Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Detin Prendi: BellaVita – shqip në zemër të Athinës

BellaVita ka kohë që është kthyer në një vend takimi për gjithë shqiptarët që jetojnë në Athinë. Çdo fundjavë ai është plot e përplot me njerëz të të gjitha moshave që dëshirojnë të argëtohen shqip, me këngët e vallet tona të bukura. Dhe, padyshim, merita për këtë i takon Detin Prendit, krijuesit dhe menaxherit të këtij klubi

-Din, është e vështrië të ngresh e të mbash hapur një klub shqiptar në mes të Athinës?

Advertisement

– Po ka qenë shumë e vështirë për ta hapur, pasi të gjithë e dimë rracizmin që ekziston në Greqi. Po kaq e vështirë është edhe për ta mbajtur, por pasioni bën të mundur gjithshka, edhe të pamundurën. Ky pasion bëri që BellaVita të jetë sot një klub modern shqiptar në zemër të Athinës, një klub me cilësi të lartë artistike, njësoj si më të mirët e kryeqytetit helen

– Mirë për ta hapur, po për ta mbajtur është vështirë?

– Natyrisht që po, nëse do të bësh një punë me cilësi e ta kthesh klubin, siç është kthyer, në një vatër shqiptare për të gjithë emigrantët shqiptarë në Athine dhe zonave rreth saj. Ajo që më shtyn të punoj çdo ditë e më shumë janë fjalët e bashkatdhetarëve, inkurajimi i tyre për këtë gjë që kemi ngritur.

– Po tani në kohë krize si ja bën?

– (Qesh) Shqiptarët nuk pyesin për krizë. Klubi është përnatë plot, natyrisht duke zbatuar të gjithë rregullat e vendosura dhe duke u kujdesur qe çdo gjë të jetë e rregullt nga ana e higjenës dhe luftës kundër Covid

– Ti personalisht përballesh me racizmin grek?

– Sigurisht që po, si të gjithë bashkadhetarët tanë, dhe unë shpesh herë, e kam ndjerë gjatë këtyre gati 30 viteve që jetoj në Greqi. Në disa raste kam humbur dhe vendin e  punës vetëm për arësye të prejardhjes sime. Por dalëngadalë edhe grekët do mësohen ose janë mësuar me ne (Buzëqesh)

– Ju keni vazhdimisht keni edhe të ftuar që këndojnë live, si i zgjidhni ata?

– Ne zgjedhim për të dhënë shfaqje këtu më të mirët e këngëtarëvë shqiptarë, por edhe talentet nga shqiptarët që jetojnë në Greqi, që i kemi të shumtë. Po kështu, ftojmë për të dhënë shfaqje edhe këngëtare grekë, të cilët, edhe pse mjaft të njohur si Pano Kalidhis etj, na janë përgjigjur me dashamirësi, duke parë cilësinë e lartë të klubit tonë.

– Si të erdhi ideja për këtë klub?

– E verteta është që e kisha menduar prej vitesh. Unë jam rritur nëpër klube. Gjithmonë me shoqërinë donim të festonim diku në një lokal shqip me cilësi europiane, por nuk gjenim. Kishte vetëm ca koncerte shqiptarësh të quajtura madhështore, por me muzikë tallava . Nuk kishte asnjë klub modern rinor shqiptar në Athinë. Shumë kohë e kisha në një cep të mendjes sime këtë ide. Thjesht po prisja momentin e duhur për ta realizuar. Dhe ja çasti erdhi: Bellavita tani është bërë e njohur për gjithë shqiptarët e Athinës e më gjërë

– Cili është sekreti i suksesit tënd ?

– Ha-ha-ha ! Nuk më pëlqen të them sekretin e suksesit tim. Le të mbetet sekret që suksesi im të vazhdojë…

– Na thuaj diçka edhe për veten ?

– Unë jam një njeri që gjithmonë më ka pëlqyer të rrezikoj shumë. Puna më ka bërë shumë të fortë. Më pëlqen që t’i them gjërat troç e përballë pa i ledhatuar veshët askujt.

– Si e shikon te ardhmen? Ç’plane ke ?

-Të ardhmen time po e ndërtoj. Jam akoma i ri dhe kam shumë gjëra dhe ëndrra për të ralizuar, edhe pse është një kohë e vështirë krize, por, siç thotë një fjalë e mençur, “ushtari i mirë në luftë duket”.  Shpresoj që do ja arrij qëllimit që në të ardhmen të jem një biznesmen i sukseshëm dhe në fusha të tjera siç është hoteleria dhe turizmi. Në një intervistë tjetër në prag të sezonit tjetër veror do flasim më gjërë për këtë…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Bashkohen dhëmbët e përparmë?! Stomatologia Nertila Basha këshillon…!

Next Post

EJA!Kushtuar, kushëririt dhe mësuesit tim, dëshmorit, Mustafë Shyti Nga Fadil SHYTI

Advertisement