Ditën e djeshme, në datën 07.10.2020 u nda nga jeta Halil Gani Hysenaj, në moshën 73 -vjeçare ne Amerikë nga një sëmundje e rënde!
Halili u lind me 22.11.1947 në fshatin Panarit, bashkia Këlcyrë, në një familje të thjeshtë dhe patriotike. Arsimin 7-vjeçar e kreu në Këlcyrë me rezultate shumë të larta.Shkollën e mesme e kreu në Tiranë në shkollën ekonomike për mercolog. Me mbarimin e shkollës së mesme emërohet si Mercolog në Ndërmarrjen Tregtare, Përmet ku punoi për dy vjet. Kërkoi për vazhdimin e shkollës së larte dhe iu dha e drejta e studimit në fakultetin Ekonomik si Kuadri i Ushtrisë. Me mbarim e universitetit me rezultate të larta emërohet në korpusin e ushtrise së Fierit si Sekretar i Rinisë se Korpusit .Më 1976 u martua dhe krijoi familje me Suzana Dyrmishin nga Skrapari. Pas dy vitesh transferohet në Lushnje si Kuadër i lartë në brigadën e Gradishtes .Bashke me Suzanën lindën dhe rriten dy djemtë Armandin dhe Gentin, që i edukuan dhe shkolluan fillimisht në Tiranë dhe më pas në Amerikë. Për rezultate të larta në pune dhe aftësi profesionale emërohet si drejtor Drejtorie në Ministrinë e Mbrojtës dhe më vonë si zv/ministër i Mbrojtjes për problemet ekonomike me gradën Kolonel deri në vitin 1992. Për punën shkencore në fushën ushtarake merr titullin Doktor i Shkencave. Në vitin 1991 zgjidhet si deputet i kuvendit të parë Pluralist në zonën e Deshnicës , Këlcyre I propozuar nga partia Socialiste. Pas vitit 1992 lirohet nga detyra si zv/ministër dhe u mor me aktivitet privat. Ne viti 1999 bashkë me familjen si shumë bashkeatdhetarë të tjere emigron në SHBA, në shtetin e Miciganit. Bashke me Suzanën dhe të dy djemtë punuan dhe shtuan familjen e tyre me martesat e dy djemve . U gëzuan me një nip dhe një mbese në 2016 te djalit të madh Armandit . Halili punoi deri sa doli në pension në vitin 2017.Një sëmundje e rëndë iu shfaq pas vizitës së fundit në atdhe në 2018 të cilën nuk e mposhti dot dhe e mori atë para kohe.