Dr Artan Koni ne diten nderkombetare te demokracise qe ishte sot ne 15 shtator, ka dhene nje mesazh te qarte dhe te forte. Ai shkruan ne rrjete sociale qete jemi te bashkuar rreth ideve dhe demokracia nuk do jete utopi por realitet i prekshem per ne
Postimi i plote i mjekut: “Bota feston sot diten nderkombetare te demokracise…ne akoma presim ta festojme nje here ne gjithe historine e trazuar te kombit tone. Shpresoj ta festojme nje ore e me pare 🙏🙏🙏
Per kete qellim duhet te bashkohemi rreth ideve, jo rreth individeve te caktuar te cilet ne fillim i shohim si shpetimtare, pastaj na dalin autokrate te cilet duan te qendrojne ne pushtet perjetesisht.
Ndryshimi themelor i sistemit qe kaluam me kete te sotmin eshte se atehere kemi pasur nje autokrat…kurse sot kemi disa autokrate te cilet bejne rrokade mes tyre. Na duhet te dobesojme autokratet, ne menyre qe te dobesojme pushtetin. Sepse pushtet i dobet do te thote shtet i forte dhe nje demokraci e shendetshme. Mos ndiqni më lidera partish, kushdo qofshin ata, bashkohuni rreth ideve inovatore.
Demokracia nuk eshte utopi, mund te behet realitet i prekshem edhe per ne…mjafton te ndryshojme qasjen tone ndaj pushtetit dhe ndaj autokrateve te cilet ai prodhon”: ka mbyllur doktori postimin me mesazhin e tij e tij te qarte.