Situata e Covid-19 ne bote por edhe ne vend ka treguar qe shume fusha profesionale duke perfshire edhe artin jane prekur dhe jane demtuar financiarisht por edhe nga moralisht. Nje nga keto fusha eshte edhe arti e konkretisht muzika. Ne kemi nisur nje sondazh me personazhe te artit te cilet e kane jetuar dhe po e jetojne kete gjendje duke treguar perjetimet vetjake. Personazhi i sotem eshte kengetarja Silvana Dollapi e cila jeton e punon prej vitesh ne Zvicer si kengetare e muzikes popullore por edhe asaj turbo folk. Silvana pyetjes tone iu pergjigj keshtu: “Eshte e vertete qe ky vit ka qene shume i veshtire me shume nga ana psikologjike, sepse jane anulluar shume koncerte dhe mbremje muzikore dhe normalisht qe per nje kengetar eshte humbje e madhe shpirterore. Por, per mua si Silvi mund te them qe ka qene me shume si nje pushim i sterzgjatur te cilin e kam shijuar pa fund, kam pushuar ne Shqiperine time nga jugu ne veri e sidomos ne vendlindjen time ne Tropoje. Gjithsesi, uroj te mbaroje sa me shpejt e ti kthehemi normalitetit sepse çdo gje ka vendin e saj dhe kengetari duhet te kendoje qe te jete i tille”