë me fat që e kam gjithmonë mbështetje.  Falënderoj Zotin për këtë binom të çmuar shpirtëror.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njihuni me shqiptaren e sukseshme në Zvicër, Aninna Ninna!

Next Post

Visjan Ukcenaj: Ju rrëfej planet sapo pandemia të mbarojë..!

Advertisement