Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Rrugëtimi i gjatë i librit tim “Grua”. Ftesë nga Xhoi Jakaj

Njeriu është si faqet e librit. 
Nese do ta njohesh duhet lexuar, pra që të keni një njohje më të thellë për gratë kam sjelle për ju një libër i cili sipas meje dhe atyre që e kanë lexuar deri tani ka ca vlera.

Libri filloi afersisht 4 – vjet më parë, e disa muaj më vonë më emruan Drejtore te burgu i grave,ajo detyrë ishte eksperienca më e vështire dhe sfiduese e jetës time, aty më lindi idea të shkruaj një libër por meqenëse une e kisha ngjizur më parë atë, zgjodha që të sjell nga ai vend ca copëza si, letra, rrefime, histori dhimbje dhe dashurie, e kështu vazhdova shto ujë e shto miell dhe doli bukë e madhe një libër afërsisht me 400 faqe por akoma nuk isha e bindur ta botoja. 
Mbase njeriu duke u rritur do më teper perfeksion dhe një lloj droje më bëri që herë pas here, të shtoj dhe heq fragmente apo kapituj të tjerë.

Kur u largova nga Dr e IEVP Ali Demi, pak muaj më vonē pronari i Ora News Z Ylli Ndroqi më besoj detyrën si Drejtore administrate e cila për mua ka qënë një punë speciale se njoha nga afër gazetare dhe punonjës të të gjitha llojeve, e kësisoj plotësova një ëndërr për të prekuar nga afër botën televizive,kështu libri shtyhet përsëri për shkak të impenimit tim dhe ngarkesës që kishte ai lloj angazhimi i lodhshëm por i bukur.
Në punë e sipër në Radio Televizionin Ora takova gazetare dhe njerëz të mençur, ndaj m’u shtuan kërkesat te vetja dhe libri shtyhet përsëri edhe një vit ,deri sa në bisede e siper me një shkrimtare të dashur per mua zonjen Diana Çuli që drejtonte një emision të rëndësishëm për librin, e mori përsipër ta lexoj dhe pasi mora komplimentet e saj, vendosa ta botoj.
Diana ka shkruar edhe parathënien e cila me motivon e pëlqen po aq sa libri 

Advertisement

Falenderoj një dyzinë njerëz që më kanë dhënë nga një dorë për t’u përmbyllur ky libër dhe për të dalë ne treg të cilët janë yje të gjithë në mënyrat sesi më kanë mbështetur e ndihmuar që libri të formatohet e të marrë formë e përmbajtje, dhe kështu në ditët e fundit të tetorit që është edhe muaji i librit do realizohet edhe promovimi me një rreth të ngushtë bashkëpunëtorësh dhe miqesh për shkak të pandemisë që po kalon e gjithë bota.

Shpirti ma do që shitjet e librit në promovim ti dorëzohen një djali që e kam përzemër dhe që të ece me hapa të sigurtë në jetë i duhen të ardhura për fizioterapine dhe kontrollet mjeksore, sepse sapo ka kaluar nje operacion teper te veshtire,ndaj promovimi i librit do realizohet edhe për një kauz me shumë vlere 

Unë jam nënë, bashkëshorte dhe grua që marr guximin të shkruaj, punoj,drejtoj, luftoj,të ngrihem me patjetër edhe kur gjendem në vështërsi, jeta ime ka qënë përpjekje e pafundme për të realizuar veten që të kem mundësi të mbroj gratë që nuk munden, duke treguar se asgjë nuk është e lehtë në botën që na rrethon, dhe ju siguroj se nuk ka qënë as për mua, por zgjodha të mos dorëzohem asnjëherë para sfidave që koha na afron.
Sot ndjehem e plotësuar si “Grua” e ndaj botova librin me këtë titull,por rruga ime ka qënë e gjatë me ulje dhe ngritje,pengesa,ngarkesa,brryla, luftë, duke i ngjitur shkallët me kujdes një e nga një, edhe nëse jam rrëzuar kurrë nuk jam dorëzuar.
Forca. Guzimi e Dashuria i bën gratë të pazëvendësueshme përgjithmonë sa të ketë jete mbi tokē.🙏

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

KU VEMI…NGA SHKOJMË? Nga Rudina Papajani

Next Post

Elton Ilirjani:Kam në plan të bëj një film me skena të forta seksi

Advertisement