Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Edlira Arifi: Formimi është kusht për sukses në karrierë!

Edlira Arifi është nga ato këngëtare të cilat bazat e muzikës i ka nisur që në vogëli dhe më pas nuk rreshti së qeni pjesë e ekraneve muzikore pore dhe e eventeve të njohur në muzike. E diplomuar për Kanto në liceun “Jordan Misja” e më pas në Akademinë e Arteve të bukura, të cilat i kompletoi edhe me masterin. Me një mama  ekonomiste dhe një baba inxhinier e një xhaxha emër të njohur në art e konkretishht në sculpture, Qazim Arifi.  Edlira e gjeti veten pjesë të muzikës. Edlira është nga Tirana por jeton punon prej disa vitesh në Strugë ku edhe shpalos dijet e saj  si profesoreshe e këndimit. Vokali i Edlires u veçua nga shume kengetare te tjere, një  vokal i bukur dhe i ngrohte qe kendonte bukur këngët e Shqiperisë  së Mesme. Edlira rrembeu shpejt zemrat e publikut. Arriti te realizonte disa kenge dhe bashkepunime  me kompozitoret me te mire. “S’mundem me te harru”, “Delenxhiu”, “Goce tirone” “Vajza e Tiranes e djali i Mirdites” “Të të them je lule “ e tani e presin edhe shumë projekte të reja. Është specializuar në muzikë në vende si Italia dhe Greqia. Në një intervistë të detajuar Edlira  shpalos shumë të pathena rreth karrierës dhe jetës së saj në përgjithësi, te cilat ju ftoj ti lexoni në vijim…

