(KONCEPT I PARË NGA NJË KËNDVËSHTRIM)

Po mendoj se bota po nxjerrë atë pikë uji me pikatore nga një pus i stërlashtë.Edhe ato ëndrrat që thurrim , edhe ato ide që gjenden në fund të tunelit futen pikërisht në atë ngrehinë të çuditshme ku djalli të mbyll kapanxhën që edhe një ide të vetme ta varros përgjithmonë.
Bile ka dhe më keq,dashuritë janë kthyer egoiste në prirje të stërhollimeve paranojake.Edhe fluturat që duan ngjyrën ,shpresën i ballcamosën aty në një hartë të mbyllur derisa myku dhe koha ti zbehin.Vetëm shumë miza,vemje priren të shumohen..të zmadhohen ,të vetëkënaqen në atë ekzistencën e tyre duke u përballur me ato pak krijesa njerzore që duan të jetojnë pa perversitet akumulues.Diku shihet rëndomtë se dhe ndjenja ka rregulla,provokime që të mbysin,fjalë çarpëtuese që luhaten mes një vizioni dhe deliri.Duke u përpjekur të ecim ndjejmë se forcat janë të vetmet që luftojnë,
buzëqeshjet janë minimaliteti i mirësjelljes që padashur çorjentohen nga rruga plot kthesa.Aty -këtu dhe fjala më e kulluar vishet me aq shabllon ,saqë lëngon,tretet,vetëakuzohet me këto mënyra metafizike.Duke u munduar të justifikohemi përballemi me funde të pagjetura që priren të prishin dhe atë bukuri jetësore ,edhe atë dashuri të pastër që qëndron kryeneçe përballë hapësirave boshe që shkojnë drejt dekompozimit…
RUDINA PAPAJANI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *