Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Bashkohen dhëmbët e përparmë?! Stomatologia Nertila Basha këshillon…!

Bashkëshortja ime, ka dy dhëmbët e parë të larguar dhe ka shumë dëshirë që t’i bashkojë, t’i ketë të afruar. Si e këshilloni ju, a mund të bashkohen këta dhëmbë?

Dr Nertila Basha, stomatologe, klinika “Amaris Dental”, Tel +355688750033 :- Përshëndetje! Kjo hapësirë që përmendni ju, ne e quajmë diasteme interincisive. Trajtimi apo mbyllja e kësaj disateme varet nga rëndësia e saj (dmth sa është e shprehur). Një diastemë e vogël mund të mbyllet edhe me dy mbushje në faqet e brendshme të dhëmbëve apo me faseta porcelani, gjithmonë duke vlerësuar përmasat e dhëmbëve.Por, nëse kemi një distancë më të konsiderueshme, nuk mund të bëjmë një zgjidhje të tillë, sepse estetikisht nuk do të dukeshin bukur dy dhëmbët qendror lart më të mëdhenj se përmasat e tyre të zakonshme. Në këto raste mund të vendosim një aparat fiks ortodontik për ta mbyllur diastemën. Përpara se të vendoset ky aparat duhet të vlerësohet frenulumi (peri që mban buzën) a është fibrotik, apo jo. Ky frenulum zakonisht është shkaku kryesor i kësaj diasteme dhe mund të vazhdojë deri në papilën interincisivale. Paralelisht me aparatin fiks bëhet edhe një ndërhyrje e vogël duke e hequr këtë ind fibrotik midis dy dhëmbëve, gjë që na siguron për një trajtim komplet dhe pa recidiva (që diastema mos të hapet sërish). Uroj të kem dhënë një shpjegim të kuptueshëm!

Advertisement

Pin on Beauty Tips <3
dental braces - Smile Dental

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Letra prekëse e Nora Malajt për babain e saj të ndjerë; Ti ishe këshilltari i vërtetë, kapiteni im...!

Next Post

Detin Prendi: BellaVita - shqip në zemër të Athinës

Advertisement