Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Eutanazia dhe COVID-19…Opinion nga Dr.Artan Koni!

E drejta per te patur nje jete dinjitoze i takon cdokujt. Shtete me demokraci te perparuar, gjykojne se e tille meriton te jete edhe vdekja.

Eutanazia, apo ndryshe vdekja e embel, eshte vullneti i pacientit ne nje stad terminal te jetes, apo familjareve te tij per t’i dhene fund vuajtjeve pergjithmone permes nje ndihme mjekesore. Pra, përshpejtimi i vdekjes, atehere kur megjithese jane shfrytezuar te gjithe resurset e mundshme te kurimit, fundi tragjik nuk mund te parandalohet. Pavaresisht se behet fjale vetem per semundje fatale, debati rreth eutanazise eshte i komplikuar si nga ana fetare ashtu edhe nga ana morale apo shoqerore. Per rrjedhoje, Euranazia eshte e jashteligjshme ne shume vende te botes, ashtu si edhe ne Shqiperi.

Advertisement

Kur degjoja sot fjalimin e Znj. Manastirliu ne parlament rreth selektimit te pacienteve me COVID-19 te cilet do kene nevoje per kurim, me erdhi nder mend ky term mjekesor pothuaj i harruar, ne nje bote moderne ku jeta vleresohet maksimalisht. Fjalimi i ministres nuk kishte lidhje me eutanazine, ajo po na pergatiste per nje skenar hipotetik, ne te cilin do detyrohemi te selektojme pacientet, pasi te kemi ezauruar te gjithe kapacitetet e mundshme kuruese. 

Po cfare kapacitetesh kemi ezauruar ne ??

1- spitalet COVID 1 dhe 2 jane plot, u hap COVID 3…por kemi gjithashtu spitalin e Shkodres, te Fierit, Gjirokastres, Korces, Vlores etj.

2- jemi vendi qe bejme me pak testime ne rajon…por perderisa keto vende kane arritur te shtojne kapacitetet diagnostikuese, mund t’i shtojme edhe ne.

3- kemi mangesi ilacesh, mjetesh mbrojtese, respiratoresh, shtreterish neper reanimacione…por kemi 400 milione euro te cilat i shperdorojme me koncesione e PPP te ndryshme. Them shperdorim, sepse ne castin qe minsitrja na pergatit per me te keqen e mundshme, na lind e drejta te konsiderojme cdo shpenzim tjeter i cili nuk ka lidhje me mjekesine, si te panevojshem. Jeta eshte gjeja me e shtrenjte per ne. Le te behen plehrat mullar, njerezit duan te kurohen e jo te vdesin duke pare inceneratoret te punojne a thua se gjendemi ne nje situate normale. C’kuptim ka te besh PPP-ne e check-up me qellimin permiresimin e shendetit publik ne afatgjatesi, kur nuk kurojme dot njerezit sot apo neser ??

Ne kete kuptim, i kerkoj ministres se shendetesise dhe qeverise te tregojne vullnetin e mire per te dhene maksimumin e mundshem…e perseris, ne nje bote ku jeta njerezore vleresohet maksimalisht. 

Ne castin qe njerezit shohin perpjekjet maksimale nga ana e qeverise, per skenarin apokaliptik pergatiten vete, nuk kane nevoje t’i pergatisni ju !!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njihuni me Ermalin, vogëlushin shqiptar që po çmend ndjekësit në rrjetet sociale

Next Post

Bekim Ibrahimi mban premtimet; Kënga për Ibrahim Rugovën gati për publikim...!

Advertisement