Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Hakuna Matata; filozofia optimiste e të jetuarit me besim dhe pa kokëçarje. Nga Drilona Abazaj, psikologe

🎤Hakuna Matata
🎼Hakuna Matata, çfarë frazë e mrekullueshme… Hakuna Matataaa…
Nuk është ndonje mani kalimtare.
Nuk do të thotë shqetësim për pjesën
tjetër të ditëve tuaja…Është filozofia jonë pa probleme.Hakuna Matataaa🎼

Të gjithë e mbajmë mend harmoninë dhe gëzimin që kjo këngë i dhuroi protagonistit kryesor të filmit të animuar “The Lion King” Simbës, këngë e shkruar nga Elton John dhe Time Rice (1994).
“HAKUNA MATATA” është padyshim frazë e mrekullueshme që do të thotë “pa shqetësime” në Suhalisht.
Luani i vogël Simba pasi arratiset me brenga faji, e dëgjon të kënduar nga miqtë e tij të rinj Timon dhe Pumba në një periudhë të vështirë të jetës së tij.
Kjo kolon zanore tregon se si mbush ditët e tyre dhe se si Simba nëpërmjet saj kalon nga fëmijëria në moshën e pjekurisë duke u dëfryer nëpër savanë me Timon dhe Pumbën. Kjo këngë kthehet në një qetësim komik pas tragjedisë që Simba kishte përjetuar duke parë humbjen e mbretit Mufasa babait të tij nga një kurth i ngritur nga personazhi negativ i filmit xhaxhai të tij Scar. I humbur i vetëm dhe me ndjenja faji Simba endej i uritur dhe i lodhur në savanë, kur njohu miqtë e tij Timon dhe Pumba. Ata i tregojnë në këtë aventurë Simbës se si të mbijetojë vetë, si të ushqehej nga ajo çfarë i ofronte natyra duke e kthyer në një vegjetarian, dhe i mësojnë rreth filozofisë së tyre të jetës “pa shqetësime, pa probleme mik”.

Përveç filozofisë pa probleme, Hakuna Matata do të thotë që një ditë gjithçka do të jetë mirë dhe nuk duhet të shqetësohemi sepse situata nuk është në dorën tonë. Nëse do të stresohemi për situata ose kushte kjo do na bënte të palumtur dhe më pak produktiv. Mos të shqetësohemi për të shkuarën, pasi jetesa në të kaluarën vetëm shkatërron të tashmen dhe të ardhmen tonë.

Advertisement

Hakuna Matata në thelb është kombinimi i fjalëve Suahili që do të thotë nuk ka telashe, ku Hakuna do të thotë “nuk ka këtu” dhe Matata do të thotë “probleme ose telashe”, duke na treguar të mos të shqetësohemi dhe gjithçka do të shkojë mirë. Le të vëmë në sfond këngën Hakuna Matata herë pas here në ato ditë të vështira të jetës sonë duke iu gëzuar zërit potent të Pumbës dhe liderit Timon.

𝓓𝓻𝓲𝓵𝓸𝓷𝓪 𝓢𝓱𝓮𝓱𝓪𝓳 𝓐𝓫𝓪𝔃𝓪𝓳

Burimi: Humamun.al

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Deklerata e fortë e Artan Konit: Veting politik i administratës (policisë), do të thotë shkatërrim i së ardhmes sonë e të fëmijëve tanë

Next Post

Konviktet gati për të pritur studentët, drejtoresha e RSU2 Zhanina Dapi: Siguri për studentët duke respektuar masat anti Covid pa ndikuar tek xhepat e tyre

Advertisement