-Edlira, një prezantim me te gjere per publikun qe te ndjek…!
-Përshëndetje, jam me origjinë nga Tirana por njeriu jo gjithmone jeton atje ku ka lindur. Njeriu zgjedh vendin që ndihet komod. (Buzëqesh)  Ndaj Struga ka qene nje vend i pershtatshem per mua.  Shkollen e mesme dhe universitetin e kam kryer  ne Tirane, ne Akademinë e arteve.   Me muzikë jam marrë që në  mosh te vogel se bashku me mesuesin e muzikes i cili zhuloi talentin tim në art dhe më pas fillova të këndoj në Pallatin e Pionerëve. Me pas vazhdova studimet ne liceun artistik “Jordan Misja” ku u diplomova ne kete fushe. Dashuria per muziken ishte edhe me e madhe. Studimet e larte i mbarova ne Akademinë e Arteve te bukura ne degën e Kantos ne klasën e pedagoges Suzana Frasheri ku më pas kreva  dhe masterin me nje sukses  te larte. Suzana Frashëri ka qene nje nder pedagoget, pervecse ka punuar shume me ka mbeshtetur nga ana shpirterore, me ka shtyre ti beja gjerat deri ne fund. Me ka indoktrinuar ambicien e mire.
-Si ka qenë viti që shkoi për Edlirën, sepse ky vit që po jetojmë ka qenë i vështirë për të gjithë nga situate e krijuar prej Covid-19?
-Viti i kaluar ka qene nje vit i mbare. Ne Strugë punoj me teper me dasmat  por edhe me mësimdhënien, të cilën e kam pasion më vete. Fillova te jap mesim ne shkollen e mesme të muzikës në Strugë dhe ka qenë një arritje për mua.
-Si është Edlira si mësuese, e rreptë apo tolerante?
– Nuk jam aspak e rrepte, pasi e kam vuajtur vetë kur kam qene ne shkolle, me shumë i trajtoj si shoke e shoqe.
-Një këngëtar apo këngëtare që do doje të realizoje bashkëpunim por ende nuk e ke bërë?
– Ramadan Krasniqi e adhuroj si kengetar. Nga këngëtarët per bashkepunim do te ishte Dani. Per artistet femra nuk kam menduar
-Tekste këngësh shkruan apo vetëm i këndon?
– Tek krijimtaria e teksteve nuk e gjej veten shumë por edhe pak jo…(Buzëqesh)
-Dimë që ke dobësi për zërin e të madhe Nexhmije Pagarusha…
-E kush nuk e ka dobësi zërin e saj të jashtëzakonshëm?Nuk kam pasur kontakte me Nexhmije Paragushën, thjesht e kam degjuar dhe jam mahnitur pas zerit të saj të bukur, mbetet nje ikone e muzikes shqiptare, madje jam munduar ta imitoj edhe pse ajo mbetet e paimitueshme.
-Kur kthen kokën pas si e shikon rrugëtimin tënd në muzikë?
– Ka qene nje rrugetim i veshtire sepse arti do perkushtim si nga koha, studimi, kërkon prurje te reja dhe koherëncë.Them se po ia arrij pak nga pak.
-Çfarë duhet të ketë gjithmonë parasysh një këngëtare?
-Duhet te jetë vigjilente dhe te sjellë  prurje te reja.Sot ka shume kengetare, ka profesioniste te shkolluara në fushën përkatesë por edhe jo  të tilla. Mendoj se duhet nje formim i mire sepse çdo kengetari i ben mire.
-Ku e ndjen veten më mirë ndër vendet që ke kënduar?
-Veten e ndjej mire atje ku njerezit te presin mire, kenaqen, defrehen. Shqiperia e mesme është vendi im i preferuar. Pastaj nga vendet ku kam udhëtuar dhe ftuar në koncerte jam ndjerë mirë kudo, Zvicër, Austri, Danimarkë, Maqedoni.
-Po bashkëpunimet me këngëtarë të tjerë i ke parë si frytdhënëse?
-Unë kam disa bashkëpunime, si me këngëtarin e talentuar Gjin Dona me titull  “Vajza e Tiranes e djali i Mirdites” një bashkëpunim i cili u pëlqye mjaft, një ndërthurje mes trevës së veriut dhe asaj të Shqipërisë së mesme, me këngëtarin Tiron Alil, “ Mos u largo” , me Agertina Muçën “Nuk i dihet jetës” dhe së fundmi edhe një kover me këngëtaren, miken dhe kolegen time Driselda Kaninën, një risjellje të “Te te them je lule” e cila ka gjetur vend mes shijeve të publikut.
– E ndërsa producenti i preferuar duket se mbetet Bekim Malsia apo jo?
– Po, është e vërtetë që mbetet i preferuari sepse është shumë profesionist dhe shumë i talentuar. Pak muaj më parë publikova këngët, “Goce tirone” bashkëpunimi me Gjin Donën Vajza e Tiranes e djali i Mirdites ,  “Perse te rrit mamaja ty”, “Të të them je lule” e më tej të gjitha të realizuara në studion e Bekim Malsisë në Tetovë.
-Si i shikon tregun e  muzikës shqiptare në përgjithësi?
-Ne tregun shqiptar kenget me shume shikohen sesa degjohen!  Komercialet ecin me shume. Ka shume pak talente. Ndonjehere nuk merr rezultate tek dicka qe invenston, por e merr nga dicka tjeter që ndoshta nuk ke investuar shumë.
-Do kishe zgjedhur përsëri artin sot nëse do kishe mundësi të rizgjidhje?
-Arti eshte i veshtire, ndoshta sot do kisha zgjedhur nje profesion tjeter.
-Planet në vijim…
-Po punoj per disa kenge te tjera, dy balada solo janë pothuajse gati. Disa do vijne ne forme coveri. Per momentin jemi ne pune e siper dhe nuk mund të tregoj diçka më shumë por di te them qe do jene shume te bukura.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vivian Biagioni, ambasadorja e muzikës shqiptare brenda dhe jashtë kufijve!

Next Post

Stomatologji/ Dr Nertila Basha: Maskerinat në dhëmbë, revolucioni i buzëqeshjes

Advertisement