Ligji zbatohet mbi rregullat e Kushtetutes ndaj mundesia per te marre nje nenshtetesi te dyte nuk eshte aspak e lehte. Kengetari me i dashur kosovare Sabri Fejzullahu me krenari dhe besim te plote ka marr pasaporten bashke me te shoqen. Ne Drejtorine e Policise ai eshte filmuar ne momentin e marrjes se pasaportes, e me pas ka falenderuar te gjithe punonjesit. Ne dalje te instuticionit ai nuk ka mundur te kontrolloj emocionet, duke e puthur dhe shtrenguar forte ne gjoks. Nuk kane munguar dhe falenderimet ndaj Presidentit te Republikes se Shqiperise Z.Ilir Meta.
Sabriu citon:
“I dashur President Meta , Jam i nderuar me dékretin tuaj per shtetesine Shqiptare . Me keni bere krenar me kete, keni nderuar punen dhe angazhimin tim nji jete te tere ne rriten dhe lartesimin e zerim dhe kultures Shqiptare kudo neper bote . I dashur President , une sot me pasaporten Shqiptare nuk Jam me shume shqiptar se qe isha qe nga dita kur linda. Nje jete te tere vogelsia ime ishte ne sherbim te Shqiperise , Kosoves, asaj Shqiperise gjeografike te ciles ju i sherbyet me guxim dhe ndere i dashur President . Te faleminderit shume! Ndjehem i vleresuar dhe respektuar e kjo per mua do te thote shume”.
Nje foto sa 1000 fjale.
Te tilla momente te bejne te ndihesh krenare, kur shikon sesi gezojne per atdheun tone.
Sabri Fejzullahu nuk kontrollon dot emocionet nga gëzimi i madh. Më në fund…!

